• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë
Share on FacebookShare on WhatsApp

E keni dëgjuar këngën “Gjermania nuk më si përpara”? Epo ja, ky është shembulli ku ajo frazë po kthehet në realitet.

Pas afro një dekade ku Gjermania ishte ëndrra e madhe e emigrimit për mijëra shqiptarë, të dhënat e fundit tregojnë se kjo prirje po zbutet.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë (Destatis), gjatë vitit 2024 në Gjermani kanë mbërritur rreth 19 mijë shtetas shqiptarë, ndërsa janë larguar rreth 9 mijë, duke sjellë një bilanc pozitiv prej afërsisht 10 mijë personash.

Megjithatë, krahasuar me vitet e mëparshme, ritmi i emigrimit ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2022, Shqipëria kishte rreth 14 mijë emigrantë neto, ndërsa në 2023 afro 13 mijë, çka tregon një ngadalësim të dukshëm të fluksit drejt Gjermanisë.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia po e ruajnë ritmin e lartë të migracionit, madje me tendencë në rritje.
Kosova regjistroi në 2024 rreth 28 mijë hyrje dhe 9,800 dalje, duke rezultuar me një bilanc neto prej 18,400 personash. Serbia, nga ana tjetër, ka pasur mbi 20 mijë hyrje, por me më shumë kthime, çka e ul bilancin përfundimtar.

Në një panoramë më të gjerë evropiane, në krye të listës së shtetësive me më shumë emigrantë në Gjermani renditen Ukraina, Siria, Turqia, Afganistani dhe Iraku, që përbëjnë pjesën më të madhe të flukseve migratore. Vetëm Ukraina ka regjistruar mbi 115 mijë hyrje neto, e ndjekur nga Siria me 78 mijë dhe Turqia me 36 mijë, shifra që lidhen kryesisht me krizat e luftës dhe pasigurisë humanitare.

Në kontrast, migracioni nga Ballkani mbetet kryesisht ekonomik, por tashmë më i moderuar.
Një arsye kryesore për këtë ngadalësim lidhet me ndryshimet në ligjin gjerman për punëtorët e kualifikuar, i cili kërkon njohje zyrtare të diplomave, prova gjuhësore dhe dokumentacion të plotë profesional.

Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i ekonomisë gjermane ka sjellë më pak vende pune në sektorët manualë, të ndërtimit dhe shërbimeve. Rritja e kostove të jetesës dhe inflacioni kanë bërë që shumë punëtorë shqiptarë të orientohen drejt tregjeve më afër.

Sipas burimeve të tregut të punës, Italia, Kroacia dhe Britania e Madhe po shfaqen gjithnjë e më shumë si destinacione alternative për punë sezonale ose afatshkurtër, ndërsa Gjermania po mbetet kryesisht një destinacion për punëtorët e kualifikuar dhe profesionistët teknikë.

Ekspertët e migracionit theksojnë se “epoka gjermane” e emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re, ku vendimet e punëtorëve po ndikohen më shumë nga fleksibiliteti, afërsia gjeografike dhe kostoja e jetesës, sesa nga premtimet e një tregu pune të largët dhe gjithnjë e më të kërkuar. /skyweb.al

Etiketat: gjermania
Artikulli para

Rritet numri i të huajve të u futën në Shqipëri gjatë shtatorit: 1.9 milionë vizitorë, shumica dërrmuese hynë nga Rinasi

Artikulli pas

Pajisjet DPI u instaluan me bujë për internet më të sigurt, por AKSK ankohet sërish për probleme me sulmet kibernetike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

Pajisjet DPI u instaluan me bujë për internet më të sigurt, por AKSK ankohet sërish për probleme me sulmet kibernetike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë
Aktualitet

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
0

Me një ofertë prej 78.81 mln lekë, Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe hartimin...

Lexo të plotë
Sora arrin mbi 1 milion shkarkime në më pak se pesë ditë, tejkalon ritmin e ChatGPT

Sora arrin mbi 1 milion shkarkime në më pak se pesë ditë, tejkalon ritmin e ChatGPT

11 Tetor, 2025
Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trump

Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trump

3 Janar, 2026
Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!

Pse mushkonjat të pickojnë më shumë ty!

4 Shtator, 2026
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Rregulla të reja për punëdhënësit/ Kur largojnë një punonjës, duhet të deklarojnë edhe arsyen

10 Gusht, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr