• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Rritet me gati 40% numri i turistëve që vizituan Shqipërinë në tetor

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sektori i turizmit ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit tetor, duke shënuar rritje të ndjeshme si në vizitorë ashtu edhe në netë qëndrimi. Sipas INSTAT, numri total i vizitorëve u rrit me 39.1% krahasuar me tetorin e një viti më parë, duke konfirmuar që sezoni turistik po zgjatet gradualisht përtej muajve klasikë të verës.

Rritja më e madhe vjen nga vizitorët jo rezidentë, të cilët janë rritur me 55.4%. Turistët e huaj jo vetëm që kanë ardhur më shumë, por edhe kanë zgjedhur të qëndrojnë më gjatë. Netë qëndrimet e tyre u rritën me 26%, ndërsa totali i netë qëndrimeve në vend u zgjerua me 17.4%. Ndërkohë, vizitorët vendas patën rritje më të butë, me 5.8%, por netë qëndrimet e tyre ranë me 3.1%, duke reflektuar një ritëm më të qetë të kërkesës së brendshme.

Zonat bregdetare mbeten motori kryesor i rritjes, me një zgjerim prej 73.6% të vizitorëve në krahasim vjetor. Akomodimet alternative – si bujtinat, shtëpitë turistike dhe struktura të tjera jo tradicionale – shënuan rritje të fortë prej 54.4%, duke treguar diversifikimin e ofertës turistike dhe kalimin drejt modeleve më fleksibël të akomodimit.

Sa i përket origjinës së turistëve të huaj, Kosova vijon të kryesojë me 14% të totalit të ardhjeve në tetor. Italia dhe Gjermania pasojnë me nga 13% secila, ndërsa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar përbëjnë 7% dhe 5%. Pothuaj gjysma e vizitorëve të tjerë – rreth 48% – vijnë nga tregje të ndryshme, duke treguar një shtrirje gjithnjë e më të gjerë të interesit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Një tjetër tregues pozitiv është edhe norma e shfrytëzimit të dhomave, e cila arriti në 31.6%, nga 27.7% që ishte një vit më parë. Kjo tregon se jo vetëm ka më shumë vizitorë, por dhe struktura akomoduese po arrijnë rezultate më të mira operacionale.

Tetor i 2025 konfirmon se turizmi mbetet një ndër sektorët me rritjen më të qëndrueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë lokale dhe atë kombëtare. /skyweb.al

Artikulli para

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Artikulli pas

“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit
Aktualitet

Maxhoranca kalon me 85 vota shkrirjen e 15 bashkive edhe me kartonët “jeshil” të Braçes dhe Spiropalit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

“Generation Voyage”: Shqipëria, destinacioni turistik mesdhetar me thesare dhe histori të pasur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, 200 mijë vizitorë nga janari
Turizëm

Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, 200 mijë vizitorë nga janari

Nga Editor
6 Shtator, 2026
0

Gjirokastra vijon të jetë një ndër destinacionet më tërheqëse turistike në Shqipëri, duke mirëpritur vizitorë nga vende të ndryshme të...

Lexo të plotë
E gjithë java me reshje të dendura shiu, harta e rrezikut për përmbytjet

Alarm nga sinoptikanët: I gjithë vendi përfshihet nga stuhi të forta të premten

22 Korrik, 2026
Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

Mbi 30% e 8-vjeçarëve në Shqipëri janë mbipeshë

7 Nëntor, 2025
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

21 Shkurt, 2026
Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

Rreth 11 mijë aplikime në 4 ditë për mbështetjen në bujqësi

30 Maj, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr