• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ilir Meta, i ndodhur në paraburgim, ka kërkuar zyrtarisht që të merret në pyetje nga SPAK për ngjarjet e 21 janarit 2011.

Përmes avokatit të tij, Meta deklaron se ka dijeni të rëndësishme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi dhe se është i gatshëm të dëshmojë. Kjo lëvizje ka sjellë reagimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili thotë se Meta, si zëvendëskryeministër në atë kohë, padyshim që mund të ketë informacione të vlefshme.

Berisha ka zbuluar për herë të parë një episod të panjohur deri më sot: një bisedë me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti, disa ditë para 21 janarit. Sipas tij, Prifti e ka shantazhuar në zyrë duke i kërkuar një post më të rëndësishëm, përndryshe do të publikonte videon që më vonë u transmetua në “Fiks Fare”.

“Dritan Prifti më kërkoi të më emëronte në një detyrë tjetër ose ndryshe, më tha,  kam një regjistrim. Fjalët e mia kanë qenë të qarta: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës. Nxirre. Kurrë nuk më merr dot kush peng”, deklaron Berisha, duke theksuar se ai e ka kundërshtuar kategorikisht çdo lloj presioni.

Berisha shton se Meta i kishte shkuar në zyrë rreth datës 14 ose 15 janar, duke i thënë se do të jepte dorëheqjen sepse nuk pranonte të paraqitej në Prokurori si zëvendëskryeministër. Berisha e cilëson këtë si një arsye më shumë pse Meta mund të dijë detaje mbi tensionet politike të ditëve para protestës që përfundoi tragjikisht.

Ngjarjet e 21 janarit patën si motiv publikimin e videos së regjistruar nga vetë Dritan Prifti, ku ll Metës i atribuohen favore për një tender hidrocentrali dhe shifra prej 700 mijë eurosh. Një video që Meta vazhdon ta quajë të montuar edhe sot, 14 vite më vonë.

Meta pretendon se shuma prej 700 mijë eurosh ka të bëjë me fondet që investitorët kishin shpenzuar për projektet e hidrocentraleve, dhe jo me korrupsion. Ai thekson se hetimi duhet të zgjerohet përtej vrasjeve, për të përfshirë edhe mosparandalimin e dhunës dhe ndikimet që sipas tij vinin nga faktorë të huaj.

Protesta e 21 janarit 2011 u thirr nga Partia Socialiste dhe përfundoi me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Garda e Republikës u shpall përgjegjëse për vrasjet nga pakujdesia, ndërsa Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burg dhe Agim Llupo me 3 vite.

Dosja e 21 janarit vijon e hapur, ndërsa familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi prej 13 vitesh. SPAK ka tashmë në dorë hetimin e çështjes, i cili po kryhet nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa personat e akuzuar nga familja e Aleks Nikës përfshijnë edhe dy nga figurat më të larta të asaj kohe: ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha.

Kërkesa e Metës për t’u pyetur dhe deklaratat e Berishës rikthejnë në qendër një nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe gjyqësore të 30 viteve të fundit, duke hapur një kapitull të ri në debatin mbi të vërtetat e 21 janarit.

Artikulli para

Lëvizje brenda PD: Salianji mbledh më të votuarit e primareve, kërkon rikthimin e Këshillit Kombëtar

Artikulli pas

Tmerri nga SPAK, administrata nuk shpenzon 2.5 milirdë euro të planifikuara në buxhetin e 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!
Aktualitet

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

15 Tetor, 2026
SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj
Aktualitet

SPAK sekuestron celularin e bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, Ermal Gjinaj

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Tmerri nga SPAK, administrata nuk shpenzon 2.5 milirdë euro të planifikuara në buxhetin e 2025

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Çmimi naftës i afrohet 200 lekëve për litër në Shqipëri

Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
0

Rritja e çmimeve të karburanteve ka marrë një tjetër hov në Shqipëri, duke e çuar naftën pranë nivelit 200 lekë...

Lexo të plotë
AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220

3 Qershor, 2025
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Energjia diellore u rrit me 50%, rritet pesha e energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët

10 Korrik, 2026
Basti i rëndë i Europës duke hequr dorë nga energjia bërthamore, shifrat zbulojnë RREZIKUN

Basti i rëndë i Europës duke hequr dorë nga energjia bërthamore, shifrat zbulojnë RREZIKUN

25 Mars, 2026
Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

4 Gusht, 2025

Të Fundit

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr