• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

S’ka më “qofte ke daja” duke ndejtur kot në shtëpi, Gjermania nis reformat e thella për shtetin social, Merz: Nuk e financojmë dot më

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
S’ka më “qofte ke daja” duke ndejtur kot në shtëpi, Gjermania nis reformat e thella për shtetin social, Merz: Nuk e financojmë dot më
Share on FacebookShare on WhatsApp

Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime.

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo.

Apel i kancelarit Merz

Një deklaratë e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz të le të kuptosh, se muajt e ardhshëm në Gjermani do të ketë debate të forta si brenda koalicionit ashtu edhe në shoqërinë gjermane në lidhje me këto reforma. Ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato?

“Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht”, u shpreh kancelari gjerman në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück në fundjavë, duke theksuar nevojën për një riorganizim të politikave sociale. “Nuk do të lejoj veten të irritohem nga fjalë si shkurtime sociale, qërim i fortë dhe gjërat e tjera që lidhen me to”, tha Merz, që iu drejtua partnerit socialdemokrat. “Por apeli u drejtohet të gjithëve ne: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”

SPD nuk përjashton rritjen e tatimeve

Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.

Më shumë Helmut Kohl: SPD i kujton CDU kohën e viteve 90-të

Socialdemokrati Lars Klingbeil i mbështet reformat, por paralajmëron nga padrejtësia sociale. “Ne kemi nevojë për reforma strukturore për të mbajtur kontributet sociale të qëndrueshme në planin afatgjatë”, tha Klingbeil për grupin mediatik Funke. Sipas ministrit gjerman të Financave të gjitha reformat duhet t’i përmbahen parimit: “Ne mbetemi një vend që ndihmon njerëzit që kanë nevojë, që sëmuren dhe kanë nevojë për ndihmë.”

Kryeministri i landit Renani-Pfalc (Rheinland Pfalz) Alexander Schweitzer, po ashtu socialdemokrat, e shikon zgjidhjen tek maksimalizimi i tatimit për super të pasurit. Schweitzer i kujtoi CDU kohën e kancelarit, Helmu Kohl, duke thënë se kjo parti duhet të “guxojë të jetë më shumë si Helmut Kohl”. Në mesin e viteve 1990, norma maksimale e taksave ishte 56 përqind, dhe kishte edhe një taksë mbi pasurinë. “Askush nuk kishte përshtypjen atëherë se socializmi mbretëronte në Gjermani. I shërben demokracisë t’i mbajë përgjegjës ata që janë aq të pasur sa nuk do të jenë kurrë më në telashe”, tha Schweitzer për Tagesspiegel.

CDU përjashton rritjen e tatimeve

Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman. Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. “Me këtë qeveri federale nën udhëheqjen time, nuk do të ketë rritje të taksës mbi të ardhurat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani”, tha Merz, edhe pse ka disa brenda SPD-së që “kënaqen të diskutojnë rritjen e taksave”. Kancelari shprehu kritika për punën e deritanishme të qeverisë së koalicionit me socialdemokratët. “Nuk jam i kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Na duhet më shumë”, tha ai megjithëse vuri në dukje se ishte nisur një politikë e re për migracionin dhe ishin dhënë impulse për një kthesë ekonomike. Merz dëshiron një SPD më “kritike ndaj migracionit dhe më miqësore ndaj industrisë”.

“Vjeshtë e mizorive sociale”?

Kancelari Merz mori mbështetje pas deklaratës mbi problemet e shtetit social nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann. Politikani i CDU bëri thirrje për një “ndryshim paradigme” në lidhje me ndihmën për qytetarin (Bürgergeld): Gjermania është me shpatulla pas murit “sepse shteti social është bërë i papërballueshëm”, i tha ai “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si  vijën e kuqe për SPD-në. “Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.

Pas deklaratës së Merz reagoi edhe partia E Majta në opozitë: Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Heidi Reichinnek, paralajmëroi për një “vjeshtë mizorie sociale”. Aktualisht, po shohim, “se si të drejtat e punës dhe shteti i mirëqenies po sulmohen në një fushatë masive nga grupet e ekspertëve, shoqatat e punëdhënësve dhe të ashtuquajturit ekspertë”, tha Reichinnek për agjencinë e lajmeve AFP. CDU/CSU është “në krye të sulmeve”. Reichinnek bëri thirrje për një riaktivizim të taksës mbi pasurinë.

Puna ka filluar ndërkohë. Një komision i ri duke filluar nga shtatori do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), pritet të paraqesë rezultatet  deri në fund të vitit 2025./DW

Etiketat: gjermaniashteteti social
Artikulli para

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

Artikulli pas

Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç
Aktualitet

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja
Aktualitet

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan
Aktualitet

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë: Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën
Aktualitet

Dy ura të reja mbi Bunë: Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën

5 Tetor, 2026
Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

5 Tetor, 2026
Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë
Aktualitet

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin…?

Himara sërish pa energji, ku shkuan 20 milionë eurot e investuara për rrjetin...?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Aktualitet

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Nga Editor
21 Shtator, 2026
0

Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve...

Lexo të plotë
Kursi i këmbimit valutor, forcohet dollari, euro ruan “stabilitetin”

Kursi i këmbimit valutor, forcohet dollari, euro ruan “stabilitetin”

18 Shkurt, 2026
Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

3 Gusht, 2026
Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

Gjithçka duhet të dini për deklarimin e të ardhurave këtë vit

21 Shkurt, 2026
Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

21 Mars, 2026

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr