• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 19 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

Editor Nga Editor
3 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
0
Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Proteinmaxxing”, prirja për të konsumuar sasi të larta proteinash është kthyer në një nga trendet më të mëdha të mirëqenies të dekadës. Megjithatë, ndërsa popullsia botërore po plaket, një studim i ri sugjeron se konsumimi i më pak proteinave mund të jetë një rrugë më e zgjuar drejt një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Pas analizimit të më shumë se 300 studimeve, studiues nga Universiteti i Wisconsin-Madison në Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se, ndonëse udhëzimet zyrtare shpesh rekomandojnë një dietë të pasur me proteina, provat e reja tregojnë se ulja e konsumit të tyre mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve që lidhen me plakjen, si diabeti dhe kanceri.

Ndërsa popullsia e botës vazhdon të plaket, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme gjetja e mënyrave për të nxitur plakjen e shëndetshme dhe për të ulur barrën e sëmundjeve kronike.

“Është plotësisht e qartë se proteinat kanë përfitime për rritjen e masës muskulore dhe për reagimin e trupit ndaj ushtrimeve fizike tek individët aktivë,” tha autori i studimit, Dudley Lamming, në një deklaratë për media.

“Por, duke qenë se shumica e njerëzve bëjnë një jetë relativisht sedentare, shumë prej tyre ka të ngjarë të konsumojnë më shumë proteina sesa kanë nevojë, gjë që mund të ketë pasoja negative për shëndetin,” shtoi ai.

Studimi zbuloi se një dietë me pak proteina përmirëson funksionin metabolik duke reduktuar indin dhjamor, duke rritur shpenzimin e energjisë dhe duke stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

Si në studimet me njerëz ashtu edhe në ato me kafshë, personat që konsumuan më pak proteina kishin kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe më pak yndyrë trupore, edhe kur konsumonin më shumë kalori në total.

Ky efekt lidhet kryesisht me një “hormon mbrojtës”, të quajtur FGF21, niveli i të cilit rritet kur marrja e proteinave është e ulët. Ky hormon ndihmon organizmin të djegë energjinë në mënyrë më efikase.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se konsumimi i më pak proteinave e ndihmon trupin të kalojë në një proces të quajtur autofagji, i cili funksionon si një mekanizëm pastrimi dhe riparimi qelizor. Gjatë këtij procesi, organizmi eliminon proteinat e dëmtuara dhe pjesët e konsumuara të qelizave, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit dhe rinisë së tyre.

Megjithatë, studimi thekson se një dietë me pak proteina nuk është e përshtatshme për të gjithë. Gratë shtatzëna, fëmijët në rritje, të moshuarit dhe personat që po rikuperohen nga dëmtime ose operacione të mëdha nuk duhet të kufizojnë marrjen e proteinave, pasi ato janë thelbësore për zhvillimin dhe rikuperimin e organizmit.

Sa proteina rekomandohen?

Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandojnë një marrje ditore prej 0.83 gramë proteinë për kilogram të peshës trupore.

Të dy institucionet theksojnë se konsumimi deri në dyfishin e kësaj sasie konsiderohet i sigurt, por provat shkencore mbi efektet afatgjata të marrjes shumë të lartë të proteinave mbeten ende të diskutueshme.

EFSA gjithashtu vëren se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar nevojat specifike për proteina tek të moshuarit dhe rekomandon që ata të konsumojnë të paktën të njëjtën sasi proteinash si të rriturit më të rinj.

“Rekomandimet e fundit kanë inkurajuar njerëzit të konsumojnë më shumë proteina, por njëkohësisht i kanë nxitur të jenë më aktivë fizikisht,” tha Lamming.

“Sipas të gjitha gjasave, rekomandimet për marrjen e proteinave duhet të personalizohen jo vetëm sipas moshës, por edhe sipas nivelit të aktivitetit fizik.”

Në përfundim, autorët e studimit theksojnë se shumë njerëz konsumojnë më tepër proteina sesa u nevojiten dhe mund të përfitojnë nga një kufizim i moderuar i tyre. Megjithatë, ata nënvizojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të hartuar dieta të përshtatura për secilin individ, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore dhe stilin e jetesës.

Etiketat: proteinat
Artikulli para

Ushqimet ultra të përpunuara të parezistueshme? Si t’i shmangni me alternativa të thjeshta

Artikulli pas

“Gjithmonë në dispozicion”: Kultura e re e punës po rrit stresin te punonjësit në Europë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur
Shëndet

Pse është e vështirë të marrim vendime? Frika, zakoni dhe kurthi i zgjedhjes së duhur

19 Shtator, 2026
A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët
Shëndet

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat
Shëndet

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat
Shëndet

OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

18 Shtator, 2026
Si t’i thuash “JO” me edukatë një ftese dasme?
Shëndet

Si t’i thuash “JO” me edukatë një ftese dasme?

17 Shtator, 2026
Ndiheni në faj kur lajmëroni në punë se jeni sëmurë? Pse ndodh kjo
Shëndet

Ndiheni në faj kur lajmëroni në punë se jeni sëmurë? Pse ndodh kjo

17 Shtator, 2026
Artikulli pas
“Gjithmonë në dispozicion”: Kultura e re e punës po rrit stresin te punonjësit në Europë

"Gjithmonë në dispozicion": Kultura e re e punës po rrit stresin te punonjësit në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil
Ekonomi

Pas “pikës së voçkël” në Gjirin e Manastirit, nis uzurpimi i Plazhit të Pasqyrave në Ksamil

Nga SkyWeb
8 Qershor, 2026
0

Teksa Shqipëria është derdhur në rrugë e revoltuar për grabitjen e bregdetit dhe keqqeverisjen e vendit, qeveria është duke vënë...

Lexo të plotë
“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

18 Shkurt, 2026
Rama: 250 milion euro në dispozicion për bujqësinë, fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta

Rama: 250 milion euro në dispozicion për bujqësinë, fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta

30 Janar, 2026

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të dhjeta, data dhe orari

4 Shtator, 2025
Për herë të parë, cili është grupi i të punësuarve me pagë mbi 2 mijë euro në Shqipëri

Për herë të parë, cili është grupi i të punësuarve me pagë mbi 2 mijë euro në Shqipëri

27 Gusht, 2025

Të Fundit

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026
Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

Frenohet “vrulli” i TEMU, AKEP: Dërgesat ndërkombëtare bien me 52% në Shqipëri

19 Shtator, 2026
IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

IA Gemini e Google hakeron tre kompani gjatë një testi të sigurisë kibernetike

19 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr