• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

Editor Nga Editor
25 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ekspertja e karrierës Erin McGoff thotë se nuk duhet të shkoni kurrë në një intervistë pune pa disa përgjigje të përgatitura paraprakisht. Nxjerrja e tyre në momentin e duhur mund t’ju shpëtojë nga vështirësia për të formuluar një përgjigje të qartë ndaj një pyetjeje të vështirë.

Sipas McGoff, autore e librit The Secret Language of Ëork: Hyper-Helpful Scripts for Every Situation, praktikimi i asaj që dëshironi të thoni më parë ju ndihmon të ndiheni të qetë dhe të sigurt në situata me presion të lartë.

Në përvojën e saj, një pyetje që shpesh i vë në siklet kandidatët është: “Pse u larguat nga puna juaj e fundit?”

“Është një pyetje shumë e zakonshme me të cilën njerëzit hasin vështirësi,” thotë ajo, sepse “nuk dinë si ta shprehin në një mënyrë që të duket e sinqertë, por jo domosdoshmërisht e gjithë historia.”

Ja si sugjeron ajo t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje të ndërlikuar dhe çfarë duhet të shmangni.

Si të mos përgjigjeni

Në thelb, punëdhënësit “nuk u intereson realisht pse u larguat nga puna e fundit,” shkruan McGoff në librin e saj. “Ata po kërkojnë sinjale alarmi dhe përpiqen të kuptojnë pse mund të largoheni edhe nga kjo punë.”

Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se intervista “nuk është një seancë ankese.” Nuk është momenti për të folur për “shefin apo kolegët e tmerrshëm” në kompaninë e mëparshme.

Kur një kandidat ankohet për punën e kaluar, nga këndvështrimi i punëdhënësit, “gjithçka që dëgjojnë është: ‘Ky person po sjell shumë bagazh’ ose ‘po sjell shumë dramë’,” thotë McGoff.

Si rregull, ajo këshillon të shmangni çdo koment negativ për kompaninë apo kolegët e mëparshëm. Për më tepër, varësisht nga madhësia e industrisë suaj, intervistuesi mund t’i njohë ata personalisht.

Çfarë të thoni në vend të kësaj

Kandidatët duhet të jenë “paksa të kujdesshëm” në formulimin e përgjigjes, shkruan McGoff.

“Ju thoni të vërtetën, por në një mënyrë të përshtatur për rezultatin e dëshiruar të intervistës, që është të lini përshtypje të mirë,” shpjegon ajo.

Ajo rekomandon tre hapa për të strukturuar përgjigjen:

  1. Përmendni diçka që ju ka pëlqyer në rolin e mëparshëm

“Më pëlqeu shumë puna me produktet.”

“Isha krenar/e për arritjet që realizova.”

  1. Shpjegoni shkurt pse u larguat

Përdorni gjuhë neutrale. E vërteta e plotë “shpesh nuk është ajo që ata duan të dëgjojnë,” thotë ajo.

Në vend që të thoni se u larguat për shkak të një shefi toksik, mund të shpreheni kështu:

“Kompania bëri një ndryshim në menaxhim, dhe kjo ndryshoi dinamikën e rolit tim.”

“M’u duk se ishte momenti i duhur për të ecur përpara.”

“Po kërkoja më shumë mundësi për zhvillim në karrierë.”

  1. Lidheni me arsyen pse jeni të interesuar për këtë punë

“Kur pashë këtë pozicion, mendova se mund të sjell shumë vlerë në këtë kompani. Prandaj jam sot këtu.”

Në përgjithësi, kandidatët duhet të përqëndrohen në aftësitë e dhe interesin e tyre për rolin për të cilin po intervistohen, në vend të atij që kanë lënë, thotë ajo, dhe “t’i mbajnë gjërat jashtëzakonisht pozitive”.

/skyweb.al

 

Etiketat: intervistepune
Artikulli para

Propozimi i KE-së, si përkthehet në tarifa heqja e Roamingut me BE-në për abonentët shqiptarë të telefonisë celulare?

Artikulli pas

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Editor

Editor

Nga Kategoria

Apple prezanton modelet e reja  të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale
Aktualitet

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

25 Gusht, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Aktualitet

Hapen më 27 Gusht aplikimet për kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, kush përfiton

25 Gusht, 2026
Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë?

25 Gusht, 2026
Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Europa Perëndimore “digjet” nga zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

25 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes
Aktualitet

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro
Aktualitet

Topi i golit me dorë të Maradonës shitet për 2.9 milionë euro

24 Gusht, 2026
Artikulli pas
Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Njerëzit po jetojnë më gjatë, por jo më shëndetshëm
Shëndet

Njerëzit po jetojnë më gjatë, por jo më shëndetshëm

Nga Editor
22 Korrik, 2026
0

Njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, por një studim i ri global sugjeron se shumë prej këtyre...

Lexo të plotë
“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

“Adventurous Kate”: Shqipëria, destinacioni i plazheve mahnitëse dhe qyteteve historike

3 Mars, 2026
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

RCC thotë se historia dhe politika mbeten pengesat kryesore të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e rajonit

31 Janar, 2026
Rama premton paga shtesë për zjarrfikësit dhe shtyn me 6 muaj ardhjen e avionëve për shuarjen e zjarreve

Rama premton paga shtesë për zjarrfikësit dhe shtyn me 6 muaj ardhjen e avionëve për shuarjen e zjarreve

27 Korrik, 2026
Çeku që “nuk sjell” bebe

Çeku që “nuk sjell” bebe

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Apple prezanton modelet e reja  të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

Apple prezanton modelet e reja të Mac mini dhe Mac Studio, me fokus te inteligjenca artificiale

25 Gusht, 2026
Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

25 Gusht, 2026
Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

25 Gusht, 2026
Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

25 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr