• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët e Elbasanit, ku theksoi se sektori i bujqësisë po hyn në një fazë të re mbështetjeje financiare dhe institucionale, me dyfishimin e buxhetit për zhvillimin rural dhe një sërë mekanizmash të rinj që synojnë rritjen e prodhimit dhe fuqizimin e eksporteve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se mandati i ri qeverisës është një prej më të vështirëve, por se mbështetja e qytetarëve me 83 mandate i jep qeverisë hapësirën e nevojshme për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE dhe për t’i vendosur transformimeve të nisura “vulën europiane”.

Ai nënvizoi progresin e tre mandateve të fundit në bujqësi, ku prodhimi i serave është trefishuar, duke arritur në 220 hektarë, ndërsa prodhimi i perimeve i është afruar 1.5 milionë tonëve.

Rama theksoi se eksportet bujqësore janë zgjeruar dhe kanë përmbysur raportin import–eksport. Pjesa e importeve ka rënë në 1/3, ndërsa objektivi i qeverisë është 1 import, 2 eksporte.

Vetëm për nëntëmujorin e parë të vitit 2025, vlera e eksporteve bujqësore ka kaluar gjysmën e miliardit euro.

Kryeministri konfirmoi se buxheti i bujqësisë për vitin 2026 “nuk është thjesht më i lartë, por shumë më i lartë”, duke dyfishuar fondet e skemës kombëtare. Ai theksoi gjithashtu se të gjitha pagesat për fermerët do të mbyllen brenda vitit, ndërsa brenda vitit 2025 do të finalizohet edhe Banka e Zhvillimit, një instrument i ri për financimin e projekteve të sipërmarrjes dhe bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi mekanizmin e ri të kompensimit prej 10% të vlerës së faturës për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet.

Sipas tij, fatura do të lëshohet nga blerësi dhe fermerët do t’i paraqesin në tatime çdo gjashtë muaj, ku shteti do t’u kthejë automatikisht 10% të vlerës së faturave.

Ky mekanizëm, i përdorur edhe në vendet e BE-së, synon të forcojë formalizimin dhe të rrisë përfitimin e fondeve europiane për modernizimin e bujqësisë. Ministri theksoi se kjo është shkalla më e lartë e kompensimit në rajon.

Salla bëri të ditur se 5.2 miliardë lekë do t’i dedikohen vetëm skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve, një fond 16% më i lartë se buxheti fillestar i vitit aktual.

Ai shtoi se edhe pensionet rurale do të rriten ndjeshëm, duke kaluar nga 11,500 lekë aktualisht, në 18,000 lekë deri në vitin 2030, ndërsa rritja mujore do të nisë që prej janarit 2026, përveç indeksimit vjetor.

Takimi në Elbasan shënon nisjen e një cikli të ri konsultimesh me fermerët, ndërsa qeveria premton mbështetje të zgjeruar financiare, teknike dhe strukturore për bujqësinë, sektor që mbetet një prej prioritetëve kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. /skyweb.al

Artikulli para

STATISTIKAT/ Sa harxhojnë shqiptarët gjatë udhëtimeve jashtë

Artikulli pas

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

29 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
Aktualitet

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë
Aktualitet

Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë

28 Qershor, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Aktualitet

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

28 Qershor, 2026
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?
Ekonomi

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

27 Qershor, 2026
Artikulli pas
Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan "karafilat" që nuk durojnë si të tjerët në radhë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik
Ekonomi

Azisë po i mbaron nafta, tregjet në Kinë, Indi dhe Kore të Jugut në panik

Nga SkyWeb
9 Mars, 2026
0

Lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po trondit tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar një rritje të fortë të çmimeve...

Lexo të plotë
Shqipëria do të fotografohet nga lart, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

Shqipëria do të fotografohet nga lart, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

13 Nëntor, 2025
Pasiguria ekonomike po rrit ankthin, çfarë këshillojnë ekspertët

Pasiguria ekonomike po rrit ankthin, çfarë këshillojnë ekspertët

21 Maj, 2026
“Air France” dhe “Airbus” shpallen fajtorë për tragjedinë ajrore Rio de Zhaneiro-Paris

“Air France” dhe “Airbus” shpallen fajtorë për tragjedinë ajrore Rio de Zhaneiro-Paris

21 Maj, 2026
Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

Një Paqe (amnisti) Fiskale në mungesë totale transparence

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

Ditëlindje nën “rrethim” dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

29 Qershor, 2026
Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

29 Qershor, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

Spiropali bojkoton Ramën në mbledhjen e grupit të PS pas sfidave publike

29 Qershor, 2026
Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr