• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka hequr pezullimin disa mujor të tenderit të madh të AKSHI-t për shërbimin e internetit dhe intranetit, duke i hapur rrugën vijimit të procedurave pas reflektimit të ndryshimeve në dokumentet e tenderit. Vendimi erdhi pas njoftimit zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit më 10 dhjetor, ku konfirmohej se të gjitha kërkesat e pranuara nga KPP ishin pasqyruar tashmë në dokumentacion.

Tenderi, me fond limit 486 milionë lekë ose 4.8 milionë euro, ishte pezulluar pas një serie ankesash nga operatorët më të mëdhenj të tregut, të cilët ngritën shqetësime të forta për raportin mes fondit limit dhe kërkesave teknike të AKSHI-t.

KPP pranoi një pjesë të argumenteve dhe kërkoi ndryshime të detyrueshme, duke bllokuar procedurën deri në reflektimin e tyre.

Vendimi i KPP
Vendimi i KPP

Sipas vendimit të fundit, KPP konstaton se AKSHI ka modifikuar dokumentet sipas përcaktimeve të Vendimit nr. 1394/2025 dhe ka publikuar shtojcën përkatëse në sistemin e prokurimeve elektronike, duke i lejuar tashmë autoritetit kontraktor të vijojë me hapat e radhës.

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Në ankesat e tyre, siç raportoi më herët Skyweb.al, pesë kompani të mëdha, One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication, argumentuan se fondi limit është i pamjaftueshëm për kapacitetet e kërkuara dhe nuk përputhet me praktikat e sektorit të telekomunikacionit. Operatoret kërkojnë rritjen e fondit limit ose uljen e kërkesave teknike, pasi, sipas tyre, me parametrat aktualë tenderi nuk mund të realizohet pa humbje.

Disa kompani kanë paraqitur edhe përllogaritje teknike, duke argumentuar se prezantimi i volumit të shërbimit “në formën e një shume të përgjithshme” krijon paqartësi, detyron ofertuesit të bazohen në supozime dhe nuk përcakton shpejtësitë e dedikuara për çdo institucion publik. Operatorët kërkojnë që AKSHI të publikojë qartë kapacitetet, institucionet përfituese dhe parametrat teknikë të shërbimit.

Ankesa e njeres prej kompanive ne KPP
Ankesa e njeres prej kompanive ne KPP

Tenderi është konceptuar si marrëveshje kuadër dyvjeçare, me synimin për të lidhur kontrata me katër kompani fituese. Afati për dorëzimin e ofertave ishte planifikuar për 22 shtator 2025, ndërsa pret që të rihapet pasi tenderi është zhbllokuar.

Tenderët e AKSHI-t kanë qenë shpesh në qendër të debateve, ankesave në KPP dhe hetimeve të SPAK, ndërsa megatenderi i internetit pritet të rikthehet sërish në fokus për shkak të volumit të tij të madh dhe kërkesave të operatorëve që paralajmërojnë se pa rishikim fondi apo ulje kërkesash teknike, procedura rrezikon të jetë e pazbatueshme në praktikë.

Etiketat: 5 milione euroakshiinterneti
Artikulli para

1 në 2 biznese në Shqipëri ka dhënë rryshfet te administrata publike, rritje e fortë në 2025

Artikulli pas

Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!
Ekonomi

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve, hyn në fuqi sot në mesditë

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi
Aktualitet

Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi

Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të forcojnë marrëdhëniet mes tyre përmes një “raporti strategjik konstruktiv stabiliteti”, gjatë...

Lexo të plotë
Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

27 Dhjetor, 2025
TirANA, kandidatja më e veçantë për bashkinë e kryeqytetit

TirANA, kandidatja më e veçantë për bashkinë e kryeqytetit

6 Tetor, 2025
Shkoi për qitje, klienti vetëvr*tet në poligonin Action Target, në pronësi të ortakut të shtetit në KAYO dhe Guna Tactical, Emiljano Dusha

Shkoi për qitje, klienti vetëvr*tet në poligonin Action Target, në pronësi të ortakut të shtetit në KAYO dhe Guna Tactical, Emiljano Dusha

17 Tetor, 2025
“RSVP”: Irlandezët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

“Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët

23 Mars, 2026

Të Fundit

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr