• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një ditë të ftohtë, por me diell, të datës 2 shkurt 2022, Gledis Çela, 39-vjeçar nga Vlora, autorizoi juristen Meriza B. që të vepronte në emër të tij për të regjistruar kompaninë “G&E Investment” sh.p.k.

Vetëm pak ditë më vonë, më 10 shkurt, kompania do të merrte NIPT-in M21410045I në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Për gati tre vjet, kjo shoqëri, me pronarë Gledis Çelën dhe Endrit Shabanin, që zotërojnë nga 50% të aksioneve me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh,  do të mbetej pa ndonjë aktivitet të qenësishëm.

Bilancet e kompanisë, të konsultuara nga Skyweb.al tregojnë se “G&E Investment” nuk ka ndonjë aktivitet për t’u shënuar. Madje, thuajse nuk ka fare.

Megjithatë, në vitin 2025 situata ndryshoi rrënjësisht.

Kompania mori leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) për të paktën dy kulla shumëkatëshe, duke kaluar nga statusi i një subjekti tejet modest në një nga emrat më aktivë në sektorin e ndërtimit.

Projekti i parë u miratua në gusht 2025 për ndërtimin e një kulle 39-katëshe me katër kate nëntokë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një prej zonave më të kërkuara të vendit. Bëhet fjalë për kullën “The Metropolitan”.

Një kompani me bilanc zero merr leje për kullë 43 kate në Vlorë, ku do t’i gjejë fondet G&E Investment me pronar Gledis Çela dhe Endrit Shabani ?

Pavarësisht kapitalit minimal dhe bilancit zero, AZHT i dha kompanisë lejen për një ndër projektet më ambicioze të dekadës.

Vetëm pak javë më vonë, e njëjta kompani mori një tjetër leje për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Bëhet fjalë për projektin “Godinë multifunksionale ‘One Boulevard Tower’”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, në pjesën më të lakmuar nga ndërtuesit.

Leja u miratua në mes të verës nga AZHT, në një periudhë kur pjesa më e madhe e qytetarëve ishin me pushime.

Sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, edhe ky projekt parashikon një kullë 39-katëshe, me volum dhe dimensione më të mëdha krahasuar me atë të Vlorës.

Projekti i One Boulevard
Projekti i One Boulevard

Dokumentet zyrtare të QKB tregojnë se kompania “G&E Investment” ka dorëzuar bilance zero për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa për 2024 ende nuk ka raportuar asnjë aktivitet financiar, ndonëse afati ligjor për dorëzimin e bilancit ka përfunduar më 31 korrik 2025.

Bilanci i kompanisë. Burimi: QKB
Bilanci i kompanisë. Burimi: QKB

Në një kohë kur ndërtimi është kthyer në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare dhe taksat për këtë aktivitet janë rritur ndjeshëm, mungesa e transparencës mbi kapacitetet financiare të kompanive ndërtuese ngre pikëpyetje të forta duke vënë në dyshim edhe shëndetin e sektorit.

“G&E Investment” sh.p.k., përveç dy kullave në Tiranë dhe Vlorë, ka deklaruar si projekte të saj edhe dy fshatra turistikë në Palasë dhe Borsh, që kërkojnë investime të mëdha dhe burime të sigurta financiare.

Projektet e tjera, publikuar në faqen e kompanisë G&E Investment
Projektet e tjera, publikuar në faqen e kompanisë G&E Investment

Ndërtimi në Shqipëri, përfshirë edhe taksat, është bërë shumë i kushtueshëm, ndërkohë që ky sektor është ai që mban në këmbë ekonominë e vendit, prandaj do të ishte me shumë interes informacioni mbi kapacitetet financiare të kompanive që marrin leje për kulla në mes të kryeqytetit të Shqipërisë.

Kjo vlen edhe për “G&E Investment” sh.p.k., e cila krahas kullave në Vlorë dhe Tiranë, deklaron si projekte të saj edhe dy fshatra turistike në Palasë dhe Borsh, të cilat po ashtu kërkojnë kapitale të mëdha për t’u ndërtuar.

Në çdo raport vjetor, Departamenti i Shtetit ka informuar për fenomenin e pastrimit masiv të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit në vend, prandaj transparenca do të ishte e shëndetshme për këtë sektor, duke ditur ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjale të forta për këtë sektor që po “ftohet”. /skyweb.al

Ky është një artikull ekskluziv i Skyweb.al. Çdo referim apo ripublikim i tij duhet të bëhet duke cituar burimin me link! 

Etiketat: borshEndrit shabaniGledis çelakullatndertimione boulevard towerpalasethe metropolitantiranevlore
Artikulli para

Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

Artikulli pas

Kush është pensionisti magazinier Hektor Agalliu që Pëllumb Salillari e ka bërë pronar në letra të koncensionit 60 mln euro për Portin e Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë
Ekonomi

Italiani rikthen varietetin e lashtë të grurit që ishte zhdukur, nga 20 kallinj në 100 hektarë

28 Gusht, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Të dhënat bankare nuk përjashtohen/ Rregullat e reja për shkëmbimin e informacionit tatimor me BE-në

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kush është pensionisti magazinier Hektor Agalliu që Pëllumb Salillari e ka bërë pronar në letra të koncensionit 60 mln euro për Portin e Vlorës

Kush është pensionisti magazinier Hektor Agalliu që Pëllumb Salillari e ka bërë pronar në letra të koncensionit 60 mln euro për Portin e Vlorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përse SHBA-së i duhet ende Europa
Kryesore

Përse SHBA-së i duhet ende Europa

Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
0

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës po përjetojnë një nga momentet më të ftohta në historinë e tyre moderne....

Lexo të plotë
Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

Forumi për Barazinë Gjinore 2025 thekson barazinë gjinore si një faktor kyç për avancimin rajonal

15 Shtator, 2025
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Shqiptarët punojnë për të ngrënë, si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan

21 Korrik, 2026
MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

MIE anulon koncensionin Milot-Balldre

14 Korrik, 2025
NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

18 Shkurt, 2026

Të Fundit

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, aeroporti i Rinasit shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr