• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Qershor, 2025
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Travel and Tour World 
Ndërsa për dekada me radhë pushuesit britanikë kanë zgjedhur brigjet e Spanjës dhe Greqisë për pushimet e tyre verore, tendenca po ndryshon me shpejtësi. Turizmi në këto vende po përballet me çmime gjithnjë e më të larta dhe me protesta të vazhdueshme kundër tejmbushjes së zonave turistike, duke shtyrë shumë vizitorë të kërkojnë alternativa më të përballueshme dhe më të qeta. Në këtë panoramë të re, Shqipëria po del si një destinacion i ri premtues dhe gjithnjë e më tërheqës për britanikët.

Riviera shqiptare ofron ujëra të kristalta, male piktoreske dhe plazhe të arta, duke rivalizuar destinacionet e njohura të Mesdheut. Por ndryshe nga plazhet e mbipopulluara të Spanjës apo Greqisë, qytetet bregdetare si Saranda dhe Himara ofrojnë një atmosferë më të qetë dhe çmime shumë më të ulëta.

Saranda, e konsideruar tashmë si qendra më e gjallë e rivierës, po fiton emër për jetën e natës dhe festat bregdetare, duke u krahasuar me destinacione si Ibiza apo Ayia Napa, por me kosto shumë më të ulëta. Një gotë birrë kushton rreth 250 lekë (afërsisht 2 paund), ndërsa një darkë e plotë për dy persona në një restorant lokal nuk i kalon 5000 lekë, ose rreth 43 paund, çmime që mbeten të paarritshme për shumë zona turistike të Evropës Perëndimore.

Për ata që kërkojnë më shumë qetësi, Himara ofron një përzierje të plazheve me guralecë, ullishtave dhe ritmit të ngadaltë, duke e bërë të përshtatshme për çifte dhe familje që duan të shijojnë relaksin larg zhurmës së turizmit masiv.

Shqipëria përfiton nga kriza e mbingarkesës turistike në Evropë

Ndërkohë që qytete si Barcelona, Palma de Mallorca apo Athina përballen me protesta masive kundër mbingarkesës turistike, me banorë që ankohen për rritjen e qirave, trafikun dhe ndikimin mjedisor, Shqipëria po ofron një alternativë ende të pastër nga problemet e turizmit të pakontrolluar. Ky realitet po tërheq gjithnjë e më shumë udhëtarë britanikë, të cilët kërkojnë vende më autentike, më të përballueshme dhe më mikpritëse.

Si të shkosh në Shqipëri

Një ndër mënyrat më të thjeshta për të arritur në Rivierën Shqiptare është përmes ishullit grek të Korfuzit, vetëm 30 minuta me traget nga porti i Sarandës. Gjatë verës, kjo linjë bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, duke u shndërruar në një korridor të shpejtë dhe piktoresk drejt brigjeve shqiptare.

Edhe fluturimet drejt Korfuzit mbeten të favorshme. Sipas të dhënave të publikuara, në muajin korrik, çmimet për biletat njëdrejtimëshe nga Manchester drejt Korfuzit nisin nga 37 paund, ndërsa biletat kthyese fillojnë nga 49 paund, duke e bërë udhëtimin shumë më ekonomik se destinacionet e tjera europiane.

Një sekret ende i pazbuluar, por jo për shumë gjatë

Megjithëse nuk është më një destinacion i panjohur, Shqipëria ende ruan atmosferën e një destinacioni të freskët, të paprekur nga masat e mëdha të turistëve. Riviera shqiptare kombinon bukurinë mesdhetare, trashëgiminë historike dhe autenticitetin kulturor, pa e rënduar buxhetin e pushuesve.

Për britanikët që kërkojnë vlera, diversitet dhe peizazhe mbresëlënëse, brigjet e Shqipërisë po shndërrohen në një favorit të ri veror. Qoftë për të shijuar kokteje në Sarandë, për të eksploruar kështjella antike, apo për t’u relaksuar në qetësinë e Himarës, Riviera shqiptare po ofron bukurinë e Mesdheut pa kostot dhe problematikat e njohura të tij./skyweb.al

Etiketat: ksamilshqiperiturizem
Artikulli para

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Artikulli pas

Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës
Turizëm

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

Të pasurit shqiptarë shtojnë luksin, rritet importi i orave të shtrenjta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjerohet me dy destinacione të reja: Malaga dhe Londër Gatwick
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjerohet me dy destinacione të reja: Malaga dhe Londër Gatwick

Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë tënjoftojë hapjen e dy destinacioneve të reja ajrore tëoperuara nga Wizz Air, që...

Lexo të plotë
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28 Dhjetor, 2025
TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

TABELAT/ OSHEE zbulon se si do të bëhet pagesa me këste e detyrimeve të prapambetura

22 Korrik, 2025
Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

25 Shkurt, 2026
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

29 Qershor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr