• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 12 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Projektbuxheti 2026, 887 miliardë lekë shpenzime, zgjerohet me 6.7%

Editor Nga Editor
4 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Projektbuxheti 2026, 887 miliardë lekë shpenzime, zgjerohet me 6.7%
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.

Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ.

Deficiti buxhetor është parashikuar 63 miliardë lekë nga 61 miliardë në aktin e fundit normativ.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, si dhe në faktorët që do të ndikojnë në këtë periudhë dhe risqet e mundshme që mund të shfaqen.

Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2026 janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe të indeksit të çmimeve, efektet e politikave të vjetra dhe të reja tatimore e buxhetore, si dhe efektet nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit (SAA) 2024–2027, të shoqëruara me masa ligjore antishmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtueshmërisë vullnetare të tatimpaguesve me ligjin.

Në vitin 2026, të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” parashikohen të jenë 531,137 milionë lekë, me një rritje prej 31,516 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga “Tatimet dhe Doganat” sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 6.3%.

Të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore parashikohen të jenë 196,967 milionë lekë, me një rritje prej 20,165 milionë lekësh krahasuar me të ardhurat nga kontributet sipas Aktit Normativ, ose me një rritje prej 11.4%.

 Shpenzimet 8,9 miliardë dollarë, rritje 6.7%

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2026 është planifikuar 886.7 miliardë lekë ose 31.9% e PBB.

Shpenzimet e personelit për vitin 2026 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Kostoja totale e rritjes së pagës minimale së bashku me indeksimin parashikohet rreth 10 miliardë lekë.

Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.

Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 64.2 miliardë lekë ose 2.3% të PBB, duke përfshirë në të dhe një rezervë prej 6.3 miliardë lekë për të mitiguar risqet e mundshme nga luhatjet e normave të interesit, kursit të këmbimit etj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2026 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 81 miliardë lekë ose rreth 2.9% e PBB-së.

Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe siguria kibernetike, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin dhe sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 97.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me buxhetin e vitit 2025. Këto shpenzime përfaqësojnë 3.52% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.4% që përfaqësonin në vitin 2025 dhe 2.3% në vitin 2015.

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2026 është parashikuar në vlerën 27.8 miliardë lekë, që përbën një rritje prej 1.6 miliardë lekësh ose rreth 6% më shumë se në vitin 2025. Krahasuar me vitin 2015, si viti para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, kjo transfertë është rritur me 15.5 miliardë lekë, ose më shumë se dyfish.

Përveç transfertës së pakushtëzuar, në vitin 2026 parashikohen edhe këto fonde shtesë:

  • 13.8 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja;
  • 200 milionë lekë si grant performance, që përdoret si mekanizëm financiar për nxitjen e performancës në qeverisjen vendore;
  • 5.5 miliardë lekë si transfertë sektoriale për rritjen e pagave.

Në total, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor në vitin 2026 do të arrijë në 47.3 miliardë lekë, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshijnë shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 286.6 miliardë lekë.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2026 parashikohet në masën 204.1 miliardë lekë ose 7.3% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 1.65 miliardë lekë dhe 10 miliardë lekë për bonusin mujor për pensionistët. Ndërsa shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2026 janë parashikuar në masën 67.3 miliardë lekë ose 2.4% e PBB.

Për vitin 2026, në buxhetin e FDSKSH është planifikuar një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh, respektivisht 500 milionë lekë për rimbursimin e barnave onkologjike në shërbimin parësor dhe 1 miliardë lekë për shërbimin spitalor për sigurimin e barnave onkologjike.

Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve parashikohen në total në masën 3.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzime të tjera sociale përfshijnë fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve:

  • Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 1 miliardë lekë;
  • Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.9 miliardë lekë ose 0.9% e PBB;
  • Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB;
  • Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.3 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 2.45 miliardë lekë ose rreth 0.1% e PBB. Subvencionet shtetërore për vitin 2026 janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.

Krahasuar me vitin 2025, ky zë shoqërohet me një rritje prej 500 milionë lekësh, ku 450 milionë lekë i alokohen subvencionit për programet e nxitjes së punësimit për të përmbushur angazhimet në kuadër të Planit të Rritjes me BE, si dhe për përballimin e efektit të indeksimit të rritjes së pagës minimale.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE).

Në planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike në vitin 2026 parashikohet me rreth 15.5 miliardë lekë më shumë.

Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2026 planifikohet në masën 2.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Deficiti 63 miliardë lekë

Deficiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3% të PBB-së, duke ruajtur të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025. Balanca primare pritet të rezultojë e balancuar në vitin 2026, në zbatim të rregullit fiskal të parashikuar në LOB, i cili përcakton se duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim, balanca primare nuk mund të rezultojë negative (pra, të jetë së paku e balancuar ose pozitive).

Balanca korrente fiskale (diferenca ndërmjet investimeve publike dhe deficitit fiskal) do të jetë pozitive edhe gjatë vitit 2026, në nivelin 4.2% të PBB-së, nga 3.8% që pritet të jetë në vitin 2025, në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “e artë” të buxhetit).

Gjithashtu, borxhi publik bruto do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin përkatës fiskal (rregullin “borxh-frenues” të qëndrueshmërisë së borxhit publik).

Në vitin 2025 parashikohet që borxhi publik bruto të ulet në rreth 54.1% të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 53.6% në vitin 2026. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 51.0% në vitin 2028 dhe më tej në rreth 46.4% në vitin 2031. /Monitor

Etiketat: buxheti2026
Artikulli para

Shefja e misionit të FMN në takimin me BSH: Kursi i lirë i këmbimit, zgjidhja e duhur për Shqipërinë

Artikulli pas

Avioni zbulues amerikan fluturon mbi Detin e Zi

Editor

Editor

Nga Kategoria

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri
Kryesore

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike
Ekonomi

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan
Ekonomi

Valutat e huaja dobësohen përballë Lekut

12 Maj, 2026
Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos
Aktualitet

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

12 Maj, 2026
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar
Aktualitet

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

12 Maj, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Ekonomi

Sot në Shqipëri jetojnë më pak shqiptarë se sa në fund të 2025, çfarë thotë INSTAT

12 Maj, 2026
Artikulli pas
Avioni zbulues amerikan fluturon mbi Detin e Zi

Avioni zbulues amerikan fluturon mbi Detin e Zi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

BE vendos bllokimin e prodhimit të imazheve me natyrë intime nga programet e Inteligjencës Artificiale

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Bashkimi Europian ka vendosur të ndalojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale që krijojnë imazhe nudo të rreme, në një...

Lexo të plotë
Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

22 Shtator, 2025
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Përmbarimi bllokon avionin e RyanAir pasi nuk i pagoi dëmshpërblimin pasagjeres

15 Mars, 2026
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

19 Shtator, 2025
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

SHIFRAT/ 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh se çdo shtet evropian, të vetmit pa flotë ajrore

28 Gusht, 2025

Të Fundit

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

ISHP kërkon rritjen e taksave për pijet me sheqer dhe ushqimet e pashëndetshme në Shqipëri

12 Maj, 2026
Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

Shpikja inovative: Si po synon një 18-vjeçare të pastrojë botën nga plastikat

12 Maj, 2026
BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

BE miraton rregulla për uljen e varësisë së importeve farmaceutike

12 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr