• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 7 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Saga e hetimit pasuror, si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Arben Isufajt (Ben Qimja) ?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Procedimi pasuror ndaj të dënuarit në Itali për trafik droge, Arben Isufaj, zbuloi interesat e tij në fushën e ndërtimit në Fier dhe Tiranë, por kompania i shpëtoi konfiskimit me argumentin se investimet ishin mbuluar nga parapagimet e blerësve të apartamenteve.

Në dhjetor të vitit 2004, policia italiane arrestoi tre persona me 3.5 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda në qytezën Melegnano, rreth 16 kilometra në juglindje të Milanos.

Sipas drejtësisë italiane, grupi kishte një bashkëpunëtor të katërt të quajtur Arben Isufaj, por ai i shpëtoi arrestimit.

Thuajse në të njëjtën periudhë në Shqipëri, një kompani ndërtimi e quajtur “Isufaj – 2004” u themelua me seli në lagjen Sheq i Madh i Fierit dhe punoi e patrazuar për më shumë se një dekadë.

“Isufaj- 2004” ndërtoi tre pallate në Fier dhe e zgjeroi biznesin e ndërtimeve edhe në Tiranë, përpara se të zbulohej se pronësia e saj ishte e lidhur me Arben Isufajn një subjekt i ligjit “Antimafia”.

Isufaj, 56 vjeç, i njohur gjithashtu si Ben Qimja, u dënua nga drejtësia italiane në vitin 2014 për trafikimin e kokainës nga Holanda drejt Italisë dhe episode të tjera të trafikut të drogës mes viteve 2004-2005. Isufaj i shpëtoi ekstradimit në Itali falë një vendimi kontrovers të Gjykatës së Fierit, por pronat e tij në vendin e origjinës u bënë objekt hetimesh pasurore.

Në maj të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim pasuror në ngarkim të tij, duke sekuestruar një sërë pasurish të dyshuara, përfshi edhe kompaninë e ndërtimit “Isufaj-2004”. Por vetëm dy vjet më vonë, masa e sekuestrimit u revokua me pretendimin se Isufaj e kishte financuar biznesin e tij të ndërtimit me parapagimet e klientëve të tij.

Sektori i ndërtimit në Shqipëri është veçanërisht i ekspozuar nga fluksi i parave kriminale që depërtojnë në ekonominë e varfër të vendit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme mbeten instrumentet dominuese ku injektohen paratë e krimit në ekonomi.

Megjithatë, goditja e fenomenit të pastrimit të parave në ndërtim mbetet në kufijtë minimalë.

Pas një hetimi 2-vjeçar për burimin e pasurive të sekuestruara të Arben Isufajt dhe rrethit të tij familjar, avokatët mbrojtës kërkuan revokimin e masave të sekuestros me pretendimin se pasuritë ishin krijuar përpara vendimit të drejtësisë italiane ose ishin financuar nga burime të ligjshme.

Këto pretendime u legjitimuan nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme në rastin e kompanisë “Isufaj -2004”, duke u bazuar mbi një akt-ekspertimi që tregonte se biznesi i ndërtimit nuk u financua nga ortaku, por nga parapagimet e blerësve të apartamenteve.

Perandoria e biznesit

Arben Isufaj ka një të kaluar kriminale në shtetin Italian, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik lëndësh narkotike. I shpallur në kërkim nga Interpoli që prej vitit 2010, Isufaj u arrestua për qëllime ekstradimi në mars të vitit 2014, por kërkesa e autoriteteve italiane u hodh poshtë nga një vendim i shumëdiskutuar i Gjykatës së Fierit.

Prej shkurtit të këtij viti, Isufaj ndodhet sërish në kërkim, pasi akuzohet se kërcënoi një gjyqtar në qytetin e Fierit.

Dokumentet gjyqësore tregojnë Isufaj iu nënshtrua fillimisht hetimit pasuror në mesin e viteve 2010 nga Prokuroria e Fierit dhe në vitin 2021 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Procedimi i fundit u bazua në një referim të vitit 2017 të Drejtorisë së Policisë së Fierit, ku ngriheshin dyshime se Arben Isufaj ia kishte dalë të ndërtonte një perandori biznesi në emër të familjarëve të tij dhe rrethit shoqëror.

Sipas këtij referimi, Arben Isufaj kishte kryer transaksione të shumta dhe në vlera të konsiderueshme me krushkun e tij, Agim Çako dhe rrethin e të afërmve të tij, të cilat dyshohej se rridhnin nga aktivitete të paligjshme.

Përveç këtyre transaksioneve, Policia e Fierit kishte identifikuar investime të shumta në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe një rrjet kompanish tregtare në emër të këtyre personave, të cilat vepronin kryesisht në fushën e ndërtimit dhe atë të hidrokarbureve.

Gjatë hetimit pasuror për rrethin e personave të lidhur me Isufajn, prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili identifikuan një listë të gjatë pasurish, mes të cilave tre pallate të ndërtuara nga kompania Isufaj-2004 në Fier, dy hotele në aksin Vlorë- Orikum, sipërfaqe të konsiderueshme tokash dhe trojesh si dhe rreth 200 dyqane të dhëna me qira në tregun ambulant të Fierit, i cili menaxhohej nga Çako.

Hetimi identifikoi gjithashtu kompaninë e ndërtimit Isufaj-2004 të regjistruar në pronësi të xhaxhait të Ben Qimes, Ymer Isufaj si dhe kompaninë “Mateo Konstruksion” me aktivitet në Tiranë në pronësi të Çakos.

Sipas dokumenteve gjyqësore, kjo kompani kishte fituar në vitin 2010 një tender në Albpetrol për blerjen e 60,000 ton lëndë djegëse kundrejt një pagese prej 7 milionë eurosh. Kjo pagesë ishte depozituar nga Isufaj dhe lidhje shoqërore të tij.

Pavarësisht listës së gjatë të bizneseve dhe kompanive të identifikuara, Prokuroria shkoi në Gjykatë me një kërkesë minimale për sekuestrim, duke u bazuar në një akt-ekspertim kontabël, i cili sipas prokurorëve tregonte se këto pasuri nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Gjykata vendosi sekuestrimin e një pularie të regjistruar në emrin e kompanisë “Isufaj 2001”; 33% të kuotave të kompanisë Akili Alb sh.p.k; një sipërfaqe trualli prej 3289 m2 në Fier; kompaninë e ndërtimit Isufaj 2004, tre sipërfaqe toke në pronësinë e Agim Çakos si dhe gjashtë automjete.

Pasuritë e mësipërme u sekuestruan në vitin 2021, por në procesin e konfiskimit, kompania Isufaj-2004 iu rikthye të zotit.

Revokimi i sekuestrimit  

Në vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 30 janar 2023 me gjyqtar Erion Banin evidentohet se pas sekuestrimit të pasurive bazuar në ligjin “Antimafia”, personat e lidhur u ankuan në Apel, por kërkesa e tyre nuk u pranua.

Në janar të vitit 2022, Isufaj nëpërmjet mbrojtësve të tij paraqiti një memo në SPAK, duke kërkuar administrimin e një akt-ekspertimi kontabël të vitit 2018, të realizuar në kuadër të një procedimi penal për pastrim parash, të regjistruar nga Prokuroria e Fierit në vitin 2012.

Në këtë akt ekspertimi citohet ndër të tjera se shoqëria “ISUFAJ-2004” me ortak Ymer Isufajn, është financuar totalisht nga klientët që kanë prenotuar apartamentet. Po ashtu, pretendohet se financimi i shoqërisë nga prenotuesit deri në vitin 2007 është në shumën 8.6 milionë eurove.

Gjatë procesit, personat e lidhur kërkuan një ekspertizë të dytë për të llogaritur të ardhurat e realizuara në raport me shpenzimet. Gjithashtu, avokatët depozituan në gjykatë kontrata shitblerje të apartamenteve, që u pranuan si prova nga gjykata në kuadër të një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm.

Në kushtet kur gjatë shqyrtimit u konstatuan dy ekspertime të kundërta; njëri nga Prokuroria dhe tjetri nga avokatët, gjyqtari Bani me anë të një vendimi të ndërmjetëm ka vendosur kryerjen e një akti ekspertimi kontabël të ri me grup ekspertësh.

Gjykata ka vlerësuar se qëllimi i kryerjes së këtij akti ekspertimi ka qenë evidentimi i faktit, nëse shoqëria “ISUFAJ-2004” sh.p.k, nga momenti i themelit të saj e deri në momentin e dërgimit të kërkesës për sekuestrim, ka pasur ose jo burime të ligjshme për krijimin e aseteve në emër të saj.

Në aktin e ekspertimit të realizuar gjatë gjykimit të fundit, ekspertët kanë arritur në konkluzionin se kompania ishte financuar nga prenotuesit e apartamenteve në vitin 2005 në vlerën totale të 105 milionë lekëve.

Ndërkohë, ekspertët kanë shprehur rezerva nëse arkëtimet e premtuara në kontratat noteriale janë realizuar ose jo, pasi mungonin mandat -pagesat e arkës, por avokatët dorëzuan me kërkesë të gjykatës të gjitha mandatet e arkëtimeve.

Sipas gjykatës, nga konkluzioni i aktit të ekspertimit rezulton se financimet në shoqërinë “ISUFAJ-2004” shpk, nuk janë kryer nga burime të ortakut, por nga pagesat e realizuara nga prenotuesit.

Mbështetur në këto fakte, SPAK ka kërkuar në diskutimet përfundimtare revokimin e sekuestros për shoqërinë “ISUFAJ-2004” shpk. Ndërkohë, sipas vendimit të gjykatës, prokurorët i kanë qëndruar kërkimit për konfiskimin e pasurive të tjera.

Gjykata në përfundim, ka gjetur të drejtë kërkesën për revokimin e sekuestros ndaj shoqërisë ndërtimore “ISUFAJ-2004”.

“Gjykata çmon se mbi bazën e provave të administruara gjatë gjykimit, duke i parë në unitet me provat e tjera, nuk provohet që kjo shoqëri në fillimet e veta të jetë financuar nga ortaku. Pra, nuk provohet qe të jetë financuar me burime të paligjshme,” arsyeton gjyqtari Erion Bani.

Po ashtu, gjyqtari Bani ka vlerësuar se një pasuri e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 5600 m2 në lagjen Sheq i Madh në Fier, është përfituar nga shtetasi Agim Çako mbi bazën e ligjit 7501, duke e hequr edhe atë nga lista e konfiskimeve.

Në përfundim, gjykata ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke konfiskuar vetëm 7 prej 12 pronave të paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Isufajt dhe personave të tij të lidhur.

Vendimi mori formë të prerë më 13 prill të vitit 2023, pasi nuk u ankimua nga ana e prokurorëve të SPAK dhe as nga avokatët./Reporter

Etiketat: arbeni isufajben qimjagjkkoisufaj 2004ndertimispak
Artikulli para

KPP zhbllokon tenderin 5 milionë euro për internetin pasi detyroi AKSHI-n të rishikonte kriteret

Artikulli pas

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Të Përzgjedhura

Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë
Ekonomi

Te gjitha bizneset e lidhura në 6 kv, nga 1 janari do dalin në treg të lirë

Nga SkyWeb
30 Tetor, 2025
0

Nga 1 janari 2026, të gjitha subjektet e lidhura në tension 6 kilovolt (kV) do të kenë mundësinë të furnizohen...

Lexo të plotë
Krerët e bankave të shqetësuar nga AI: Mund të krijojë flluska financiare dhe kriza të reja

Krerët e bankave të shqetësuar nga AI: Mund të krijojë flluska financiare dhe kriza të reja

2 Korrik, 2026
Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet

Tatimet: 250 mln lekë kompensim karburanti për shoqëritë e transportit, kur nisin aplikimet

30 Maj, 2026
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Pse RyanAir mund të jetë kompania më e suksesshme në botë

28 Janar, 2026
“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik

“Patatinat po vrasin”, industria e ushqimit kundër shëndetit publik

20 Nëntor, 2025

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr