Dollari amerikan, pas një rënieje të vazhdueshme gjatë javës, ka shënuar një rimëkëmbje të lehtë mëngjesin e sotëm, duke e mbyllur javën në territor pozitiv. Sot ai është këmbyer me 81.8 lekë në blerje dhe 83 lekë në shitje.
Ndërkohë, euro ka ruajtur stabilitetin edhe këtë të premte, pa luhatje të ndjeshme në kurs. Monedha e përbashkët europiane është blerë me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.9 lekë, duke e përmbyllur javën në qëndrueshmëri.
Franga zvicerane vijon tendencën pozitive, duke mbyllur javën në rritje. Krahasuar me një ditë më parë, sot ajo është blerë me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.8 lekë.
Nga ana tjetër, paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditën e djeshme. Sot ai është këmbyer me 109.4 lekë në blerje dhe 110.5 lekë në shitje, sipas tregut vendas valutor.















