• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) ka hedhur dritë mbi praktika të sofistikuara të pastrimit të parave në Shqipëri përmes kompanive të reja me aksionerë të huaj, jo-rezidentë në vend.

Sipas raportit vjetor të vitit të shkuar, dy shtetas të huaj, bashkëshortë, të identifikuar si A dhe B, kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2024 dhe kanë regjistruar secili nga tre shoqëri tregtare me objekt “shërbime të konsulencës dhe marketingut online”.

Të gjashta këto kompani ndodhen në të njëjtën adresë fizike dhe nuk kanë asnjë lidhje të dukshme me tregun shqiptar.

Në emër të tyre, është autorizuar një shtetase shqiptare, e identifikuar si M, për të përfaqësuar kompanitë në veprimet bankare dhe ligjore. Menjëherë pas themelimit, kompanitë kanë hapur disa llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Nga analizat financiare të realizuara nga AIF, vetëm dy kompani – të identifikuara si Shoqëria X dhe Shoqëria Y – kanë qarkulluar fonde në mënyrë aktive.

Shoqëria X ka marrë gjatë vitit 2024 rreth 100,000 euro nga kompani të ndryshme në vende si Polonia dhe Hungaria, me justifikimin e pagesës së faturave për shërbime marketingu. Këto fonde janë transferuar më pas në favor të disa kompanive të huaja me seli në juridiksione të njohura për lehtësira fiskale, si Belize, Seychelles, Qipro dhe Singapor. Mes përfituesve rezulton të ketë qenë edhe një kompani që merrej me prodhim dhe eksportim të lëndëve drusore – një veprimtari që nuk ka lidhje të qartë me fushën e marketingut.

Nga ana tjetër, Shoqëria Y ka përfituar rreth 200,000 euro nga subjekte në një shtet fqinj, gjithashtu për shërbime marketingu. Edhe në këtë rast, fondet janë transferuar më tej drejt juridiksioneve si Gjibraltari, Malta, Irlanda dhe sërish Qipro, nën pretendimin e likuidimit të faturave për shërbime konsulence.

Verifikimet e kryera treguan se asnjë nga kompanitë nuk ka deklaruar fatura shitblerjeje në sistemin tatimor shqiptar dhe nuk punëson staf tjetër përveç administratorëve. Veprimtaria ekonomike e tyre rezulton praktikisht e padukshme në Shqipëri, përtej qarkullimit të fondeve në llogaritë bankare.

Duke u mbështetur në disa elementë kyç – përfshirë regjistrimin e kompanive nga shtetas jo-rezidentë, mungesën e aktivitetit të dukshëm në vend, transfertat e menjëhershme drejt juridiksioneve të dyshimta dhe mospërputhjen e deklarimeve me realitetin financiar – AIF ka vendosur t’ia referojë rastin për hetime të mëtejshme organeve të zbatimit të ligjit. /skyweb.al

Etiketat: fiupastrim parash
Artikulli para

Qumështi me aflatoksinë, thellohet SKANDALI, lajmi dhe emrat u mbajtën sekret për dy javë

Artikulli pas

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër
Aktualitet

Liqeni i Shkodrës futet në rrjetin e UNESCO-s, Rama: Një tjetër lajm i bukur për Shqipërinë e Gjelbër

8 Qershor, 2026
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës
Ekonomi

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri
Ekonomi

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

Nga Editor
23 Janar, 2026
0

Dollari amerikan, ndonëse shënoi një rikuperim të lehtë gjatë javës, ka regjistruar sërish rënie në fundjavë, duke e mbyllur periudhën...

Lexo të plotë
BE njofton rregullat të reja për rrjetet sociale: Po përdoren fëmijët për biznes

BE njofton rregullat të reja për rrjetet sociale: Po përdoren fëmijët për biznes

12 Maj, 2026
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

“Express”: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kombinon energjinë urbane me autenticitetin

9 Shkurt, 2026
SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

SMS-të në celularin e Evis Berberit trazojnë opozitën: “Unë jam, sot e nesër”. Për çfarë flisnin gjatë karantinës Arbër Avrami dhe Belind Këlliçi

8 Dhjetor, 2025
Veriu destinacion për të huajt, Thethi pret 3-4 mijë turistë në ditë

Veriu destinacion për të huajt, Thethi pret 3-4 mijë turistë në ditë

27 Shtator, 2025

Të Fundit

Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Kursi i këmbimit valutor: Euro vazhdon rënien, ngrihet dollari

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

Konsumi i alkoolit bie në botë, industria humb 850 miliardë dollarë në bursë

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr