• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 28 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

Editor Nga Editor
28 Maj, 2026
në Turizëm
A A
0
“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turistike, ende ekzistojnë vende në këtë cep të Mesdheut, i famshëm për ujërat e tij bruz dhe historinë antike, që ruajnë thelbin kulturor dhe ritmin e qetë të jetës, shkruan prestigjozja spanjolle “El Pais”.

Shqipëria nuk është më një sekret. Prej disa vitesh, e ashtuquajtura Riviera Shqiptare është mbushur me turistë gjatë verës dhe po përsërit shumë nga gabimet që destinacione të tjera mesdhetare bënë dekada më parë.

Megjithatë, bukuria e brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe Jonit mbetet e pamohueshme.

Duke u nisur nga trafiku kaotik i Tiranës drejt jugut dhe bregdetit, rrugët ngushtohen, ullishtat zbresin nga kodrat dhe papritur shfaqet deti, ende i paprekur në disa vende.

Këto zona ruajnë sharmin e tyre të përjetshëm; në tavernat buzë detit peshku vjen direkt nga varka; në fshatra, të moshuarit luajnë domino nën hijen e fiqve, ndërsa të rinjtë flasin italisht, një gjuhë e mësuar gjatë viteve të emigrimit. Fatkeqësisht, jo gjithçka është kështu, ky realitet idilik mesdhetar bashkëjeton me pika turistike si Durrësi dhe plazhe të mbipopulluara gjatë muajve të verës.

Por, ta reduktosh Shqipërinë vetëm në plazhet e saj të famshme do të ishte gabim.

Magjia e vendit qëndron te kontrasti mes ujërave bruz të Jonit, lagunave të Adriatikut, maleve të ashpra dhe qyteteve otomane që ruajnë ende ritmin e ngadaltë dhe identitetin e tyre thellësisht ballkanik.

Përtej Rivierës Shqiptare, asaj vije bregdetare që shtrihet nga Vlora deri në kufirin grek. ekziston një bregdet tjetër më në veri, më pak i njohur dhe më pak i mbushur me njerëz.

Të udhëtosh përgjatë brigjeve shqiptare do të thotë të shohësh një tranzicion të vazhdueshëm mes së kaluarës dhe së ardhmes. Resorte luksoze ngrihen pranë bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë komunizmit; beach bare me DJ italianë gjenden vetëm pak kilometra larg fshatrave ku dhitë ende milen në agim, ndërsa rrugët panoramike të çojnë drejt plazheve të fshehta dhe qyteteve prej guri që duket sikur kanë mbetur në Mesjetë.

Bumi turistik i viteve të fundit nuk i ka zhdukur kontradiktat dhe as nuk e ka zbutur plotësisht peizazhin. Ndoshta pikërisht këtu qëndron tërheqja e Shqipërisë. Vendi nuk është më ai shteti i izoluar dhe i panjohur i para 20 viteve, por ende ruan diçka që është e vështirë të gjendet sot në Evropë, autenticitetin. Këtu bashkëjetojnë ende e kaluara osmane, trashëgimia komuniste dhe një e ardhme turistike që po ecën me shpejtësi.

Durrësi apo porta detare e Shqipërisë

Shumica e udhëtarëve mbërrijnë në Shqipëri përmes Tiranës, por për shekuj me radhë porta e vërtetë e vendit ishte Durrësi. Përballë Adriatikut, vetëm 40 minuta nga kryeqyteti, ky qytet-port përmbledh shumë nga kompleksitetet shqiptare; një përzierje mes rrënojave romake, arkitekturës osmane, pallateve të epokës sovjetike dhe shëtitoreve buzë detit ku familjet bëjnë çdo pasdite xhiron tradicionale, një zakon social i trashëguar nga periudha komuniste.

Një nga gjërat më të habitshme në Durrës është bashkëjetesa mes së bukurës dhe jo; ndërtesat e viteve 1920 përpiqen të mbijetojnë mes picerive, mbetjeve të komunizmit dhe ndërtimeve të reja shpesh pa shije, por kjo është pjesë e karakterit shqiptar.

Në vitet 1990, qyteti u bë simbol i eksodit shqiptar drejt Italisë. Sot, shumë prej emigrantëve janë kthyer dhe kanë hapur hotele, restorante apo biznese të vogla turistike. Ndikimi italian ndihet qartë si në kuzhinë ashtu edhe në kulturën urbane.

Durrësi mund të mos ketë bukurinë e Rivierës Jugore, por ai mbetet hyrja perfekte për të kuptuar karakterin detar të Shqipërisë. Qyteti u themelua nga kolonët grekë në shekullin VII para Krishtit dhe më vonë u bë një nga portet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Pikërisht këtu fillonte Via Egnatia, rruga e madhe tregtare që lidhte Adriatikun me Bizantin.

Edhe sot, nën zhurmën e trafikut dhe kafeneve moderne, dalin në pah gjurmët e së kaluarës; amfiteatri romak ngrihet mes ndërtesave të banimit në një kontrast pothuaj distopik, ndërsa muri bizantin gjarpëron pranë bareve bashkëkohore dhe xhamive të rindërtuara pas dekadave të ateizmit zyrtar.

Spektakli i vërtetë, megjithatë, zhvillohet në mbrëmje në bregdet, kur mbushet me shitës ambulantë, adoleshentë me skuterë dhe familje që shohin diellin të zhytet ngadalë në Adriatik. Përtej qendrës së qytetit, bregdeti përreth Durrësit zbulon një Shqipëri ende të qetë. Në veri shtrihen plazhe të gjata me rërë dhe pyje pishe pothuajse të boshatisura jashtë sezonit, ndërsa në jug lagunat dhe zonat e mbrojtura tërheqin flamingo dhe pelikane, duke krijuar një peizazh të egër e të papritur.

Kepi i Rodonit, aty ku Adriatiku ende duket sekret

Duke u nisur drejt veriut, përtej Durrësit, natyra merr kontrollin dhe pranë Kepit të Rodonit koha duket sikur ndalet. Rrugët ngjiten nëpër kodra të gjelbra dhe kalojnë pranë fshatrave të vegjël ku lëvizin kope delesh dhe karroca me kuaj. Plazhet e kësaj zone shfaqen si mirazhe mes pishave dhe shtrihen për kilometra të tërë.

Pak më shumë se një orë nga Durrësi, rruga ngushtohet dhe gjarpëron mes kodrave të mbuluara me vreshta, duke çuar drejt një gadishulli të vetmuar që futet në det. Ky është Kepi i Rodonit, ku nuk ka hotele të mëdha apo komplekse turistike. Vetëm një plazh i vogël, disa varka peshkimi, rrënoja mesjetare dhe zhurma e erës që përplaset mbi shkëmbinj. Edhe gjatë verës, vendi ruan një ndjesi izolimi që rrallë gjendet sot në brigjet e tjera të Mesdheut.

Kepi ka qenë një pikë strategjike që nga lashtësia. Mes pemëve ndodhen mbetjet e kalasë së Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar që i rezistoi Perandorisë Osmane në shekullin XV. Më tej, një kishë mesjetare pjesërisht e restauruar dominon peizazhin mbi Adriatik.

Në fundjavë, familjet shqiptare mbërrijnë me frigoriferë portativë, çadra dhe shalqinj, ndërsa të rinjtë ngrenë kampe pranë detit ose kalojnë ditën duke notuar në ujëra jashtëzakonisht të kthjellët. Një nga surprizat më të bukura është Kisha e Shën Ndout, e fshehur mes bunkerëve të shpërndarë në livadhe dhe pranë plazhit. Ajo është një shembull i rrallë i arkitekturës shqiptare dhe brenda saj ruhen afreske bizantine me kalorës dhe shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar të Shqipërisë.

Përvoja këtu mbetet e thjeshtë dhe, fatmirësisht, larg muzikës së lartë dhe infrastrukturës turistike që tashmë ka pushtuar zona të tjera të bregdetit shqiptar. Luksi i vërtetë këtu është heshtja, peshkatarët që tërheqin rrjetat dhe mënyra se si dielli e kthen detin në një sipërfaqe të artë.

Megjithatë, edhe vende si Rodoni po ndryshojnë gradualisht. Investitorët e huaj kanë hedhur sytë nga kjo pjesë e bregdetit dhe projektet imobiliare po avancojnë ngadalë. Një shembull është Gjiri i Lalzit, një brez i gjatë ranor mes Durrësit dhe Rodonit, shumë i frekuentuar nga banorët e Tiranës gjatë verës dhe shpesh i mbushur e i zhurmshëm. Alternativa më e mirë është ta vizitosh jashtë sezonit, kur kilometrat e bregdetit mbeten pothuaj bosh.

Në jug të Durrësit, mes lagunave dhe pelikanëve, Adriatiku surprizë

Kushdo që e imagjinon Shqipërinë vetëm si plazhe me ujëra bruz, do të zbulojë një dimension tjetër të vendit përgjatë kësaj pjese të Adriatikut. Midis Durrësit dhe Vlorës, laguna të mëdha ndajnë detin nga tokat bujqësore të brendshme. Duke udhëtuar drejt jugut, bregdeti të fton të ndalesh në vende si Apolonia apo Manastiri i Ardenicës, si edhe të vëzhgosh pelikanët kaçurrelë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga thesaret natyrore më të mëdha të vendit, ku jetojnë gjithashtu flamingo dhe qindra lloje zogjsh shtegtarë.

Peshkatarët lëvizin ngadalë nëpër kanale, ndërsa era tund kallamishtet dhe pishat detare. Plazhi i Divjakës duket i pafund: rërë e errët, pak ndërtime dhe kilometra të tërë ku mund të ecësh pa takuar shumë njerëz. Gjatë verës, shfaqen restorante të vogla improvizuese ku shërbehen peshk i skuqur, sallatë greke dhe birrë vendase e ftohtë.

Duke vazhduar më tej në jug, Apolonia kujton praninë greke në antikitet. Në kulmin e saj, qyteti, i themeluar nga kolonët grekë në shekullin VI para Krishtit, kishte mbi 70 mijë banorë. I vlerësuar nga Aristoteli dhe Ciceroni, ai u pushtua nga romakët, u bë qendër kulturore dhe strehonte një shkollë të njohur filozofie ku studioi edhe perandori August. Një tërmet në shekullin III shënoi fillimin e rënies së tij. Sot, ai është një park arkeologjik i organizuar rreth akropolit, me monumentin më të ruajtur që është “Bouleiterioni” ose “Tempulli i Agonotetëve”, vendi ku mblidhej këshilli i qytetit.

Një tjetër devijim interesant janë rrënojat e Bylisit, lart në kodrat e brendshme, mbetjet e një qyteti të themeluar nga grekët në territor ilir 2 500 vite më parë. Aty ruhen mure mbresëlënëse dhe mbetje bazilikash e teatri.

Në shumë drejtime, kjo pjesë e Shqipërisë të kujton Mesdheun e dekadave të shkuara. Nuk ekziston ende një industri turistike plotësisht e organizuar. Oraret janë fleksibël, rrugët dytësore shpesh janë të dëmtuara dhe shërbimet mund të jenë kaotike. Por pikërisht kjo mungesë perfeksioni i jep autenticitetin e saj.

Vlora aty ku takohen dy dete

Vlora shënon pikën e saktë ku Adriatiku takohet me Jonin dhe ku nis zyrtarisht Riviera Shqiptare. Nga Vlora deri në kufirin grek, Joni shfaq një spektakël ngjyrash që lëvizin nga indigoja te smeraldi dhe e bardha verbuese. Perëndimet e diellit zgjaten mbi ishujt në horizont. Ka kepe të mbushur me shpella, lumenj të kthjellët që kalojnë poshtë urave osmane, si edhe liqene e laguna pranë kështjellave dhe thesareve arkeologjike si Butrinti apo Mali i Çikës me majën e tij mbi 2 000 metra. Por jo gjithçka është idilike. Në disa zona, betoni ka pushtuar peizazhin dhe gjatë sezonit të lartë është e vështirë të shijosh bukurinë mes turmave.

Vlora, kryeqendra turistike e rajonit, po përjeton një bum të qartë turistik. Hotele të reja po ndërtohen përgjatë Lungomares, kafenetë moderne po zgjerojnë verandat e tyre dhe plazhet urbane janë të mbushura me turistë italianë, polakë dhe kosovarë. Megjithatë, qyteti mbetet shumë më tepër se një destinacion diell dhe det. Pikërisht këtu u shpall pavarësia e Shqipërisë në nëntor 1912 dhe ndjenja patriotike ndihet ende fort, me monumente kombëtare dhe një atmosferë ku muzika elektronike përzihet me këngët tradicionale ballkanike.

Megjithëse nuk është një qytet veçanërisht i bukur, pavarësisht rikonstruksioneve të viteve të fundit, sidomos në qendrën e vjetër dhe në Lungomare, Vlora ka arritur të krijojë një identitet interesant. Monumentet historike janë të pakta, si Xhamia e Muradies, por qyteti ruan një energji të veçantë.

Magjia e vërtetë fillon kur largohesh nga qyteti dhe merr rrugën SH8 drejt jugut, një nga rrugët bregdetare më spektakolare të Evropës. Rruga ngjitet fort mes maleve dhe ullishtave drejt Qafës së Llogarasë. Nga aty, pamjet mbi Jon janë hipnotizuese: një det me ngjyrë blu të thellë i rrethuar nga male të ashpra dhe plazhe të vegjël të fshehur mes shkëmbinjve. Udhëtarët ndalen shpesh në pikat panoramike për të fotografuar peizazhin, ndërsa shitësit ofrojnë mjaltë mali, djathë dhie dhe raki shtëpie. Ajri bëhet më i freskët dhe aroma e pishave mbush atmosferën.

Himara dhe Dhërmiu apo alternativa e re e Mesdheut

Nga Dhërmiu në Sarandë shtrihet ajo që njihet si Riviera Shqiptare. Nga mali i Çikës mund të krijohet një ide se çfarë ju pret në jug: ujëra kristalore, gjire të izoluara dhe plazhe të pajisura mirë, me tingullin melodioz të valëve që alternohen me seanca të pafundme të muzikës me zë të lartë, hotele gjigante me pamje nga deti dhe apartamente të vogla me pamje nga varkat e peshkimit. Por, pastaj vijnë kthesa të shumta, një peizazh që shpaloset në çdo kthesë dhe ndërveprimi midis plazheve turistike dhe fshatrave tradicionalë të vendosur në majë të shkëmbinjve.

Dhe ka ende shumë për të zbuluar: kuzhinë interesante, vende arkeologjike dhe një kulturë tradicionale ende e paprekur. Për vite me radhë, udhëtarët me çanta shpine flisnin për Shqipërinë me zë të ulët, sikur të ndanin një sekret, por sot, vende si Himara dhe Dhërmiu shfaqen vazhdimisht në mediat sociale dhe listat e destinacioneve në zhvillim.
Një shembull i përsosur i dikotomisë së Rivierës është Dhërmiu, një qytet që është rritur në mënyrë disproporcionale dhe pret festivale tekno në verë.

Të fshehura në zonën përreth janë gjire të vogla që praktikisht shkretohen në fund të verës, perfekte për të shijuar ujin kristalor. Qyteti, i vendosur në një kodër me pamje nga deti, kombinon shtëpitë tradicionale prej guri me klube minimaliste plazhi ku muzika “house” luhet deri në agim. Plazhet aty pranë – Dhrimadhes, Palasa dhe Gjipe – tërheqin mijëra evropianë të rinj çdo verë në kërkim të një Mesdheu ende relativisht të përballueshëm. Megjithatë, atmosfera ruan një autenticitet të caktuar.
Gjyshet ende shesin fiq dhe ullinj buzë rrugës, kishat ortodokse duken të fshehura midis selvive dhe tavernat familjare shërbejnë qengj të pjekur dhe sallata të mëdha.

Himara, disi më e relaksuar, është bërë një parajsë për udhëtarët. Qyteti është i ndarë në dy zona: qyteti i vjetër dhe shëtitorja buzë detit. Kushdo që nuk ka guxuar ende të vizitojë pjesët “e sipërme” të qyteteve bregdetare të Shqipërisë ka mundësinë perfekte këtu: shtëpitë prej guri në kodër dhe kështjella e rrënuar ofrojnë një perspektivë të freskët krahasuar me kombinimin e rërës, koktejeve dhe shezlongjeve në shëtitore, ku baret moderne përzihen me restorantet tradicionale, ku oktapodët thahen në diell dhe vera e bardhë vendase shoqëron peshkun e sapokapur.

Varka të vogla nisen që këtu për në plazhe të paarritshme nga rruga. Megjithatë, edhe këtu, çmimet rriten çdo verë dhe ndërtimi përshpejtohet, duke shkaktuar njëfarë frike se mos humbasin atë që e bën rajonin të veçantë.

Ksamili dhe Saranda apo Karaibet e Ballkanit

Pak imazhe kanë kontribuar aq shumë në famën e fundit të Shqipërisë sa plazhet e Ksamilit. Ujërat e tij kristalore, ishujt e vegjël pranë bregdetit dhe restorantet e ndërtuara mbi shtylla e kanë shndërruar këtë cep të jugut të vendit në një fenomen viral.
Ksamili ndodhet disa kilometra nga Saranda, qyteti kryesor turistik në pjesën më jugore të Shqipërisë. Për dekada të tëra, kjo zonë mbeti praktikisht e izoluar për shkak të afërsisë me Greqinë dhe kufizimeve të rrepta kufitare të regjimit komunist, por sot ajo pret valë vizitorësh çdo verë, dhe vendi është një shembull i qartë dhe paralajmërim se si një vend pa një plan të qartë zhvillimi urban mund të përkeqësohet shpejt. Ai shërben gjithashtu si bazë për ekskursione nëpër rajon.

Krahasimet me Karaibet bëhen vazhdimisht, megjithëse peizazhi ruan një karakter të dallueshëm mesdhetar. Ullishtat, rrënojat e lashta dhe anijet e vogla të peshkimit bashkëjetojnë me hotele dhe muzikë elektronike. Shëtitorja e saj buzë ujit është e mbushur me restorante, agjenci turistike dhe bare të hapura deri në orët e para të mëngjesit. Tragetet për në Korfuz nisen çdo ditë, dhe shumë turistë grekë kalojnë për të përfituar nga çmimet më të ulëta.
Në gusht, mund të jetë gjithçka përveç parajsës, por vetëm pak kilometra larg, do të gjeni një Shqipëri tjetër. Parku Arkeologjik i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 1992, zbulon shtresa të historisë greke, romake, bizantine dhe osmane mes një lagune të mbuluar me bimësi të harlisur. Është një katarsis i plotë kulturor dhe piktoresk në kontrast me turizmin masiv të plazheve. Butrinti është i vetmi Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në bregdetin shqiptar dhe një epilog i ëmbël për ata që vijnë nga veriu.
Më në brendësi të vendit, shfaqen fshatra me gurë dhe rrugë dytësore ku turizmi është ende minimal.
Kjo është e dukshme. Në shumë shtëpi, gratë ende bëjnë djathë dhe reçel me dorë.

Berati dhe Gjirokastra, qytetet e rilindura

Edhe pse turizmi është i përqendruar në bregdet, do të ishte e pamundur të kuptohej Shqipëria e re pa vizituar qytetet e saj historike. Berati dhe Gjirokastra, të dyja Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përfaqësojnë shpirtin otoman të vendit.
Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, shtrihet përgjatë një kodre pranë lumit Osum. Shtëpitë e tij të bardha me tarraca krijojnë një nga peizazhet më të bukura urbane në Ballkan. Ai eksplorohet përmes rrugicave me kalldrëm, xhamive shekullore dhe ish-shtëpive madhështore që tani janë hotele. Turizmi po rritet me shpejtësi, por një atmosferë e qetë vazhdon; fqinjët bisedojnë pranë dyerve të tyre dhe fëmijët luajnë në sheshe të vogla ndërsa vizitorët fotografojnë fasadat otomane.

Gjirokastra, më spektakolare dhe malore, duket se ngrihet direkt nga guri. Çatitë e saj prej argjile, fortesa e saj gjigante dhe rrugicat e saj të pjerrëta evokojnë një qytet mesjetar të pezulluar në kohë. Për vite me radhë, shumë nga këto shtëpi historike qëndronin të braktisura; sot ato janë restauruar dhe transformuar në akomodime simpatike, kafene ose muze të vegjël. Bumi i turizmit ka lejuar rikuperimin e një pjese të trashëgimisë arkitekturore.

Tirana kryeqyteti i të papriturave

Asnjë udhëtim në Shqipëri nuk do të ishte i plotë pa vizituar Tiranën. Kryeqyteti ka pësuar një transformim marramendës në vetëm dy dekada. Aty ku dikur kishte kryesisht ndërtesa gri të trashëguara nga komunizmi, sot ka murale shumëngjyrëshe, kafene në modë dhe bare të fshehura në ish-bunkerë bërthamorë. Qyteti zotëron një energji rinore dhe disi kaotike; shefat e rinj të kuzhinës “riinterpretojnë” recetat tradicionale, dhe kafenetë speciale bashkëjetojnë me tregjet rrugore dhe restorantet familjare.

Blloku përmbledh në mënyrë të përsosur evolucionin e fundit të vendit. Gjatë diktaturës, ishte një zonë e ndaluar e rezervuar për elitën komuniste; sot ajo krenohet me jetën e natës më të gjallë në Shqipëri.

Etiketat: El paisshqiperia
Artikulli para

Konsumimi i vakteve të çrregullta ndikon në depresion

Editor

Editor

Nga Kategoria

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet
Turizëm

Turistët po braktisin valixhet në Japoni, fenomeni i ri që po shqetëson hotelet dhe aeroportet

28 Maj, 2026
Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!
Kryesore

Gjykata e Lartë e Italisë i vë “vulën”: Hotelet dhe restorantet s’kanë detyrim të shërbejnë ujë çezme!

27 Maj, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik
Turizëm

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik

27 Maj, 2026
“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore
Turizëm

“Travel Radar”: Shqipëria, destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë

26 Maj, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet
Turizëm

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

25 Maj, 2026
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Turizëm

”Daily Mail”: Tirana, një nga destinacionet më të lira për pushime në Evropë

25 Maj, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës
Ekonomi

Pak lëvizi çmimi naftës, pronarët e autobusëve urbanë janë GATI: Duam subvencionim! Ankesa ka edhe Kamza që para një muaji rriti çmimin e biletës

Nga SkyWeb
11 Mars, 2026
0

Një rritje momentale e çmimit të naftës në treg ka mjaftuar që operatorët e transportit urban të kërkojnë sërish subvencionim...

Lexo të plotë
Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

Zbulohet në Tiranë laboratori i diplomave false

10 Prill, 2026
Rikthehet Gerond Meçe, merr tenderin e dytë radhazi nga AKSHI: Kush kontrollon “lojën”?

Rikthehet Gerond Meçe, merr tenderin e dytë radhazi nga AKSHI: Kush kontrollon “lojën”?

16 Shkurt, 2026
Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

31 Dhjetor, 2025
Sulmet ruse në Ukrainë, Polonia mbyll aeroportet

Sulmet ruse në Ukrainë, Polonia mbyll aeroportet

27 Dhjetor, 2025

Të Fundit

“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

“El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

28 Maj, 2026
Konsumimi i vakteve të çrregullta ndikon në depresion

Konsumimi i vakteve të çrregullta ndikon në depresion

28 Maj, 2026
BE gjobit “Temu” me 200 milionë euro, nuk ndaloi shitjen e produkteve ilegale

BE gjobit “Temu” me 200 milionë euro, nuk ndaloi shitjen e produkteve ilegale

28 Maj, 2026
Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjale që i paraprijnë tërmeteve

Inteligjenca Artificiale mund të zbulojë sinjale që i paraprijnë tërmeteve

28 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr