• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studimi: Fëmijët nën dy vjeç duhet t’i shmangin plotësisht ekranet

Editor Nga Editor
2 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Studimi: Fëmijët nën dy vjeç duhet t’i shmangin plotësisht ekranet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fëmijët nën moshën dy vjeç duhet t’i shmangin plotësisht ekranet, sipas një rishikimi të ri që lidh ekspozimin e hershëm me rreziqe afatgjata për zhvillimin.

Përdorimi i ekraneve gjatë dy viteve të para të jetës lidhet me ndikime afatgjata në shëndet dhe cilësinë e jetës, sipas një rishikimi të ri sistematik. Analiza gjeti prova të forta se përdorimi i mediave dixhitale – veçanërisht televizorit, telefonave celularë dhe tabletëve është shumë i përhapur te fëmijët nën moshën dy vjeç dhe mund të shoqërohet me pasoja të dëmshme për zhvillimin e tyre.

Koha para ekranit u lë më pak mundësi fëmijëve për të krijuar lidhje me kujdestarët e tyre ose për të luajtur me fëmijë të tjerë, kufizon zhvillimin e gjuhës dhe rrit mbingarkesën nga stimujt.

“Ne kemi mësuar se përdorimi i ekraneve te fëmijët nën dy vjeç është një shqetësim global, i cili në vitin 2026 ende nuk po trajtohet siç duhet,” tha Rafe Clayton, lektor i lartë në Universitetin e Leeds. Ai shtoi se, duke qenë se dy vitet e para të jetës janë thelbësore për vendosjen e bazave të shëndetit fizik dhe mendor të fëmijës, koha para ekranit “ka pasoja për një brez të tërë dhe për cilësinë e jetës së tyre në të ardhmen”.

Bazuar në gjetjet, studiuesit nga katër universitete britanike, Universiteti i Leeds, Leeds Trinity University, Aston University dhe Loughborough University rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos ekspozohen qëllimisht dhe rregullisht ndaj ekraneve.

Ata bëjnë thirrje që të rishikohen udhëzimet që sugjerojnë përdorimin e përbashkët të ekraneve me fëmijët nën dy vjeç ose që paraqesin teknologjinë me ekran si të përshtatshme për “të gjitha moshat”.

“Shpresojmë që këto gjetje t’u shërbejnë prindërve, profesionistëve dhe hartuesve të politikave për të mbështetur një përdorim të qëndrueshëm të teknologjisë dhe për të ndihmuar në hartimin e udhëzimeve të përshtatshme për fëmijët e vegjël,” tha Richard James, ekspert i sjelljeve të varësisë në Loughborough University.

Ai shtoi se, për shkak të mungesës së udhëzimeve të qarta, prindërit “pa e kuptuar po i mësojnë foshnjat dhe fëmijët të krijojnë zakone dhe marrëdhënie jo të shëndetshme me pajisjet me ekran”. Studiuesit theksuan se deri në moshën dyvjeçare, përdorimi i përditshëm i ekraneve është pothuajse universal dhe tejkalon kufijtë e rekomanduar.

Ata vunë në dukje se një nga faktorët kryesorë që nxit ekspozimin e hershëm ndaj ekraneve është ngarkesa e madhe e prindërve, e cila i shtyn kujdestarët t’i përdorin ekranet si një mënyrë për t’i mbajtur fëmijët të zënë.

“Familjet po përballen me këtë sfidë pa informacionin dhe mbështetjen që u nevojitet. Përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi supet e tyre,” tha Andrea Leadsom, themeluese e Fondacionit 1001 Critical Days, i cili porositi këtë rishikim.

Ajo shtoi se kompanitë e teknologjisë duhet të pranojnë rolin e tyre dhe se prindërve nuk duhet t’u paraqitet përmbajtje e etiketuar ose e promovuar si e përshtatshme për foshnjat, kur provat shkencore tregojnë të kundërtën. /skyweb.al

Etiketat: femijet
Artikulli para

Rama thotë se qeveria synon pensionin mesatar 400 euro në 2029

Artikulli pas

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë
Shëndet

Sa cigare në ditë konsumoni? Numri i tyre lidhet me rritjen e rrezikut për demencë

15 Nëntor, 2026
Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh
Shëndet

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor
Shëndet

Truri mund të mbrohet nga Alzheimeri edhe përmes mëlçisë, çfarë zbuloi studimi i ri shkencor

14 Nëntor, 2026
Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!
Shëndet

Lajm i mirë për të “fiksuarit”! Studimi zbulon ndikimin e madh të kafesë në zorrë dhe sistemin tretës!

14 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj
Shëndet

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Rënia e Bitcoin, një paralajmërim i fortë për tregjet
Ekonomi

Rënia e Bitcoin, një paralajmërim i fortë për tregjet

Nga Editor
29 Nëntor, 2025
0

Rënia e Bitcoin duket se është duke funksionuar si një paralajmërim për tregjet më të gjera. Pas shumë viteve, pritshmërive...

Lexo të plotë
Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

11 Korrik, 2026
Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar

Kredi me interes zero për policët, kriteret e aplikimit

28 Gusht, 2026
NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

18 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

16 Qershor, 2025

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr