• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Valë shkurtimesh në gjigantët e teknologjisë, a po zëvendëson Inteligjenca Artificiale njeriun?

Editor Nga Editor
28 Shtator, 2025
në Ekonomi, Uncategorized
A A
Valë shkurtimesh në gjigantët e teknologjisë, a po zëvendëson Inteligjenca Artificiale njeriun?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Industria globale e teknologjisë po përjeton një tjetër valë shkarkimesh edhe gjatë vitit 2025, duke vijuar prirjen e vitit të kaluar kur u raportuan mbi 150 mijë vende pune të humbura. Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë mbyllur më shumë se 22 mijë pozicione, duke prekur kompani të mëdha që deri pak kohë më parë po zgjeronin me shpejtësi stafin.

Microsoft ka qenë një nga emrat më të mëdhenj që ka ndërmarrë reduktime të ndjeshme, duke larguar rreth 9 mijë punonjës, që përbëjnë afro 4 për qind të fuqisë punëtore të saj globale. Lëvizja është pjesë e një plani më të gjerë optimizimi të shpenzimeve në një kohë kur kompania po orienton burimet drejt inteligjencës artificiale dhe shërbimeve cloud.

Një tjetër kolos i industrisë, Intel, ka nisur një program të gjerë shkurtime vendesh pune. Vetëm në SHBA parashikohet të eliminohen mbi 5,500 vende, ndërsa deri në fund të vitit 2025 numri total i vendeve të prekura mund të arrijë deri në 25 mijë. Situata tregon presionet me të cilat po përballet kompania përballë rënies së kërkesës dhe konkurrencës së shtuar në tregun e çipeve.

Edhe Salesforce ka prekur ndjeshëm stafin e saj, duke shkarkuar 4 mijë punonjës, kryesisht nga shërbimi i klientit. Nga 9 mijë punonjës që kishte ky departament, tashmë kanë mbetur rreth 5 mijë, teksa kompania po ristrukturon strategjitë dhe po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek inteligjenca artificiale.

Oracle, nga ana tjetër, ka kryer shkurtime në disa rajone të botës. Vetëm në zonën e San Franciskos janë larguar mbi 250 punonjës, ndërsa pushimet kanë prekur edhe Indi, Kanada dhe disa vende europiane.

Këto zhvillime përkojnë me ndryshime të rëndësishme në politikën e emigracionit në SHBA. Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që rrit ndjeshëm tarifat për vizat H-1B, duke e bërë më të vështirë për profesionistët e huaj të gjejnë mundësi punësimi në kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo masë pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun global të punës dhe në mënyrën se si kompanitë do të rekrutojnë talente në të ardhmen.

Në këtë klimë të pasigurt, ekspertët e industrisë theksojnë se shkarkimet nuk janë vetëm pasojë e ngadalësimit ekonomik, por edhe e transformimit të madh që po sjell inteligjenca artificiale, duke ndryshuar strukturat dhe nevojat e kompanive për fuqi punëtore./Skyweb.al

Etiketat: Inteligjenca artificialepunonjesit
Artikulli para

Washington Post: Shqipëria, magnet turistik me plazhe dhe kamping

Artikulli pas

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

Të Përzgjedhura

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%
Aviacion

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Nga Editor
5 Qershor, 2026
0

Për herë të parë që nga rimëkëmbja e transportit ajror europian pas pandemisë Covid-19, trafiku i pasagjerëve ka rënë krahasuar...

Lexo të plotë
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve

15 Maj, 2026
Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

29 Janar, 2026
L’Echo: Përse duhet të zgjidhni Shqipërinë për pushime

L’Echo: Përse duhet të zgjidhni Shqipërinë për pushime

11 Qershor, 2025
Si e “firmosi” Daniel Shima shkarkimin e Mirlinda Karçanajt

Pishina e peshkaqenëve të AKSHI-t, si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit gjigant: Vila, jahte dhe kuti bere FULL me Euro

22 Prill, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr