• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kina po fiton terren në Evropë, ekspertët paralajmërojnë krizë industriale

Editor Nga Editor
19 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Kina po fiton terren në Evropë, ekspertët paralajmërojnë krizë industriale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Europa po përballet me një “tronditje kizene” të re, që sipas analistëve rrezikon të dëmtojë industrinë vendase, të shkaktojë humbje vendesh pune dhe të rrisë varësinë nga Kina. Ata paralajmërojnë se situata i ngjan krizës së SHBA-së pas hyrjes së Kinës në tregtinë globale, kur miliona vende pune industriale u zhdukën.

Jens Eskelund, president i Dhomës Europiane të Tregtisë në Pekin, tha:

“Kur njerëzit mendojnë për importet kineze, mendojnë për produkte të gatshme si makinat elektrike. Por problemi nuk është aty. Problemi është volumi i madh i komponentëve që importohen nga Kina. Europa po bëhet gjithnjë e më e varur nga Kina.”

BE-ja po shqyrton masa të reja për të ulur këtë varësi, përfshirë detyrimin që kompanitë të blejnë komponentë kritikë nga të paktën tre furnitorë të ndryshëm. Komisionerët europianë do të takohen më 29 maj për diskutime urgjente.

Oliver Richtberg nga VDMA tha se subvencionet shtetërore dhe kursi i këmbimit po i bëjnë produktet kineze shumë më konkurruese:

“Nëse sheh një furnitor në Kinë që ofron 95% të cilësisë së produktit europian, por 30-50% më lirë, kjo është një zgjedhje racionale. Pikërisht kjo po na dëmton.”

Ai paralajmëroi se industria europiane po humbet terren dhe vetëm në Gjermani sektori i makinerive humbi 22 mijë vende pune vitin e kaluar.

Sipas platformës Soapbox, ekziston rreziku i “kanibalizimit” të industrisë europiane. Për shembull, 96% e importeve të alkooleve polihidrike në BE vijnë nga Kina. Një autor i platformës tha:

“Rreziku është që furnizimi me çmime të ulëta ta bëjë prodhimin europian ekonomikisht të paqëndrueshëm, duke e lënë unionin të varur nga vetë burimi që e zëvendësoi.”

Ekspertët thonë se tarifat e vendosura nga BE ndaj makinave elektrike kineze nuk kanë dhënë efektin e pritur. Andrew Small nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë deklaroi:

“Të gjitha dinamikat e ‘China shock’ janë ende të pranishme, mjetet që ka përdorur deri tani BE-ja nuk përputhen me nivelin e importeve.”

Gjermania është goditur veçanërisht rëndë. Që nga viti 2019 ajo ka humbur rreth 250 mijë vende pune industriale, ndërsa suficiti tregtar i Kinës me Gjermaninë është dyfishuar.

Eskelund paralajmëroi:

“Deindustrializimi tashmë po ndodh. Në një moment kjo mund të mos jetë më vetëm çështje ekonomike, por edhe çështje sigurie për Gjermaninë.”

BE-ja ka propozuar ligje të reja për mbrojtjen e industrisë dhe sigurisë ekonomike, por ato nuk pritet të hyjnë në fuqi para vitit 2027, ndërsa presioni ndaj industrisë europiane vazhdon të rritet.

Etiketat: industria
Artikulli para

VIDEO/ Mirlinda Karçanaj kyç gojën pasi del nga SPAK, gazetarët e “gozhdojnë” pasi tha se nuk e kishin pyetur

Artikulli pas

Konsumimi i perimeve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë që fëmijët t’i pëlqejnë ato më vonë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Ekonomi

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë
Ekonomi

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro
Ekonomi

Falja e detyrimeve, Tatimet: 410 milionë euro të shlyera

18 Gusht, 2026
Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?
Ekonomi

Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?

18 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Dollari merr veten, euro nuk ndryshon

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Konsumimi i perimeve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë që fëmijët t’i pëlqejnë ato më vonë

Konsumimi i perimeve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë që fëmijët t’i pëlqejnë ato më vonë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre
Aktualitet

SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
0

Operacioni i SPAK kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash prek edhe tre emra të...

Lexo të plotë
Sa alkool duhet të pini për festa?

Sa alkool duhet të pini për festa?

23 Dhjetor, 2025
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Si ndryshon dogana e makinave, shtrenjtim deri në 25%: Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore

26 Dhjetor, 2025
Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

2 Janar, 2026
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

29 Prill, 2025

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr