• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 16 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

A e dini çfarë fshihet në kokën e dushit tuaj?

Editor Nga Editor
20 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
A e dini çfarë fshihet në kokën e dushit tuaj?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Koka e dushit dhe tubacionet që çojnë ujë në të janë vendi ideal ku bakteret mund të zhvillohen he shumohen.

Kur shumica prej nesh futemi në dush, presim që të dalim të pastër. Kjo duket e natyrshme, ujë i ngrohtë, avull dhe sapun duhet të na bëjnë të ndjehemi të freskët dhe me aromë të mirë. Por gjëja e fundit që do të prisnim është që në fillim të dushit, në momentin që hapim ujin, të dalë një shpërthim bakteri që na godet fytyrën. Por pikërisht kjo ndodh, shkruan BBC. 

Brenda një metër të fundit të tubacionit të dushit, krijohet një ekosistem mikroskopik që pret momentin që të hapësh ujin. Kjo do të thotë që shpërthimi i parë i ujit nga dushi nuk është vetëm ujë dhe avull, por edhe një përzierje mikroorganizmash. Gjatë natës, një shtresë bakteresh grumbullohet në brendësi të tubit dhe kokës së dushit. Disa prej këtyre mikrobeve ngjiten në pikëzat e ujit që krijon dushi. Shumica janë të padëmshme, por llojet që zhvillohen varen nga materiali i tubit dhe sa shpesh e përdorim dushin dhe këtu mund të ketë surpriza.

Koka dhe tubat e dushit janë vend ideal për bakteret. Pas përdorimit, tubi mbetet i ngrohtë, i lagësht dhe i pa prekur për orë të tëra. Tubi i gjatë dhe i ngushtë ofron sipërfaqe të përshtatshme për mikrobet që të bashkohen dhe shumohen. Bakteret ushqehen me lëndë të tretura në ujë, si edhe me pak karbon që lëshohet nga plastika e tubit. Nëse e lëmë të qëndrojë i pandryshuar gjatë natës, mikrobet krijojnë biofilma. Kur hapim ujin, fragmente të këtyre biofilmeve shkëputen dhe përhapen në ujë.

Por sa baktere mund të ketë? Në teste të bëra në laboratorë dhe në shtëpi reale, numri i baktereve në tubat e dushit mund të arrijë deri në qindra miliona në çdo centimetër katror. Shumica janë të padëmshme, por disa grupe përfshijnë mikobaktere, një grup i madh mikroorganizmash që përfshin lloje të padëmshme nga toka, por edhe sëmundje serioze si tuberkulozi dhe lepra. Gjithashtu, kërkuesit që studiuan tubat e dushit në Britaninë e Madhe zbuluan ADN të kërpudhave si Exophiala, Fusarium dhe Malassezia, organizma që gjenden në lëkurën tonë dhe në tokë, por që ndonjëherë mund të shkaktojnë infeksione. /Skyweb.al

Etiketat: mikrobe
Artikulli para

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Artikulli pas

“DORËZIMI”/ Danimarka drejt energjisë me centrale bërthamore, shkaqet që çuan në ndryshimin e “doktrinës”

Editor

Editor

Nga Kategoria

BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik
Aktualitet

BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik

16 Mars, 2026
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik
Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

16 Mars, 2026
Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit
Aktualitet

Trump kërcënon NATO-n për një “të ardhme shumë të keqe” nëse nuk ndihmojnë në luftën e Iranit

16 Mars, 2026
“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh
Aktualitet

“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh

16 Mars, 2026
U pushua nga puna, punonjësja e call centerave Facile.it kërkon në gjykatë 14 paga dëmshpërblim: Detajet nga padia dhe një shembull për të tjerët
Aktualitet

U pushua nga puna, punonjësja e call centerave Facile.it kërkon në gjykatë 14 paga dëmshpërblim: Detajet nga padia dhe një shembull për të tjerët

16 Mars, 2026
Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj
Aktualitet

Zvicra ndalon dy avionë amerikanë të kalojnë mbi territorin e saj

15 Mars, 2026
Artikulli pas
“DORËZIMI”/ Danimarka drejt energjisë me centrale bërthamore, shkaqet që çuan në ndryshimin e “doktrinës”

“DORËZIMI”/ Danimarka drejt energjisë me centrale bërthamore, shkaqet që çuan në ndryshimin e “doktrinës”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

Nga Editor
14 Nëntor, 2025
0

Në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber paralajmëroi rreziqet nga rritja...

Lexo të plotë
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

16 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

Rrobat e reja të Mbretit! Delina Ibrahimaj thotë se në këtë fushë me bar punojnë 80 kompani IT

19 Shkurt, 2026
Qeveria miraton fond 1.2 miliard lekë për kompensimin e pronarëve, kush përfiton

Qeveria miraton fond 1.2 miliard lekë për kompensimin e pronarëve, kush përfiton

8 Tetor, 2025

Të Fundit

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

16 Mars, 2026
BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik

BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik

16 Mars, 2026
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

16 Mars, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Nesër rritet sërish çmimi i karburanteve, sa do të kushtojë një litër naftë dhe benzinë

16 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr