• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse i ftohti bën mirë për trupin?

Editor Nga Editor
30 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
Pse i ftohti bën mirë për trupin?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur ditët shkurtohen, gjethet bien dhe ngricat mbulojnë natyrën, shumica prej nesh i drejtohemi ngrohjes së shtëpisë ose veshjeve të trasha për të qëndruar ngrohtë. Por shkencëtarët po zbulojnë se pak ftohtë mund të jetë në fakt i dobishëm për shëndetin, falë një lloji të veçantë yndyre në trup, të quajtur “yndyra kafe”.

Ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila grumbullohet në bel, ije dhe kofshë, yndyra kafe djeg kalori dhe i shndërron drejtpërdrejt në nxehtësi. Aktivizohet veçanërisht kur trupi jonë ekspozohet ndaj të ftohtit. Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të mendojnë se aktivizimi i kësaj yndyre mund të përmirësojë metabolizmin dhe madje të ndihmojë në kontrollin e peshës.

Çfarë e bën yndyrën kafe të veçantë?

Të porsalindurit kanë sasi të mëdha yndyre kafe, sepse nuk mund të dridhen për t’u ngrohur. Qelizat e yndyrës kafe janë të mbushura me mitokondri dhe përmbajnë një proteinë të quajtur UCP1, e cila lejon prodhimin e nxehtësisë pa krijuar energji të përdorshme (ATP).

Sipas profesor Michael Symonds nga Universiteti i Nottingham, kur stimulohet, kjo yndyrë mund të prodhojë deri në 300 herë më shumë nxehtësi se çdo ind tjetër i trupit.

Tek kafshët e vogla, si minjtë apo lepujt, yndyra kafe është jetike për mbijetesë gjatë dimrit dhe kontribuon në parandalimin e obezitetit dhe sëmundjeve metabolike.

Për shumë vite mendohej se të rriturit e humbnin pothuajse të gjithë yndyrën kafe. Por në vitin 2009, studime nga Finlanda dhe Suedia treguan se të rriturit ende kanë sasi të vogla të saj, e cila aktivizohet në temperatura nën 16°C. Kur aktivizohet, yndyra kafe përthith glukozë dhe yndyra nga gjaku.

Studimet zbuluan se:

Personat më të dobët kanë më shumë yndyrë kafe.

Personat obezë kanë shumë më pak.

Aktivizimi i saj lidhet me metabolizëm më të shpejtë.

Një studim i vitit 2021 nga Rockefeller University, me mbi 52,000 skanime PET, tregoi se njerëzit me më shumë yndyrë kafe kishin rrezik më të ulët për:

diabet të tipit 2

sëmundje të zemrës

presion të lartë të gjakut

goditje në tru

Ata kishin gjithashtu nivele më të shëndetshme të kolesterolit dhe triglicerideve.

A mund të ndihmojë në humbjen e peshës?

Edhe pse yndyra kafe ka potencial të madh, sasia e saj tek të rriturit është shumë e vogël, nga vetëm 0.02 deri në 300 gramë, më pak se 0.5% e masës trupore. Kjo do të thotë se nuk mjafton për të djegur ndjeshëm yndyrën e bardhë te shumica e njerëzve.

“Ndryshe nga yndyra e bardhë, e cila mund të grumbullohet në dhjetëra kilogramë, yndyra kafe ekziston vetëm në sasi shumë të kufizuara,” thotë Paul Cohen nga Rockefeller University.

Edhe pse nuk është një “zgjidhje e mrekullueshme” për humbje peshe, aktivizimi i yndyrës kafe, përmes ekspozimit të moderuar ndaj të ftohtit, ushqimeve pikante ose kafesë, mund të ketë përfitime reale metabolike dhe të ndihmojë shëndetin e zemrës dhe të pankreasit.

/Skyweb.al

Etiketat: i ftohtitrupi
Artikulli para

Paçim faqen e zezë! Mbuluam plazhet e Kroacisë me plehra dhe dolëm te New York Times

Artikulli pas

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Çfarë duhet të dinë prindërit rreth autizmit dhe vaksinave

Të Përzgjedhura

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!
Aktualitet

Vala e tmerrshme po formohet mbi Atlantik, OBSH paralajmëron Evropën: Përgatituni!

Nga Editor
7 Korrik, 2026
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa duhet të jetë më e përgatitur për javë të tjera vdekjeprurëse...

Lexo të plotë
Puna me kontrata të përkohshme në vend, drejt zhdukjes

Puna me kontrata të përkohshme në vend, drejt zhdukjes

4 Prill, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

9 Tetor, 2026
“The Wom”: Gjiri i Zotit, një copë parajse në Gjipe

“The Wom”: Gjiri i Zotit, një copë parajse në Gjipe

7 Qershor, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr