• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

U pushua nga puna, punonjësja e call centerave Facile.it kërkon në gjykatë 14 paga dëmshpërblim: Detajet nga padia dhe një shembull për të tjerët

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
U pushua nga puna, punonjësja e call centerave Facile.it kërkon në gjykatë 14 paga dëmshpërblim: Detajet nga padia dhe një shembull për të tjerët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pushimi nga puna pa respektuar procedurat dhe rregullat e Kodit të Punës mbetet një fenomen i përhapur në shumë biznese në Shqipëri.

Në shumë raste punonjësit largohen pa paralajmërim dhe pa kompensimet që parashikon ligji, ndërsa vetëm një pjesë e vogël vendosin t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar të drejtën e tyre.

Një rast i tillë siç mëson skyweb.al është regjistruar së fundmi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Sipas dokumenteve të siguruara, paditëse është shtetasja Erisa B. ish-punonjëse e kompanisë italiane të call center-it Facile.it Broker di Assicurazioni Srl Albania Branch, degë e një shoqërie italiane e regjistruar në Shqipëri me seli pranë Njësisë Bashkiake nr. 5 në Tiranë.

Sipas padisë, e reja pretendon se është larguar nga puna në fund të vitit 2025 në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.

Për këtë arsye ajo i është drejtuar gjykatës duke kërkuar dëmshpërblim financiar që në total arrin në rreth 14 paga mujore.

Në kërkesën e saj në gjykatë, punonjësja kërkon:

• Konstatimin e pavlefshmërisë së zgjidhjes së menjëhershme të kontratës së punës nga punëdhënësi pa shkaqe të justifikuara.

• Detyrimin e kompanisë për të paguar dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, sipas Nenit 155 të Kodit të Punës, në masën e 12 pagave mujore.

• Dëmshpërblim për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, në vlerën e 2 pagave mujore.

• Dëmshpërblim për mosrespektimin e afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës individuale të punës, gjithashtu në vlerën e 2 pagave mujore.

• Pagesën për ditët e papërdorura të lejes vjetore deri në përfundimin e afatit të njoftimit, në masën e 15 ditëve pagë.

• Pagesën e pagave të papaguara për muajt shtator dhe tetor 2025, në vlerën 282,522 lekë bruto.

Sipas të dhënave të siguruara nga dokumentet gjyqësore, kompania është njoftuar zyrtarisht për procesin dhe duhet të paraqitet në gjykatë për të dhënë shpjegimet e saj lidhur me largimin nga puna të ish-punonjëses.

Rasti është një nga shembujt e shumtë të konflikteve të punës që përfundojnë në gjykatë, ku punonjësit pretendojnë se janë larguar nga puna në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë kompensimin financiar që parashikon ligji. Për shumë punonjës në Shqipëri, rruga gjyqësore mbetet shpesh e vetmja mënyrë për të kërkuar rikthimin e të drejtave të tyre. /skyweb.al 

Etiketat: call centerfacile
Artikulli para

Tensionet në Gjirin Persik, Trump kërkon ndërhyrjen e NATO-s dhe Kinës për Ngushticën e Hormuzit

Artikulli pas

Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

TABELA/ S’ka më “zero taksa” për makinat e reja dhe elektrike, qeveria tërhiqet nga lehtësitë e gjelbra

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

Të Përzgjedhura

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë
Shëndet

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

Nga Editor
30 Shtator, 2026
0

Tingujt e vazhdueshëm të monitorëve, pompave dhe pajisjeve të tjera mjekësore po ua bëjnë pacientëve pothuajse të pamundur gjumin, ndërsa...

Lexo të plotë
Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit

Akuza për plaçkitje, klani i Aeroportit të Vlorës përleshet edhe në gjykatat e Abu Dhabit

23 Gusht, 2026
“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

28 Maj, 2026
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

Deri në 30 vite burg për zjarrvëniet e qëllimshme, ministri i Brendshëm prezanton masat e reja për sezonin e verës

29 Maj, 2026
Shqiptarët drejt “credit score”/ Nga kreditë te faturat e tatimet, çfarë do të përmbajë profili financiar

Shqiptarët drejt “credit score”/ Nga kreditë te faturat e tatimet, çfarë do të përmbajë profili financiar

10 Gusht, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr