• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura

Editor Nga Editor
14 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Hormonet ndikojnë fuqishëm në shëndetin mendor, gratë më të prekura
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hormonet luajnë një rol jetik në funksionimin e organizmit tonë, por ndonjëherë ndikimi I tyre mundntë jetë shujmë i fortë edhe negativgisht, sa i përket humorit dhe shëndetit mendor.

Ndërsa mendojmë se emocionet tona janë nën kontrollin tonë, shkenca tregon të kundërtën. Neurotransmetuesit dhe hormonet ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e trurit. Sipas studimeve të fundit, shkencëtarët po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë njohuri për të zhvilluar trajtime të reja ndaj depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të tjera mendore.

Hormonet janë substanca kimike që çlirohen nga gjëndra dhe inde të ndryshme të trupit. Ato udhëtojnë nëpër qarkullimin e gjakut dhe lidhen me receptorë specifikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke aktivizuar funksione të caktuara biologjike.

Deri më sot, janë identifikuar mbi 50 hormone në trupin e njeriut. Ato rregullojnë procese jetike si rritja, zhvillimi, funksionet seksuale, riprodhimi, cikli gjumë-zgjim dhe shëndeti mendor.

Sipas profesoreshës së psikologjisë në Universitetin e Otavës, Nafissa Ismail, hormonet ndikojnë ndjeshëm në emocionet tona duke ndikuar jo vetëm te neurotransmetuesit në tru, por edhe në proceset si vdekja qelizore apo krijimi i neuroneve të rinj. Sëmundjet mendore si depresioni, ankthi apo çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) shfaqen më shpesh gjatë periudhave me ndryshime të mëdha hormonale, veçanërisht te gratë.

Studimet tregojnë se nivelet e depresionit janë të barabarta mes vajzave dhe djemve në fëmijëri, por pas pubertetit, vajzat kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga depresioni, një diferencë që vazhdon gjatë gjithë jetës.

Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës para menopauzës dhe menopauzës mund të kenë ndikim të thellë në shëndetin mendor të grave. Rënia e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit para ciklit menstrual shoqërohet shpesh me lodhje, nervozizëm, trishtim dhe ankth. Disa gra preken nga çrregullimi disforik para menstruacioneve (PMDD), një gjendje e rëndë që përfshin luhatje të forta humori, depresion dhe madje mendime vetëvrasëse.

“Shtimi i nivelit të një derivati të progesteronit, i quajtur allopregnanolone, ka efekt qetësues te njerëzit,” shpjegon Liisa Hantsoo, asistente profesore e psikiatrisë në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Gjithashtu, pas lindjes, gratë përjetojnë një rënie të menjëhershme të niveleve të hormoneve, gjë që mund të çojë në depresion pas lindjes, që prek deri në 13% të grave.

Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë që kanë hormonet në shëndetin mendor dhe nevojën për të zhvilluar trajtime që marrin parasysh ndikimin e tyre, sidomos te gratë në periudha të ndryshimeve hormonale. /Skyweb.al

Etiketat: shendeti mendor
Artikulli para

Nga kamarierë, te juristë e inxhinierë, mjbi 6 mijë vende të lira pune në vend

Artikulli pas

Për herë të parë Kupën Botërore të Djathit nuk e fiton një francez

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Për herë të parë Kupën Botërore të Djathit nuk e fiton një francez

Për herë të parë Kupën Botërore të Djathit nuk e fiton një francez

Të Përzgjedhura

FDA miraton kombinimin Tylenol-naproxen pa recetë
Shëndet

FDA miraton kombinimin Tylenol-naproxen pa recetë

Nga Editor
24 Korrik, 2026
0

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar të premten, 24 korrik, një ilaç pa recetë me dozë fikse,...

Lexo të plotë
Gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

Gërmimet në “Kodrën e Pusit” në Lushnje, dalin themelet e ndërtesës së kohës së Antikitetit

17 Prill, 2026
Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

14 Shtator, 2026
Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!

Tatimet, urdhër bizneseve që shesin nga interneti: Regjistrohuni ose ju bllokojmë!

29 Prill, 2026
Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

BE paralajmëron Ballkanin Perëndimor: 700 milionë euro në rrezik nëse nuk përmbushen reformat

20 Prill, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr