• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Editor Nga Editor
28 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Pagliara dei Marsi, një fshat i lashtë rural i shtrirë në shpatet e malit Girifalco, në rajonin italian të Abruzzo-s, macet janë dukshëm më të shumta se njerëzit. Ato bredhin në rrugicat e ngushta, hyjnë e dalin nga shtëpitë dhe shtrihen mbi muret prej guri me pamje nga malet. Mjaullima e tyre është bërë pjesë e përditshme e qetësisë që ka mbizotëruar pas dekadash shpopullimi.

Por që nga muaji mars, kjo qetësi është thyer nga festime të pazakonta, lindja e një fëmije, shkruan The Guardian.

Lara Bussi Trabucco është foshnja e parë e lindur në Pagliara dei Marsi pas afro 30 vitesh, duke e çuar popullsinë e fshatit në rreth 20 banorë. Pagëzimi i saj në kishën përballë shtëpisë u ndoq nga i gjithë komuniteti, përfshirë edhe macet, ndwrsa lindja e saj e ka kthyer Larën në një “atraksion” të papritur.

“Njerëz që nuk e dinin as që Pagliara dei Marsi ekzistonte kanë ardhur vetëm sepse kishin dëgjuar për Larën,” tha e ëma, Cinzia Trabucco. “Në vetëm nëntë muaj, ajo është bërë e famshme.”

Ardhja e Larës është një simbol shprese për fshatin, por edhe një kujtesë e fortë e krizës së thellë demografike që po përjeton Italia.

Sipas të dhënave të Istat (Instituti Kombëtar i Statistikave), në vitin 2024 lindjet në Itali ranë në një minimum historik prej 369,944, duke vazhduar një trend negativ që zgjat prej 16 vitesh. Norma e fertilitetit zbriti në 1.18 fëmijë për grua, një nga më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Shkaqet janë të shumta: pasiguria në punësim, emigrimi i të rinjve, mungesa e mbështetjes për nënat që punojnë, si dhe rritja e infertilitetit mashkullor. Krahas këtyre, gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin thjesht të mos kenë fëmijë.

Të dhënat paraprake për shtatë muajt e parë të vitit 2025 tregojnë një përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Nga 20 rajonet e Italisë, Abruzzo shënon rënien më të madhe të lindjeve, me –10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Edhe pse i vogël, Pagliara dei Marsi pasqyron një realitet kombëtar të dominuar nga popullsi e plakur, shkolla të mbyllura dhe presion në rritje mbi financat publike.

“Kemi përjetuar një shpopullim drastik, të përkeqësuar nga humbja e shumë të moshuarve, pa asnjë zëvendësim gjeneratash,” tha kryetarja e bashkisë, Giuseppina Perozzi, e cila jeton vetëm pak dyer larg Larës.

Perozzi falënderoi Cinzia Trabucco-n, 42 vjeçe, dhe partnerin e saj, Paolo Bussi, 56 vjeç, për vendimin për të krijuar një familje, duke shpresuar se shembulli i tyre do të frymëzojë të tjerë.

Historia e çiftit është e veçantë. Trabucco, mësuese muzike, ka lindur pranë Romës dhe ka punuar për vite në kryeqytet, përpara se të zhvendosej në fshatin e origjinës së gjyshit të saj, me dëshirën për të rritur një familje larg zhurmës urbane. Aty u njoh me Bussi-n, një punëtor ndërtimi nga zona.

Pas lindjes së Larës, çifti përfitoi një bonus prej 1,000 eurosh, pjesë e masave të qeverisë së Giorgia Melonit për të luftuar atë që ajo e quan “dimri demografik” i Italisë. Ata marrin gjithashtu një pagesë mujore prej rreth 370 eurosh.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet balancimi i punës me kujdesin për fëmijën. Sistemi italian i çerdheve është kronikisht i pamjaftueshëm dhe, pavarësisht premtimeve, qeveria ende nuk ka arritur të rrisë ndjeshëm numrin e tyre. Shumë gra detyrohen të lënë punën gjatë shtatzënisë dhe e kanë të vështirë rikthimin në tregun e punës.

Çifti shqetësohet edhe për arsimin e ardhshëm të Larës. Fshati nuk ka pasur shkollë prej dekadash, ndërsa mbylljet e vazhdueshme të shkollave në zonat rurale vënë në pikëpyetje edhe institucionet më të afërta.

Sipas Trabucco-s, stimujt financiarë nuk janë të mjaftueshëm. “I gjithë sistemi duhet të ndryshojë rrënjësisht,” tha ajo. “Jemi një vend me taksa të larta, por pa shërbime sociale që garantojnë cilësi jete.”

Rreth një orë larg ndodhet Sulmona, një qytet që po përballet me mbylljen e repartit të maternitetit për shkak të rënies së lindjeve. Në vitin 2024 aty lindën vetëm 120 foshnja, shumë më pak se minimumi prej 500 që kërkohet për financim. Mbyllja e repartit do të detyronte gratë shtatzëna të udhëtonin deri në L’Aquila, shpesh në kushte të rrezikshme.

“Sidomos në dimër, udhëtimi mund të jetë i rrezikshëm,” tha gjinekologu Gianluca Di Luigi, duke kujtuar një rast emergjent gjatë një stuhie dëbore.

Mamia Berta Gambina, me 39 vite përvojë, thekson se kriteri prej 500 lindjesh nuk është më realist. “Edhe në vitet më të mira nuk e kemi arritur këtë shifër. Por do të bëjmë gjithçka për të mos i braktisur gratë shtatzëna.”

Sipas këshilltares bashkiake Ornella La Civita, stimujt financiarë janë të mirëpritur, por jo të mjaftueshëm. “Si mund t’u kërkosh grave të kenë fëmijë, pa u garantuar një vend të sigurt ku të lindin?”

Një aspekt shpesh i anashkaluar është ruajtja e fertilitetit, përmes metodave si ngrirja e vezëve, thotë Di Luigi. “Ideologjia ka penguar diskutimin. Por nëse duam të ardhme, duhet edukim, punë dinjitoze për të rinjtë dhe ndërgjegjësim për fertilitetin.” /skyweb.al

Artikulli para

Europa mbushet me lodra kineze, BE importoi 7.1 miliardë euro

Artikulli pas

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Këto janë fjalët që u kërkuan më shumë në Google në vitin 2025

Të Përzgjedhura

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?
Aktualitet

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
0

Serbia po konsolidon pozitat si një qendër e re për industrinë ushtarake në rajon, pas planit për prodhimin e dronëve...

Lexo të plotë
Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

Ligji antiduhan, nga zbatimi me bujë tek dështimi i heshtur

18 Gusht, 2025
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Interesa zhvatësish, dy shushunjat e mikrokredive IUTE Albania dhe KREDO fituan 55 mln euro gjatë 2025

Interesa zhvatësish, dy shushunjat e mikrokredive IUTE Albania dhe KREDO fituan 55 mln euro gjatë 2025

29 Korrik, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Rekord historik, Bitcoin kalon për herë të parë mbi 110 000 USD

22 Maj, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr