• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Brenda resortit luksoz të Koresë së Veriut, por pa turistë

Editor Nga Editor
8 Shtator, 2025
në Turizëm
A A
0
Brenda resortit luksoz të Koresë së Veriut, por pa turistë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipërfaqe të mëdha me rërë të bardhë, ujëra të kaltër dhe rreshta hotelesh të pastër buzë detit shtrihen përgjatë vijës bregdetare të resortit të sapo ndërtuar Wonsan-Kalma. Projekti ambicioz i diktatorit Kim Jong Un është realizuar dhe prej qershorit u hap për të pritur turistët, por këta të fundit nuk po shkojnë.

CNN shkruan në një arrikull se pamjet nga resorti, i cili u hap në qershor, tregojnë vetëm një grusht turistësh rusë mund të shiheshin në shtrirjet e mëdha të plazhit. Pjesa tjetër e zonës dukej bosh.

“Nuk ka të huaj të tjerë përveç nesh, 15 vetë,” – tha Darya Zubkova, 34 vjeç, veterinerr nga Shën Petersburgu i Rusisë.

Ajo ishte pjesë e grupit të parë të të huajve që u lejuan të kalonin pushimet në Ëonsan që nga pandemia. Për një javë në korrik, Zubkova dhe miqtë e saj kishin pothuajse të gjithë resortin e ri prej miliona dollarësh për vete.

Zona turistike Bregdetare Wonsan-Kalma ka qenë prej kohësh një nga projektet personale të Kim Jong Un, shpesh e promovuar në mediat shtetërore. Hotelet me ngjyra pastel, parqet me lojëra në ujë dhe shëtitoret buzë detit janë ndërtuar për të përçuar një mesazh: “Koreja e Veriut është e hapur për biznes.”

Vetë resorti është i ndarë në zona për turistët vendas dhe për të huajt. Zubkova dhe grupi i saj qëndruan në seksionin ndërkombëtar, i ndarë nga pushuesit koreanoveriorë, shkruan Skyweb.al

“Nuk mund të lëviznim lirshëm midis zonave, ndonëse turistët nga zona vendase mund të shkonin kudo, përveç në plazh”,  tha ajo.

“Ishte edhe një park i madh ujor, na u dha mundësia ta shihnim nga jashtë, por nuk na lejuan të hynim, sepse ishte pjesë e zonës vendase. Aty kishte shumë vendas, turma të mëdha njerëzish.”

Ajo kujton gjithashtu se u pritën nga personeli i hotelit që përkulej ndërsa hynin në holl, dhe pastaj mjekë të veshur me bluza të bardha kontrollonin temperaturën e vizitorëve dhe u dezinfektonin duart.

Para pandemisë, turistët perëndimorë mund të rezervonin ture në Korenë e Veriut përmes një numri të vogël agjencish të specializuara. Udhëtimet ishin të planifikuara me skenar të ngushtë, por të arritshme, dhe qindra të huaj regjistroheshin çdo vit për ta parë vendin nga afër.

Projekti i ri Wonsan-Kalma në veçanti është promovuar si simbol i progresit, madje është përmendur si një vend i mundshëm për samite diplomatike në të ardhmen.

Por nevoja e qeverisë për kontroll e ka ngadalësuar zbatimin e tij. YouTuber-at dhe influencuesit tani nuk lejohen të vizitojnë vendin pasi videot virale treguan shumë nga jeta e përditshme. Turistët perëndimorë mbeten të bllokuar. Edhe grupet ruse përballen me kufizime të rënda. /Skyweb.al

Etiketat: kore e veriutresort
Artikulli para

Kosova forcon ushtrinë, blen dronë “Puma” nga SHBA

Artikulli pas

Me 3.3 miliardë dollarë, Rupert Murdoch nxjerr nga trashëgimia familjarët e tjerë dhe ia trashëgon djalit perandorinë mediatike

Editor

Editor

Nga Kategoria

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Turizëm

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale
Turizëm

Shqipëria, në mesin e 5 destinacioneve më të kërkuara globale

29 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime
Turizëm

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës
Turizëm

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
Nga Velipoja në Ksamil, Rama: Bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet problematike
Turizëm

“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma, pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Me 3.3 miliardë dollarë, Rupert Murdoch nxjerr nga trashëgimia familjarët e tjerë dhe ia trashëgon djalit perandorinë mediatike

Me 3.3 miliardë dollarë, Rupert Murdoch nxjerr nga trashëgimia familjarët e tjerë dhe ia trashëgon djalit perandorinë mediatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor
Ekonomi

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Nga Editor
10 Shkurt, 2026
0

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dobësohet dollari, euro nuk ndryshon: Si e nisin javën valutat e huaja

9 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

29 Shtator, 2025
Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

6 Tetor, 2025
Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale

Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë globale

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr