• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E enjte, 25 Shtator, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2025
in Aktualitet, Kryesore
A A
0
Para vetëm për burrat, vetëm 20 % e grave “përballojnë” me reklamë në media për fushatën
Share on FacebookShare on WhatsApp

NGA ESIONA KONOMI

Politika ka qenë për shekuj me radhë që “punë burrash”. Por tani, nuk është me ekskluzititet e tyre. Ama, kur vjen puna tek paratë, gratë janë akoma në “mëshirën” e gjinisë tjetër.

Vetëm 20 % e atyre që arrijnë të bëjnë reklamë politike në media ose në rrjetet sociale për fushatën e 11 majit janë gra.

Të dhënat e një monitorimi (nga nisja e fushatës më 11 prill deri më 6 maj) në faqet online të mediave kryesore në vend, si dhe hapësirave televizive që vihen në dispozicion të kandidatëve kundrejt pagesës, konfirmojnë se gratë kanë aftësi më të ulët paguese dhe kësisoj gëzojnë më pak hapësirë mediatike.

E njëjta gjë vlen edhe për të reklamën në rrjetet sociale, kryesisht në platformën “Meta”, ku kandidatët burra që paguajnë për vizibilitet janë më të shumtë në numër dhe me shpenzime më të larta në këtë aspekt.

Reklamat në faqet online
Vetëm tre kandidate gra mundën të siguronin hapësira përmes banerave me portretin e tyre dhe mënyrën se si mund të votohej për to me 11 maj. Një reklamë për Jorida Tabakun qëndroi për të paktën 1 javë në krye të uebsajtit të televizionit Klan dhe tek Syri.net.

Banera reklamues elektorale u gjetën edhe për dy kandidate të tjera gra, edhe pse në faqe më të vogla online. E tillë ishte Frida Mavriqi, një kandidate e Partisë Mundësia në Fier, që kishte një reklamë tek CNA.
Po ashtu, një baner i kandidates socialiste Persida Shkrepa u shfaq tek Newsboomb.

Të paktën 9 kandidatë burra bënë reklamë të gjatë në disa portale të mëdha, duke filluar nga dita e parë e fushatës dhe për 3 javë rresht.

Damian Gjiknuri dhe Vasil Llajo, kandidatë të PS-së në Vlorë publikuan në ballinën e Shqiptarja.com video “pop app” dhe spote që tregonin si mund të votohej për ta.

Të njëjtën gjë bënë në këtë faqe online edhe Halit Valteri, kandidat i PS-Tiranë dje Enekelejd Alibeaj, nga Djathtas për Zhvillim, po në Tiranë.

Reklamë online në portalin BalkaWeb bëri Agron Shehaj, kryetar dhe kandidat i partisë “Mundësia” në Tiranë, kurse Endri Shabani, kandidat në Tiranë i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, publikoi baner reklamues tek portali Tema.net.

Monitorimi gjeti reklama në portale nga kandidati Pëllumb Seferi i Koalicionit Euroatlantik, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dh kandidati i PSD, Tedi Mula.

Pagesat te “Meta”
Një hulumtim “SkyWeb.al”, dokumentoi se sa para ishin shpenzuar në 90 ditët e fundit për reklamë politike në platformën “Meta”, për sponsorizime postimesh në “Facebook” dhe “Instagram”.

Analiza e të dhënave tregon se vetëm 4 gra, kundrejt 15 burrave shpenzuam para për të mbërritur tek votuesit e tyre përmes rrjeteve sociale.

Kështu, tek 20 %-shi i kandidateve gra që mundën ta përballonin koston e kësaj gare online, ishin zonjat: Jorida Tabaku, Taulant Jupi, Andia Ulliri dhe Oriola Pampuri, të renditura sipas pagesave, nga më e larta, tek më e ulta.

Lista e kandidatëve burra është e gjatë, dhe 4 kandidatët që kanë investuar më shumë në platformën “Meta”, janë: Agron Shehaj, Grigel Mucollari, Vullnet Sinaj dhe Gazment Bardhi.

Lista vijon me burrat: Endri Hasa, Endri Shabani, Bujar Leskaj, Vasil Llajo, Ergys Llanaj, Klevis Kaso, Akil Kraja, Pellumb Seferi, Ardit Bido dhe Gentian Koçi.

Në fund të listës është drejtuesi i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha.

Shifrat në emisionet televizive
Dy mediat më të mëdha në vend, Top Channel dhe TV Klan krijuan hapësira të veçanta për kandidatët, në emisionin “Opinion” dhe “Pas emrit”.

Në pjesën e tretë e promocionale të emisionit “Opinion” u transmetuan profile të 5 burrave (Aleksandër Jushi, Agron Shehaj, Kliti Hoti, Grigels Muçollari dhe Vasil Llajo) dhe vetëm 3 grave (Barbara Doda, Blerina Gjylameti dhe Edlira Dyrmishi).

Ndërsa emisioni “Pas emrit”, deri në ditën e monitorimit transmetoi dy profile për kandidatësh burra (Bledi Çomo dhe Erald Kapri) dhe vetëm një kandidate grua, Sara Mile.

Gratë, shumë kandidate, por pak të zëshme
Lista e grave që kandidojnë më 11 maj plotëson kriterin gjinor, ku të paktën 1/3 e listës së secilës parti, përfaqësohet. Të dhënat e analizuara tregojnë për 711 gra në lista, në mes të 2046 kandidatëve në total.
Gruaja që rezulton në mënyrë konstante të ketë pasur aftësinë për të paguar, është demokratja që kandidon në zonën e rrezikut në Tiranë, Jorida Tabaku. Ajo ka paguar 13 mijë dollarë për 3 muaj në rrjetet sociale, teksa ka një profil të pasur personal të videove dhe mesazheve të përcjella prej saj.

Ajo do të konsiderohej si “kampionia” që thyen të gjithë këtë panoramë dekurajuese për gratë dhe vajzat që garojnë me burrat në terren të pabarabartë, jo vetëm për numrat, por edhe për financat.

Partitë janë të gjitha të drejtuar nga burra, dhe njëherësh financat e partive janë në duar të tyre.

Ligji “Për partitë politike” dhe “Kodi Zgjedhor” nuk ju japin grave asnjë garanci për të përfituar financim nga fondet që shteti shqiptar ju jep partive për fushatë. Kështu, gratë ngelen nën “mëshirën” e burrave që drejtojnë partitë si kryetarë apo sekretarë të përgjithshëm.

Një nismë e deputetes Monika Kryemadhi e tetorit 2024, që forumet e grave të marrin 10% të fondit shtetëror, ngeli në sirtarët e Kuvendit.

“Fushatat tona financohen me lëmoshën që jep kryetari, jo partia. Gratë shpesh bëjnë kompromise për të siguruar një vend të sigurt në lista, duke mos lejuar që të vijnë gra të tjera pas tyre,” thotë ajo.

Siç dëshmohet në raportin “Gjinia, Paraja dhe Politika” të Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”, me mbështetjen e NDI, 67% e kandidatëve në Shqipëri kanë deklaruar se janë detyruar të vetë-financojnë fushatat e tyre, ndërsa partitë politike shpesh kufizojnë mbështetjen vetëm në organizimin e eventeve të përgjithshme, duke ia lënë grave për “barrë” kostot konkrete të fushatës. Ky boshllëk tregon qartë se pabarazia gjinore në politikë nuk është thjesht çështje numrash, por e pushtetit dhe aksesit real.

“Pavarësisht këtyre përmirësimeve ligjore dhe hapave konkretë për të siguruar përfaqësim të barabartë midis burrave dhe grave në politikë, vendi ende mbetet prapa. Gratë nuk kanë të njëjtën qasje në burime financiare, gjë që rrjedh nga punët me pagë përgjithësisht më të ulët, aksesi më i pakët në prona, asete financiare dhe burime të tjera që nevojiten gjatë zgjedhjeve. Gratë gjithashtu mbeten prapa burrave për sa i përket vizibilitetit gjatë zgjedhjeve, siç është theksuar në raportet e mëpasshme zgjedhore të OSBE/ODIHR.

Fakti që fushatat zgjedhore janë bërë më të kushtueshme, me kalimin e kohës e bën edhe më të vështirë aksesin në financim politik, veçanërisht nga burime private”,-shprehet ekspertja Mirela Arqimandriti. /skyweb.al

Etiketat: esiona konomifushatareklamat
Artikulli para

TIA u sugjeron pasagjerëve që fluturojnë në 15-16 maj të paraqiten 3 orë para në Aeroport

Artikulli pas

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn
Aktualitet

Qeveria shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë
Aktualitet

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar
Aktualitet

Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

24 Shtator, 2025
Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz
Ekonomi

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

24 Shtator, 2025
Rama: Uji në Tiranë problem si kurrë më parë, do ndërhyjmë te drejtimi i UKT
Aktualitet

Rama: Uji në Tiranë problem si kurrë më parë, do ndërhyjmë te drejtimi i UKT

24 Shtator, 2025
Shënojnë rritje rekord çmimet e banesave në Shqipëri
Ekonomi

Shënojnë rritje rekord çmimet e banesave në Shqipëri

24 Shtator, 2025
Artikulli pas
Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Kryesore

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
0

Lutfi Dervishi Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë. “Janë me 30%...

Lexo të plotë
BSH i hap rrugën kreditimit koncesioneve, zbuten kufizimet rregullatore

BSH i hap rrugën kreditimit koncesioneve, zbuten kufizimet rregullatore

11 Korrik, 2025
Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

Turistët po vijnë në Shqipëri edhe për të lënë drogën

22 Qershor, 2025
Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

Shtohen rastet e mashtrimeve me kredi, pas skandalit të IUTE Credit plas edhe te Raiffeisen Bank: Si u fut në borxh Ademi nga Tirana pa ditur gjë

6 Gusht, 2025
Sfidat e tregut, gratë shqiptare punojnë më shumë në bujqësi

Sfidat e tregut, gratë shqiptare punojnë më shumë në bujqësi

16 Shtator, 2025

Të Fundit

Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Qeveria shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025
Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

25 Shtator, 2025
Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

24 Shtator, 2025
45 gjyqtarë polakë ngrenë dolli në Lezhë

45 gjyqtarë polakë ngrenë dolli në Lezhë

24 Shtator, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr