• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet

Editor Nga Editor
30 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Energjia diellore nga orbita në Tokë, një ide e vjetër që po bëhet realitet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ide që dikur dukej fantashkencë po afrohet gjithnjë e më shumë me realitetin: mbledhja e energjisë diellore në orbitë dhe dërgimi i saj në Tokë përmes rrezeve të dritës.

Në mars, në një stadium futbolli amerikan në Florida, kompania Star Catcher realizoi një test të pazakontë, në vend të topave, u hodhën rreze të përqendruara drite nga një anë e fushës në tjetrën. Energjia vinte nga Dielli, e fokusuar nga lente gjigante dhe dërguar me saktësi në një ekran pranues. Synimi ishte të provohej nëse rrezet diellore mund të transmetohen përmes hapësirës për të furnizuar satelitë apo edhe Tokën me energji.

Kjo teknologji, e quajtur energjia diellore hapësinore, po ringjallet pas dekadash përpjekjesh. Ndryshe nga panelet diellore tokësore, ato në orbitë mund të mbledhin dritë pothuajse 24 orë në ditë, pa pengesat e atmosferës apo motit. Studiuesit besojnë se efikasiteti i tyre mund të jetë mbi 10 herë më i lartë se ai i paneleve në Tokë.

Vendet si SHBA, Britania, Japonia dhe Kina po investojnë tashmë në këtë drejtim. Sipas David Homfray nga kompania britanike Space Solar, teknologjia mund të sigurojë deri në 80% të nevojave të Evropës për energji të rinovueshme.

Megjithatë, sfidat janë të mëdha, ndërtimi i satelitëve të mëdhenj, transporti i tyre në orbitë dhe kostoja e lartë fillestare. Gjithashtu, disa forma të tjera të energjisë së gjelbër janë më të lira dhe më të shpejta për t’u zbatuar.

Përtej përdorimit civil, ushtria amerikane e sheh këtë teknologji si mënyrë për të dërguar energji në çdo pikë të globit, për operacione në terren ose në raste fatkeqësish.

Koncepti nuk është i ri. Shkrimtari i njohur Isaac Asimov e përmendi për herë të parë në vitin 1941, ndërsa NASA e studioi seriozisht në vitet 1970 dhe 1990. Sot, me përparimet në panele diellore dhe teknologjitë e transmetimit me mikrovala ose lazer, ekspertët si John Mankins, ish-fizikan i NASA-s, besojnë se kjo ide është më afër se kurrë.

“Është shumë më pranë realitetit sesa mendojnë njerëzit,” thotë Michelle Hanlon, një ndër mbështetëset e projektit. Nëse planet ecin sipas pritshmërive, rrezet e para të energjisë diellore nga hapësira mund të arrijnë Tokën brenda një dekade. /Skyweb.al

Etiketat: energjia
Artikulli para

Trump e quan të mrekullueshëm takimin me Xi, shpresa për uljen e tensioneve tregtare SHBA-Kinë

Artikulli pas

Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?
Aktualitet

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Naftëtarët e “Bankers” në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

Naftëtarët e "Bankers" në protestë për bukën e gojës, “shefja” me cigare në dorë bën sehir nga tarraca

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave
Aktualitet

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave

Nga SkyWeb
20 Gusht, 2026
0

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar mekanizmat e identifikimit, raportimit...

Lexo të plotë
HISTORIKE/ Avioni Airbus A350-1000 i Qantas në ajër për 19 orë nga Franca në Australi

HISTORIKE/ Avioni Airbus A350-1000 i Qantas në ajër për 19 orë nga Franca në Australi

25 Korrik, 2026
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

734 milionë euro në lojë, rusët dhe shteti: Prapaskenat e përplasjes në Aeroportin e Vlorës

21 Tetor, 2025
Afrika po ndahet në dy pjesë

Afrika po ndahet në dy pjesë

31 Janar, 2026
Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë

302 milionë dollarë hua për mbrojtjen nga SHBA, prapaskenat e marrëveshjes që trazoi Parlamentin

28 Korrik, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr