• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kush merr mbi 40 mijë lekë pension s’përfiton BONUSIN mujor, si do të funksionojë SKEMA e re

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pensionistët kanë nisur të marrin bonusin e tyre mujor paralelisht me pagesën e tyre. Por jo të gjithë po përfitojnë aq sa kanë pritur për shkak të tavaneve të caktuara nga qeveria. Ata që marrin mbi 40 mijë lekë nuk përfitojnë asnjë shtesë, kurse kategoritë e tjera duhet që edhe me bonusin mos të tejkalojnë limitet.

Më 4 nëntor 2025 kryeministri Edi Rama njoftoi shtesat mbi pensionet, që do të aplikohen për tre vitet e ardhshme. Por ndryshe nga tradita e shpërblimeve një herë në vit, këtë herë bonusi shpërndahet përgjatë 12 muajve.

Vendimi, i miratuar në 30 dhjetor, zbuloi një sërë kufizimesh për përfitimin e bonuseve.  Kush ka një pension mbi 40 mijë lekë nuk do të ketë asnjë qindarkë shtesë. Bëhet fjalë për afro 36 mijë pensionistë.

Bonusin 1800 lekë në muaj do ta marrin vetëm ata që kanë pension deri në 40 mijë lekë, ku përfshihen pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata që marrin pension për profesion të vështirë si minator, naftëtar apo metalurg.

Kategoria e dytë me 800 lekë bonus në muaj, përfitohet nga ata që kanë të pension deri në 22 mijë lekë, ku bëjnë pjesë pensionet e pjesshme urbane apo pensionet sociale që përfitohen pasi mbushet mosha 70 vjeç.

1 mijë lekë do të marrin ata me pension deri në 18 mijë lekë, ku futen pensionet rurale, kurse ata që do të përfitojnë 600 lekë ose pensionet familjare nuk duhet të kenë të ardhura mbi 30 mijë lekë, si dhe grupi i fundit i përfituesve, ata me pension invaliditeti duhet të kenë deri 18 mijë lekë pension që të marrin shpërblimin mujor 700 lekë.

Nga ana tjetër, këto tavane, për përfitimin e bonusit, përbëjnë një kufizim më vete, për ata që kanë pensione në vlera të afërta me tavanet.

Këta pensionistë nuk do e marrin të plotë kompensimin mujor. Për shembull, nëse një qytetar ka pension 39 mijë lekë, e për pasojë do duhet të ishte përfitues i bonusit 1800 lekë në muaj, ai në të vërtetë, do të marrë vetëm 1 mijë lekë nga bonusi, në mënyrë që të mos kalojë tavanin prej 40 mijë lekësh. E po kështu dhe për rastet e ngjashme me tavanet e tjera.

Përfitues të këtyre bonuseve do të jenë edhe ata qytetarët të cilët lidhin pensionin gjatë këtij viti, sërish me kusht që mos kalojnë tavanet e caktuara në këtë vendim.

Sipas shifrave të siguruar nga Report TV pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore rezulton se në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 763 mijë që janë në total. Vetëm 36% e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41% do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3% që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

Nga ky vit gjithashtu rritet mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit, dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç, deri në 2031. Pas kësaj periudhe rritja do të jetë më një muaj çdo vit derisa të plotësohet pragu prej 67 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë./Shqiptarja.com

Etiketat: bonusipensionetskema
Artikulli para

“Ndihem e lirë”, adoleshentët australianë 1 muaj pa rrjete sociale

Artikulli pas

SQARIMI i Tatimeve: Kush përfiton kompensim për fëmijët në shkollë sipas DIVA-s 2025 dhe si APLIKOHET

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet

SQARIMI i Tatimeve: Kush përfiton kompensim për fëmijët në shkollë sipas DIVA-s 2025 dhe si APLIKOHET

Të Përzgjedhura

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!
OP-ED

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Nga SkyWeb
10 Prill, 2026
0

Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Në krye të herës dua të veçoj një dukuri...

Lexo të plotë
Kompania ajrore i shpall “luftë” karikuesve të jashtëm, rregullat e reja nga 1 maji

Kompania ajrore i shpall “luftë” karikuesve të jashtëm, rregullat e reja nga 1 maji

28 Prill, 2026
Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

25 Mars, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit

Vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit

20 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr