• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

KESH i rikthehet blerjes së energjisë, 52 milionë euro të shpenzuara nga janari deri dje

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
KESH i rikthehet blerjes së energjisë, 52 milionë euro të shpenzuara nga janari deri dje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e kërkesës për energji për shkak të temperaturave të larta të javëve të fundit, e kombinuar me mungesën e reshjeve dhe uljen e prodhimit nga hidrocentralet, ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të kthehet sërish në tregun ndërkombëtar për të siguruar energji elektrike. Brenda një periudhe prej 15 ditësh, KESH ka zhvilluar katër tenderë për blerjen e energjisë, me një vlerë totale të shpenzuar prej rreth 14 milionë eurosh.

Energjia e siguruar me këto procedura, me një çmim mesatar rreth 95 euro për megavat-orë (MWh), do të mbulojë konsumin deri më 22 qershor. Blerjet e fundit vijnë pas një periudhe prej rreth tre muajsh ku KESH nuk kishte realizuar importe energjie, pasi tenderi i fundit ishte zhvilluar në mes të muajit mars.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga KESH, gjatë këtij viti janë blerë gjithsej rreth 408 mijë MWh energji me një çmim mesatar prej 124 euro për MWh. Vetëm në tre muajt e parë të vitit, tenderët e zhvilluar kanë arritur një faturë totale prej 38 milionë eurosh, ndërsa me përfshirjen e blerjeve të fundit, fatura totale për vitin 2025 ka arritur tashmë rreth 52 milionë euro.

Kjo situatë paraqet një dinamikë të ndryshme krahasuar me vitin 2024, kur prodhimi i qëndrueshëm i hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit bëri të mundur që deri në muajin qershor të mos realizohej asnjë blerje importi. Gjatë gjithë vitit të kaluar, fatura e përgjithshme për blerjen e energjisë arriti në rreth 70 milionë euro.

Pavarësisht situatës më të qëndrueshme në pjesën e parë të vitit, varësia e sistemit energjetik shqiptar nga kushtet hidrike mbetet e lartë, duke e bërë tregun e brendshëm të energjisë të ndjeshëm ndaj çdo devijimi të kushteve klimatike dhe rritjes së papritur të konsumit. /skyweb.al

Etiketat: blerjeenergjia elektrikekesh
Artikulli para

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Artikulli pas

Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria rrit pagat për zjarrfikësit, sa përfitojnë sipas kategorisë
Ekonomi

Qeveria rrit pagat për zjarrfikësit, sa përfitojnë sipas kategorisë

11 Shkurt, 2026
Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët
Ekonomi

Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët

11 Shkurt, 2026
La Repubblica: Pensionistët italianë në Shqipëri janë të sigurt, qeveria nuk do të vendosë taksa të reja
Ekonomi

La Repubblica: Pensionistët italianë në Shqipëri janë të sigurt, qeveria nuk do të vendosë taksa të reja

11 Shkurt, 2026
WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit
Aktualitet

WOW! Pas mega skandalit AKSHI, qeveria bëhet gati të kalojë në një “dorë” miliardat e tenderëve të teknologjisë së informacionit

11 Shkurt, 2026
Kadastra heq sportelet për legalizimet, dokumentet kalojnë te e-Albania
Ekonomi

Kadastra heq sportelet për legalizimet, dokumentet kalojnë te e-Albania

11 Shkurt, 2026
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti
Ekonomi

BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri: Fokus te energjia, digjitalizimi dhe transporti

11 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj

Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse operacionet plastike po preferohen të bëhen në dimër?
Shëndet

Pse operacionet plastike po preferohen të bëhen në dimër?

Nga Editor
8 Shkurt, 2026
0

Dimri po shndërrohet gjithnjë e më shumë në sezonin e preferuar për kirurgjinë plastike, pasi shumë persona zgjedhin këtë periudhë...

Lexo të plotë
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

Shqiptarët sigurojnë vetëm 119 euro për frymë, penetrimi vetëm 1 % në raport me GDP

4 Shkurt, 2026
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor

24 Shtator, 2025
Çfarë ndodh kur prishet njëri motor i avionit në ajër

Çfarë ndodh kur prishet njëri motor i avionit në ajër

8 Korrik, 2025
“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie ndjeshëm besimi i bizneseve se ekonomia do të performojë mirë

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie ndjeshëm besimi i bizneseve se ekonomia do të performojë mirë

13 Gusht, 2025

Të Fundit

Qeveria rrit pagat për zjarrfikësit, sa përfitojnë sipas kategorisë

Qeveria rrit pagat për zjarrfikësit, sa përfitojnë sipas kategorisë

11 Shkurt, 2026
Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët

Rritje pagash dhe indeksim për administratën e bashkive, kush përfiton nga drejtuesit të specialistët

11 Shkurt, 2026
TikTok po ju gjurmon, edhe nëse nuk e përdorni aplikacionin. Si ta ndaloni

TikTok po ju gjurmon, edhe nëse nuk e përdorni aplikacionin. Si ta ndaloni

11 Shkurt, 2026
Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

11 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr