• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 13 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Meri Myftari nderohet me Çmimin “Agim Doçi” në Festivalin Kombëtar Letrar 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Meri Myftari nderohet me Çmimin “Agim Doçi” në Festivalin Kombëtar Letrar 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

TIRANË-Poetja dhe autorja Meri Myftari është vlerësuar me Çmimin “Agim Doçi” për tekstin më të mirë për këngë, në kuadër të Festivalit Kombëtar Letrar 2025 që u mbajt mbrëmë në Tiranë.

Ky çmim, që mban emrin e një prej figurave më të dashura të poezisë shqiptare, për Merin përfaqëson një moment të veçantë në rrugëtimin e saj krijues. “Ky vlerësim ka një domethënie të veçantë për mua, duke mbajtur emrin e një ikone të fjalës. Është një motivim i madh për të vazhduar rrugëtimin e fjalës,” u shpreh poetja pas marrjes së çmimit.
Çmimi u dha për poezinë “Himni im”

Meri Myftar është një emër i njohur i letrave shqipe. Ajo ka botuar dy libra me poezi nga shtëpia botuese M&B:
“Mos i thuaj lamtumirë botës” dhe “Fytyrat e kohës”, i botuar edhe në gjuhën angleze.

Krijimtaria e Myftar shtrihet edhe në muzikë. Kompozitori i njohur Naim Gjoshi ka vënë në melodi tekstin e saj poetik “Moj e vogël”.
Ndërkohë, kënga e titulluar “Vari leshte” me tekst nga autorja, ka shpërthyer në një fenomen në rrjetet sociale, duke u bërë virale dhe duke dëshmuar ndikimin e fjalës së saj të drejtpërdrejtë në publikun e gjerë.

Ky çmim i fundit në Festivalin Letrar konfirmon Meri Myftarin si një nga zërat më të talentuar dhe më të gjithanshëm të poezisë.

Festivali u organizua me mbështetjen e producentës Adelina Pali, dhe mblodhi krijues nga e gjithë Shqipëria në një mbrëmje ku fjala poetike u bë këngë, mes duartrokitjesh dhe emocioneve të sinqerta.

Teksti fitues

Himni im

E ndjeja se vdisja çdo ditë nga pak,
edhe pse e rrethuar me dashuri isha.
Si petalet që bien pa zhurmë në park
E ndjeja se të lehtë nuk do e kisha,

Kudo ku shkelja, prekja pikëllimin,
E gjeja në raft, në dritare, e në violinë.
S’e prisja agimin të më sillte vegimin,
Por prapë filloja melodinë e himnit tim.

Guxoja në çdo hap që hidhja, të isha një “urë”
Doja që vargjet vajzat t’i ndjenin në lëkurë.
Të mos isha fjala që fëshfërin si erë
Por zëri që zgjon të pamundurit e mjerë

Unë s’jam veç fjala që endet në strofë,
As loti që bie mbi telin e ftohtë.
Jam nota e fundit e një këngë që s’vdes,
Jam jehona që zgjon edhe gurin që hesht.

Jam rënkimi i një gruaje që ringjallet nga hiri,
Jam zëri që do dëgjohet me hir a pahir
jam drita që s’ka nevojë për skenë ,
jam fryma që të ngroh kur askush s’ta ka ngenë .

Jam ajo që shkruan,
që jeton në çdo gërmë,
dhe ngrihet dhe atëherë
kur çdo gjë ka rënë.. .

Artikulli para

Rinasi do jetë aeroporti i parë në Europë pa kontroll pasaporte

Artikulli pas

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat
Aktualitet

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
BE njofton rregullat të reja për rrjetet sociale: Po përdoren fëmijët për biznes
Aktualitet

BE njofton rregullat të reja për rrjetet sociale: Po përdoren fëmijët për biznes

12 Maj, 2026
Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi
Aktualitet

Portali e-Albania do të jetë jashtë funksionit në fundjavë, qytetarët s’do të kenë akses

12 Maj, 2026
Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos
Aktualitet

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

12 Maj, 2026
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar
Aktualitet

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

12 Maj, 2026
CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!
Aktualitet

CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!

12 Maj, 2026
Artikulli pas
SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për metalet e rralla

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion
Aviacion

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion

Nga Editor
12 Tetor, 2025
0

Kompania ajrore Virgin Australia ka nisur një shërbim quajtur “ulëse pa fqinj” që u jep pasagjerëve mundësinë të rezervojnë një...

Lexo të plotë
Nobelistët në Ekonomi shpjegojnë pse disa shtete përparojnë dhe të tjerë jo

Nobelistët në Ekonomi shpjegojnë pse disa shtete përparojnë dhe të tjerë jo

5 Prill, 2025
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj dekreton lirime dhe emërime të rëndësishme në trupin diplomatik

17 Prill, 2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

3 Shkurt, 2026
OBSH: Proshuta e përpunuar është kancerogjene për njerëzit

OBSH: Proshuta e përpunuar është kancerogjene për njerëzit

21 Janar, 2026

Të Fundit

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr