• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
në OP-ED
A A
0
Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Ardit Rada

Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo hetime të hapura, por pa u arrestuar apo pezulluar menjëherë nga detyra. Kjo praktikë duket se është pjesë e kulturës juridike që respekton parimin e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Këta zyrtarë, të ekspozuar ndaj akuzave, kanë vijuar detyrën deri në momentin kur proceset ligjore kanë dhënë një përgjigje përfundimtare.

Ndërkohë, në Shqipëri po krijohet një precedent krejt tjetër: arrestime, masa shtrënguese dhe izolime të funksionarëve të zgjedhur apo ish-zyrtarëve para se hetimet të përfundojnë, duke prodhuar një kontrast të fortë mes praktikave ndërkombëtare dhe realitetit vendas.

Raste si ata të ish-kryebashkiakëve apo ish-ministrave që ndodhen pas hekurave, ndonëse hetimet ndaj tyre janë ende në zhvillim, duhet të kishin hapur një debat të gjerë qoftë edhe parlamentar, për rishikimin e ligjeve të drejtësisë së reformuar.

Sepse sot kuptojmë se nuk është marrë parasysh proporcionaliteti mes masave dhe ndikimit të tyre tek funksionimi i institucioneve.

Ky diskutim duhej intensifikuar edhe me shumë në rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën në opinionin publik po shtrohet çështja se pezullimi nga detyra, për sa kohë hetimet nuk kanë përfunduar, do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Pezullimi i një zyrtari të rangut të lartë para se të ketë një vendimmarrje nga gjykata nënkupton privim të funksioneve ekzekutive, përfshirë të drejtën e firmës.

Kjo ngre pyetjen: në kushtet kur në Ministrinë e Infrastrukturës ka zv.ministra, po vendimet e Këshillit të Ministrave kush do t’i firmosë në mungesë të Kryeministrit?

Sepse Zv/Kryeministrja është e pezulluar…

Pezullimi i Ballukut bëhet edhe më i diskutueshëm kur merret parasysh rasti i lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Berisha u lirua nën arsyetimin se “punon” si lider i opozitës dhe i duhej kësaj të fundit për fushatën e 2025-ës.

Pra vendimmarrja gjyqësore u ndikua drejtpërdrejt nga nevojat politike të një partie. Ndërsa fakti që ministrja Balluku ka si detyrë t’i shërbejë të gjithë qytetarëve, çuditërisht nuk është marrë në konsideratë.

Më poshtë janë disa nga rastet më të njohura në vendet perëndimore, ku zyrtarë të nivelit të lartë kanë qenë nën hetim me akuza të komunikuara publikisht, por kanë vazhduar detyrën deri në përfundimin e proceseve:

• Eric Adams, Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut (SHBA)
Akuza të raportuara: Dyshime për konspiracion në financim elektoral dhe ryshfet.
Adams vijoi detyrën pavarësisht hetimeve të gjera federale.

• Silvio Berlusconi, ish-Kryeministër i Italisë
Akuza: Korrupsion, mashtrim fiskal, shpërdorim detyre.
Për pjesën më të madhe të proceseve gjyqësore, Berlusconi ka vazhduar normalisht aktivitetin si Kryeministër.

• Éric Dupond-Moretti, Ministër i Drejtësisë në Francë
Akuza: Abuzim me detyrën dhe ndërhyrje të mundshme në procedime penale.
Ai nuk u pezullua nga detyra, duke vijuar funksionin deri në përfundimin e gjykimit.

• José Blanco, Ministër i Punëve Publike në Spanjë
Akuza: Favore ndaj kompanive të ndërtimit dhe korrupsion.
Në Spanjë, si rregull, vetëm një dënim i formës së prerë çon në largim nga detyra; procesi ndaj tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë për mungesë provash.

• Vassilis Papageorgopoulos, Kryebashkiak i Selanikut
Akuza: Shpërdorim i fondeve publike.
Ka vijuar detyrën deri në momentin kur drejtësia mori një vendim.

Shembujt e mësipërm tregojnë se demokracitë perëndimore ndjekin një standard të qartë: zyrtarët nuk largohen automatikisht nga detyra për shkak të hetimeve, por vetëm nëse gjykata vendos dënim të formës së prerë.

Në Shqipëri, zhvillimet e fundit shkaktojnë shqetësim se po krijohet një traditë e re, ku masat e sigurisë paraprake mund të shndërrohen në mjet për paralizim institucional, anashkalim të prezumimit të pafajësisë dhe krijim krizash politike të panevojshme.

Në këtë kontekst, rasti i zv.kryeministres Balluku, si dhe mënyra se si po trajtohen figura të tjera politike, përbëjnë më shumë sesa çështje juridike: Janë së paku tregues të një debati të munguar për drejtësinë, balancën e pushteteve dhe funksionimin e shtetit.

Artikulli para

A ia vlen të shpenzohet shumë për inteligjencën artificiale?

Artikulli pas

Shqipëria ka talente të Teknologjisë së Informacionit, por sfidë për t’i mbajtur, vajzat ende pakicë në profesionet teknike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
OP-ED

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

21 Gusht, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
OP-ED

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

21 Gusht, 2026
Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?
Kryesore

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

21 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!
OP-ED

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Artikulli pas
Shqipëria ka talente të Teknologjisë së Informacionit, por sfidë për t’i mbajtur, vajzat ende pakicë në profesionet teknike

Shqipëria ka talente të Teknologjisë së Informacionit, por sfidë për t'i mbajtur, vajzat ende pakicë në profesionet teknike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme
Shëndet

Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

Nga Editor
3 Gusht, 2026
0

"Proteinmaxxing", prirja për të konsumuar sasi të larta proteinash është kthyer në një nga trendet më të mëdha të mirëqenies...

Lexo të plotë
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

Nis tatëpjeta pas rregullave të BSH? Bie për herë të parë numri i zyrave të këmbimit valutor

23 Shtator, 2025
Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

26 Shtator, 2025
“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

“Forbes”: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm për turistët amerikanë

11 Korrik, 2026

Të Fundit

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

7 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

7 Shtator, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr