• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas dështimit të projektit korruptiv të inceneratorëve, kriza e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan është thelluar ndjeshëm. Bashkia e qytetit nuk ka fonde për të ndërtuar një landfill të ri dhe i është drejtuar qeverisë për mbështetje financiare.

Administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, Leli Kaja, gjatë një interpelance në Këshillin Bashkiak më 29 korrik, e cilësoi situatën emergjente, duke theksuar se inceneratori është jashtë funksioni dhe se sasia e mbetjeve ka shembur disa skarpata të landfillit.

Sipas tij, në venddepozitim hyjnë mbi 150 ton mbetje në ditë, duke rrezikuar përsëritjen e incidenteve.

Inceneratori i Elbasanit, më i vogli nga tre impiantet e ndërtuara me skemën PPP dhe që kushtoi 26 milionë euro, ka mbetur prej vitesh me defekt.

Prej vitit 2021, menaxhimi i zonës është marrë nga “Eco-Elb” përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, por kompania nuk ka arritur ta vërë në punë impiantin.

Kryebashkiaku Gledian Llatja deklaroi se, sipas strategjisë kombëtare, mbetjet duhet të shkojnë në landfill, por bashkia nuk ka kapacitete financiare për ndërtimin e një të riu.

Edhe këshilltarët bashkiakë, të majtë e të djathtë, e shohin si të vetmen zgjidhje ndërtimin ose zgjerimin e venddepozitimit.

Kriza e Elbasanit shihet si një pasojë direkte e kontratave të inceneratorëve, që u kushtuan taksapaguesve mbi 150 milionë euro për impiante me probleme ose të pambyllura. Burimi: BIRN

Etiketat: elbasanlandfilli
Artikulli para

Shqiptarët po heqin dorë nga “Mercedesi”, mbi 1 milionë makina në rruget e vendit

Artikulli pas

SPAK godet “peshkaqenët” e kokainës, arrestime të bujshme: Sekuestrohet Ajman Park i Jul Ballës në Shijak, i merret celulari pronarit të Klajdi Resort, Osman Kokoshi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

2 Nëntor, 2026
Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve
Aktualitet

Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SPAK godet “peshkaqenët” e kokainës, arrestime të bujshme: Sekuestrohet Ajman Park i Jul Ballës në Shijak, i merret celulari pronarit të Klajdi Resort, Osman Kokoshi

SPAK godet "peshkaqenët" e kokainës, arrestime të bujshme: Sekuestrohet Ajman Park i Jul Ballës në Shijak, i merret celulari pronarit të Klajdi Resort, Osman Kokoshi

Të Përzgjedhura

Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?
Shëndet

Pse nuk duhet t’i lani pulën, mishin dhe vezët para gatimit?

Nga Editor
30 Tetor, 2026
0

Larja e ushqimeve para gatimit shihet nga shumë njerëz si një hap i domosdoshëm për higjienën, por Administrata Amerikane e...

Lexo të plotë
“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

“Mund të helmoheni. Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

29 Janar, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Konkurrenca hap hetim për tregun e sigurimeve: Fokusi te TPL dhe Kartoni Jeshil

17 Mars, 2026
Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

Media spanjolle: Nga Riviera te Alpet, ja pse Shqipëria është destinacioni i verës 2026

14 Korrik, 2026
Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

Studentët që jetuan sikur të ishin në Hënë në malet e Zvicrës

28 Tetor, 2025

Të Fundit

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr