• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në OP-ED
A A
0
Pse u fërshëllye në shtëpi futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Në librin e saj, “Brenga e Ballkanit” Edith Durham bën një diagnozë klinike, e cila mbetet aktuale edhe sot, pas më shumë se një shekulli: ne duam me zjarr, urrejmë me zjarr, dhe zona gri na duket e huaj.

Këtë mungesë të “zonës gri” e provoi së fundmi në mënyrën më të dhimbshme Granit Xhaka. Ai shtangu në “shtëpinë e tij”, teksa u përball me fishkëllima  nga tifozët që e kishin duartrokitur gjatë gjithë karrierës së tij.

Shkaku? Një keqinterpretimi klasik dhe malinj.

Lajmi që mori dhenë ishte se: “Xhaka tha se ata që nuk bëjnë për Zvicrën, luajnë për Kosovën”. Kjo frazë e rëndë u përdor për të ndezur mllefin.

Por e vërteta e fjalëve të Xhakës në intervistën për gazetën Blick është krejt tjetër.

Ai foli për konkurrencën e madhe në ekipin zviceran, për cilësinë e lojtarëve dhe për durimin që kërkohet. Më e rëndësishmja, ai e quajti Kosovën një skuadër që po luan në nivel të lartë, duke nënkuptuar se zgjedhja e lojtarëve si Avdijaj dhe Hajdari ishte një hap i rëndësishëm, profesionalisht.

Gazetarët zviceranë u shtangën kur mësuan se fishkëllimat në Fadil Vokrri ishin pasojë e një fake news. Një fjali në Bazel u “përkthye” keq në Prishtinë.

Futbolli është emocion, kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është se ushqimi më i shijshëm për portalet dhe rrjetet sociale është loja me këto “emocione”, thjesht sepse gjenerojnë klikime dhe i japin mundësi edhe atyre që kanë byk në kokë të japin mend.

Edith Durham kishte të drejtë: ne nuk e njohim “zonën gri”. Por realiteti është se kjo zonë ekziston dhe është pikërisht vendi ku duhet të qëndrojmë edhe kur shpërthejmë si “flakë kashte”.

As Granit Xhaka nuk është tradhtar, as tifozët që fishkëllyen nuk janë armiq. Janë thjesht viktima të manipulimit dhe keqinformimit.

Çfarë do të ndodhë nëse as Shqipëria dhe as Kosova nuk arrijnë dot në Kupën e Botës?

“Patriotët” që e fishkëllyen Xhakën do të jenë të parët që do të krenohen me të. Do ta duartrokasin fort dhe do të krenohen më shumë seç u krenuan në përballjen epike Serbi-Zvicër në Botërorin e luajtur në Rusi!

Përpara se t’i kthejmë tribunat e stadiumit në tribunale gjykimi, ndoshta duhet të ndalim pak dhe të pyesim: Kush është futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Përgjigja ndoshta i bën të gjithë palët të bien në një mendje: GRANIT XHAKA.

Artikulli para

Maxhoranca miraton buxhetin: Rritje pagash e pensionesh, kalon dhe falja e 500 milionë eurove detyrime të papaguara: Sina dhe Braçe dalin nga “rreshti”

Artikulli pas

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
OP-ED

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

21 Gusht, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
OP-ED

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

21 Gusht, 2026
Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?
Kryesore

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

21 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!
OP-ED

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Artikulli pas
Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Buxheti 2026 kaloi me 83 vota, sa para merr secili sektor: Të gjitha detajet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme
Ekonomi

Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

Nga Editor
3 Janar, 2026
0

Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e përhershëm të fëmijëve. Një vajzë 12-vjeçare mund të mësojë teknika make-up-i përmes...

Lexo të plotë
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

“Daily Mail”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për turizëm solo në 2026-ën

23 Prill, 2026
Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit

Sa tokë bujqësore ka mesatarisht çdo shqiptar? Rreth 4,400 metra katrorë për banor, renditemi në mes të rajonit

16 Mars, 2026
“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing

“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing

8 Gusht, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

25 Maj, 2026

Të Fundit

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

OBSH: Pirja e duhanit ul shanset për të pasur një fëmijë

8 Shtator, 2026
PISA/ Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por performanca e nxënësve shqiptarë ende nën mesataren

PISA/ Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por performanca e nxënësve shqiptarë ende nën mesataren

8 Shtator, 2026

AKU nis kontrollet te fast-food-et dhe byrektoret pranë shkollave në prag të vitit të ri shkollor

8 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr