• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar mekanizmat e identifikimit, raportimit dhe parandalimit të rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit gjatë proceseve të inspektimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi, dhe Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula.

Sipas marrëveshjes, strukturat e Inspektoratit të Përgjithshëm do të duhet të njoftojnë menjëherë AIF-në sa herë që, gjatë kontrolleve dhe inspektimeve, konstatojnë fakte, të dhëna apo rrethana që krijojnë dyshime për veprimtari të paligjshme financiare.

Dy institucionet parashikojnë gjithashtu shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit që mund të jetë me interes për hetimin apo evidentimin e rasteve të dyshimta, brenda kufijve të përcaktuar nga legjislacioni.

Inspektorati i Përgjithshëm do të ketë një afat prej 10 ditësh pune për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion të Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Për rastet që konsiderohen urgjente, afati shkurtohet në vetëm 3 ditë.

Marrëveshja përfshin edhe trajnimin e inspektorëve për të dalluar më lehtë shenjat që mund të tregojnë për veprimtari të dyshimta financiare. AIF do t’i vërë në dispozicion Inspektoratit materiale udhëzuese, informacion mbi tipologjitë e pastrimit të parave dhe indikatorët e rrezikut, ndërsa ekspertët e saj do të përfshihen në aktivitetet trajnuese.

Synimi është që inspektorët, gjatë ushtrimit të kontrolleve në terren, të jenë në gjendje të identifikojnë më herët elemente që mund të lidhen me pastrimin e parave ose financimin e terrorizmit dhe t’ia përcjellin ato strukturës përgjegjëse për inteligjencën financiare.

Sipas dy institucioneve, marrëveshja synon të rrisë efektivitetin e mekanizmave shtetërorë kundër pastrimit të parave, përmes shkëmbimit më të shpejtë të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve profesionale të strukturave inspektuese. /skyweb.al

Artikulli para

BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

Artikulli pas

Përkrah gjigantëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”
Aktualitet

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare
Aktualitet

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!
Aktualitet

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së
Aktualitet

Italia miraton sistemin e drejtimit të pavarur të “Tesla”-s, vendi i parë i BE-së

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Përkrah gjigantëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigantëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Të Përzgjedhura

DOSJA/ Nga DENONCUES publik në “djalë i dashur, qytetar”: Si e fitoi demokrati Arbi Agalliu dashurinë e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit?
Aktualitet

DOSJA/ Nga DENONCUES publik në “djalë i dashur, qytetar”: Si e fitoi demokrati Arbi Agalliu dashurinë e Belinda Ballukut dhe Evis Berberit?

Nga SkyWeb
6 Nëntor, 2025
0

Problemi më i madh që ka Partia Demokratike me elektoratin nuk është vetëm organizativ, por moral. Komprometimi i funksionarëve të...

Lexo të plotë
Nxënësit e shkollave po djegin Francën

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook

15 Prill, 2026
Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

7 Maj, 2026

Të Fundit

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr