• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Arkitekti holandez Vini Mass, i njohur për projektimin e disa prej kullave më ikonike në Tiranë, ka prezantuar një tjetër ide të tijën, tashmë për një tjetër kullë në qendër të kryeqytetit.

Gjatë festivalit ndërkombëtar të arkitekturës “Bukë dhe Zemër”, Mass prezantoi projektin e tij më të fundit, pjesë e platformës “Albania 2.1”, ku përfshihet ndërtimi i një kulle të re pas godinës me formën e kokës së Skënderbeut. Sipas planit të ekspozuar shkurtimisht, ndërtimi i ri parashikohet në truallin pranë ose mbi pallatin ku dikur kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

“Kjo mund të kthehet në një aventurë të re urbane. Duhet të shtojmë eksperienca të reja në koleksionin e qytetit”, u shpreh Mass në prezantimin e mbajtur përpara një salle të mbushur me arkitektë ndërkombëtarë dhe në prani të vetë kryeministrit Rama.

Pallati i përmendur mbart një vlerë të veçantë simbolike për qytetin, pasi lidhet me figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, por aktualisht ai ndodhet i rrethuar nga ndërtesa të larta. Ende nuk është bërë e qartë nëse projekti i Mass parashikon shembjen e godinës ekzistuese.

Vetëm një moment i shkurtër i prezantimit vizual të projektit u transmetua në ekran, por mjaftoi për të rikthyer debatin mbi fatin e trashëgimisë urbane në Tiranë dhe përplasjen mes kujtesës kulturore dhe zhvillimit agresiv.

Mass është autor i kullës DownTown One, si dhe i Kullës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës, ku silueta e heroit kombëtar është përdorur si element identifikues i ndërtesës. Tashmë, me propozimin për ndërtim në një tjetër zonë me simbolikë të fortë, arkitekti shton një tjetër ndërhyrje në peizazhin e Tiranës. /skyweb.al

Etiketat: kullaskenderbeutiraneVini Mass
Artikulli para

Lajm i keq për pasagjerët, pritje deri në 4 orë dhe kompania ajrore nuk ka detyrim dëmshpërblimin: Çfarë ka ndryshuar

Artikulli pas

Pse Inteligjenca Artificiale nuk jua ka marrë ende vendin e punës?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse Inteligjenca Artificiale nuk jua ka marrë ende vendin e punës?

Pse Inteligjenca Artificiale nuk jua ka marrë ende vendin e punës?

Të Përzgjedhura

SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës
Aktualitet

SPAK shton një tjetër akuzë ndaj Berishës

Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
0

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë për çështjen...

Lexo të plotë
Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

Pas Mirlinda Karçanajt, shkarkohet edhe Engjell Agaçi

13 Shkurt, 2026
Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

Vjen “ilaçi” për të paduruarit: Turqia gjobit pasagjerët që ngrihen nga sedilja para se avioni të ndalojë plotësisht

1 Qershor, 2025
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Valutat e huaja dobësohen përballë Lekut

12 Maj, 2026
Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

Dëgjimi i muzikës përpara fjetjes ndikon në një gjumë më të mirë, thonë ekspertët  

19 Tetor, 2025

Të Fundit

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr