• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kriza e qumështit shqiptar! Kompanitë ulin çmimin për fermerët dhe e rrisin për konsumatorët, tregu dominohet nga oligopoli, vaji i palmës dhe qumështi pluhur

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i Urdhrit të Veterinerit, Ervin Resuli, ngriti alarmin disa ditë më parë për situatën dramatike në të cilën ndodhet blegtoria shqiptare dhe tregu i qumështit.

“Gjatë gjithë vitit 2025, fermerët shqiptarë janë përballur me një realitet të ashpër: çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, duke i vënë blegtorët nën presion të vazhdueshëm ekonomik”, thekson Resuli.

Sipas tij, paradoksi më i madh është fakti se ndërsa çmimi për prodhuesit bie, çmimi për konsumatorët rritet çdo ditë. “Në raftet e marketeve qumështi UHT arrin deri në 1.8 euro për litër, ndërkohë që në Itali nuk e kalon 1.3 euro. Kjo është një skemë e padrejtë që shtrydh prodhuesin dhe rëndon xhepin e konsumatorit,” shton ai, duke e cilësuar situatën si “një oligopol të pastër që dëmton ekonominë bujqësore vendase dhe shkatërron zinxhirin e prodhimit natyral.”

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë referencat e Resulit: Prodhimi vendas i qumështit është në rënie të pandërprerë.

Në vitin 2024 u grumbulluan rreth 95 mijë tonë qumësht, me një ulje prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës. Më e theksuar ka qenë rënia te qumështi i deles, me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që përbën bazën e prodhimit kombëtar,ka rënë me 6.5%.

Në të njëjtën kohë, ka rënë edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat e drejtpërdrejta të kësaj tkurrjeje.

Një ndër shkaqet kryesore është rënia drastike e numrit të krerëve të lopëve: nga mbi 342 mijë në vitin 2018, në vetëm 224 mijë në vitin 2024.

Vetëm gjatë periudhës 2021–2023, janë zhdukur rreth 45 mijë lopë nga fermat shqiptare.

Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Për të plotësuar nevojat e industrisë përpunuese, kompanitë kanë shtuar importin e qumështit pluhur, që përdoret si bazë në prodhime të ndryshme.

Sipas të dhënave nga tregu, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importet janë rritur me 15%, duke arritur në 200 mijë kg, kryesisht nga kompanitë Super Milk, Lufra, AD SH-2014, Elka SA dhe Alta Group.

Ligjërisht, qumështi pluhur lejohet vetëm për industri të caktuara si prodhimi i çokollatave apo akulloreve, por në praktikë përdoret edhe për kos e djathë, shpesh pa etiketim të qartë, duke mashtruar konsumatorin dhe shkelur rregullat e tregut.

Një tjetër alarmant është përdorimi i vajit të palmës, i cili ka zëvendësuar yndyrnat shtazore në shumë produkte ushqimore.

Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, kundrejt vetëm 380 tonëve në 2014. Megjithëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin, ai përdoret masivisht në bulmet, brumëra dhe ëmbëlsira.

Edhe pse Agjencia e Ushqimit (AKU) ka vendosur disa gjoba ndaj prodhuesve të mëdhenj si Lufra, Erzeni, Gjirofarm, Delta Doni, Feaksi, Shaka, Mireli e të tjerë, shumica e produkteve të ndaluara janë rikthyer në treg pa sqarime për publikun. Kjo mungesë transparence ka thelluar mosbesimin e konsumatorëve dhe ka lënë tregun pa kontroll real.

Ekspertët paralajmërojnë se zëvendësimi i produkteve natyrale me përbërës artificialë ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas INSTAT, 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me problemet e zemrës, një nga përqindjet më të larta në Evropë.

Resuli apelon për një ndërhyrje të menjëhershme në tregun e qumështit, për të frenuar manipulimet dhe për të mbështetur fermerët. “Pa blegtori të fortë, nuk ka as siguri ushqimore dhe as zhvillim rural të qëndrueshëm,” shprehet ai.

Kriza e qumështit tashmë po shndërrohet në një problem ekonomik, social dhe shëndetësor. Ndërsa fermerët po shuhen, tregu po mbushet me produkte artificiale, dhe Shqipëria po humbet çdo ditë më shumë bazën e saj të prodhimit ushqimor vendas. /skyweb.al

Etiketat: krizapluhurqumeshtivaj palme
Artikulli para

Në fillim ishte fjala, pastaj urrejtja!

Artikulli pas

 Ushqimet dhe qiratë patën ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve gjatë shtatorit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015
Ekonomi

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Artikulli pas
Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për të mbushur barkun, arsimi, kultura dhe qejfi në FUND

 Ushqimet dhe qiratë patën ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve gjatë shtatorit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Altin Dumanit i mbaron mandati në krye të SPAK, KLP hap garën për kreun e ti
Aktualitet

Altin Dumanit i mbaron mandati në krye të SPAK, KLP hap garën për kreun e ti

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2025
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur sot zyrtarisht hapjen e garës për drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme...

Lexo të plotë
CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

CEO i SIGAL Ig: Mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve thelbi i industrisë sonë

9 Janar, 2026
Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

15 Janar, 2026
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

6 Qershor, 2025
Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

14 Janar, 2026

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr