• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Subvencionet për bujqësinë, autorizohen mbi 6,600 pagesa, kërkesat tejkalojnë fondin me 2 miliardë lekë

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mbi 6,600 fermerë pritet të marrin së shpejti pagesat nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural njoftoi se deri tani janë autorizuar 6,609 pagesa dhe fondet janë kaluar në Thesarin e Shtetit. Shumat pritet të depozitohen në llogaritë bankare të përfituesve, ndërsa procesi vazhdon për fermerët e tjerë.

Interesi për subvencionet ka qenë ndjeshëm më i lartë se mundësitë financiare të skemës. Në total janë paraqitur 42,728 aplikime, me një vlerë të kërkuar prej 7.2 miliardë lekësh, ndërsa fondi në dispozicion është 5.2 miliardë lekë.

Kjo do të thotë se kërkesat e fermerëve e tejkalojnë buxhetin e skemës me rreth 2 miliardë lekë.

Fieri kryeson për numrin e aplikimeve, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe që mbajnë një pjesë të rëndësishme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral në vend.

Në fazën e parë u kualifikuan rreth 21 mijë blegtorë dhe bletarë, ndërsa aplikantëve iu dha kohë për plotësimin e dokumentacionit shtesë.

Numri më i madh i aplikimeve të kualifikuara i përket mbështetjes për tufat e bagëtive të imta, me 7,234 raste. Pas tyre renditen bletarët me rreth 7 mijë përfitues të kualifikuar.

Për tufat e lopëve janë kualifikuar 6,661 aplikime, ndërsa për mbarështimin e dosave dhe paradosave janë miratuar 269 aplikime.

Skema Kombëtare e vitit 2026 përmban 12 masa mbështetëse, nga të cilat nëntë janë pagesa direkte dhe tri financojnë investime.

Mbështetja direkte përfshin tufat bazë të gjedhit dhe të bagëtive të imta, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe ripopullimin e ujërave të brendshme.

Tri masat e investimeve financojnë fermerët deri në moshën 40 vjeç, ndërtimin ose rikonstruksionin e staneve dhe mekanizimin e bujqësisë.

Sipas AZHBR-së, mbështetja synon uljen e kostove, rritjen e cilësisë së produkteve, përmirësimin e standardeve dhe nxitjen e praktikave të qëndrueshme në bujqësi.

Artikulli para

Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh

Artikulli pas

Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

Shtet-formimi dhe Llogaridhënia Politike përmes Politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian

Të Përzgjedhura

HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

Nga SkyWeb
6 Prill, 2026
0

Rritja e çmimeve të karburanteve, e nxitur nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, nuk ka ndikuar në sjelljen e konsumatorëve...

Lexo të plotë
Europa rrezikon të mbetet pa naftë deri në prill nëse vijon kriza në Lindjen e Mesme

Europa rrezikon të mbetet pa naftë deri në prill nëse vijon kriza në Lindjen e Mesme

25 Mars, 2026
Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

23 Qershor, 2025
Finnair nis fluturimet direkte mes Helsinkit dhe Tiranës, Shqipëria shton destinacionet e reja drejt Evropës Veriore

Finnair nis fluturimet direkte mes Helsinkit dhe Tiranës, Shqipëria shton destinacionet e reja drejt Evropës Veriore

2 Maj, 2026
Studimi: Autizmi më i lartë te fëmijët e lindur nga nëna që kanë kaluar Covid-19 gjatë shtatzënisë

Studimi: Autizmi më i lartë te fëmijët e lindur nga nëna që kanë kaluar Covid-19 gjatë shtatzënisë

1 Nëntor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr