• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Fokus

Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Nëntor, 2025
në Fokus, Kryesore
A A
0
Yuval Noah Harari: Vetëm bujaria mund të sjellë paqe mes Izraelit dhe Palestinës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga mendimtarët më të njohur bashkëkohorë, Yuval Noah Harari, ka botuar në Financial Times një analizë të thellë mbi konfliktin izraelito-palestinez, ku thekson se paqja nuk mund të arrihet as me forcë, as me pretendime historike, por vetëm përmes bujarisë dhe ndershmërisë njerëzore.

Sipas Hararit, konflikti që ka përfshirë për dekada rajonin nuk është më çështje territori apo sigurie, por një krizë morale dhe historike.

Ai thotë se të dyja palët, izraelitët dhe palestinezët, janë peng të narrativave të tyre të rreme, që i shndërrojnë në viktima dhe heronj njëkohësisht. “Të dy palët janë aq të përkushtuara për të pasur të drejtë, sa kanë harruar nevojën për të jetuar në paqe”, shkruan ai.

Autori e cilëson Izraelin të ngujuar në bindjen se është populli “i zgjedhur” që po rikthehet në tokën e premtuar, ndërsa palestinezët i përshkruan si të burgosur në idenë e “viktimës absolute”.

Sipas tij, këto dy mite ushqejnë njëra-tjetrën dhe e bëjnë të pamundur ndërtimin e një realiteti të përbashkët.

Harari argumenton se asnjë palë nuk ka të drejtë ekskluzive mbi tokën midis Jordanit dhe Detit Mesdhe, pasi ajo ka qenë për shekuj vend përzierjeje të popujve dhe feve të ndryshme.

Ai thekson se përdorimi politik i miteve fetare është kthyer në një armë për të justifikuar dhunën, ndërsa historia është manipuluar për të forcuar nacionalizmat.

Në artikull, Harari bën thirrje që të dyja shoqëritë të tregojnë bujari morale, duke pranuar vuajtjet e njëra-tjetrës dhe duke hequr dorë nga pretendimet absolute.

“Izraeli nuk do të gjejë siguri pas mureve, ndërsa Palestina nuk do të fitojë dinjitet pa legjitimitet moral”, shkruan ai, duke theksuar se koha po punon kundër të dyve.

Ai paralajmëron se nëse vazhdon ky “status quo” i urrejtjes dhe hakmarrjes, rajoni do të mbetet një zonë e përhershme krize.

Zgjidhja, sipas tij, nuk qëndron në fitore ushtarake apo imponim politik, por në krijimin e një rrëfimi të ri të përbashkët, ku asnjëra palë nuk fshihet pas historisë për të justifikuar mizoritë e së tashmes.

“Historia nuk na ka dhënë një rrëfim të përbashkët,” shkruan Harari në përfundim. “Por nëse duam një të ardhme të përbashkët, duhet ta krijojmë vetë.” /Përshtati nga Financial Times, Skyweb.al

Etiketat: yuval noah harari
Artikulli para

Shqipëria, vendi ku fatin e të rinjve e vendosin pensionistët

Artikulli pas

Aeroporti i Vlorës, një ngrehinë pa operim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug
Kryesore

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale
Aktualitet

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

26 Qershor, 2026
Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet
Aktualitet

Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet

26 Qershor, 2026
GRAFIKET/ Kursi i këmbimit po shkatërron eksportet shqiptare, rënie e ndjeshme nga 2023
Ekonomi

Leku i fortë shkatërron eksportet shqiptare, rënie mbi 6% brenda vitit

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Mbi KOMPLOTIN në Aeroportin e Vlorës

Aeroporti i Vlorës, një ngrehinë pa operim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse disa njerëz mbeten mendërisht të mprehtë edhe të moshuar
Shëndet

Pse disa njerëz mbeten mendërisht të mprehtë edhe të moshuar

Nga Editor
28 Shkurt, 2026
0

Shkencëtarët kanë identifikuar një faktor thelbësor që i ndihmon disa persona të ruajnë një mprehtësi të jashtëzakonshme mendore edhe në...

Lexo të plotë
“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

“Në njësinë 5, ishte 740 euro metri, tani është bërë 2 200”, Si janë rritur çmendurisht në 20 vite çmimet e apartamenteve

17 Nëntor, 2025
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Gazeta Britanike: Shqipëria mund të “pushtohet” së shpejti nga 30 milionë turistë

2 Qershor, 2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

“Shteti i madh” mban në këmbë ekonominë e vendit, Bujqësia “gropë”

30 Shtator, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

13 Qershor, 2025

Të Fundit

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

EMRAT e zyrtarëve/ Gati prangat, SPAK kontrolle te krerët te Hipoteka Vlorë për çështjen e tokave në Zvërnec

26 Qershor, 2026
Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

Plazh publik vetëm në letër, si po gllabërohen edhe centimetrat e fundit në jug

26 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr