• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte

Editor Nga Editor
18 Tetor, 2025
në Turizëm
A A
0
Ujëvara e Sotirës, magjia e Tomorrit që të fton në një aventurë vjeshte
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vetëm pak kilometra larg Gramshit, ujëvara e Sotirës është një nga destinacionet më magjike për adhuruesit e natyrës. Ujëvara arrin rreth 100 metra lartësi dhe buron nga mali i Tomorrit.

Nga më të vegjlit te më të moshuarit, të gjithë mund të përjetojnë një aventurë në natyrë përmes rrugës që nis nga fshati Sotirë dhe të çon drejt ujëvarës që mban të njëjtin emër. Shtegu, që përshkruhet si i lehtë dhe i përballueshëm, zgjat rreth 4 kilometra. Turistët mund të planifikojnë piknik në lëndinën pranë ujëvarës, duke u shoqëruar nga tingulli i ujit dhe pamja e paprekur nga dora e njeriut.

Gjatë vjeshtës, gjë që e bën këtë vend edhe më magjepsës është ekspozimi i ngjyrave të kuqerremta që të shoqërojnë përgjatë gjithë shtegut. Në rrugë drejt ujëvarës hasen vizitorë vendas dhe të huaj, prindër me fëmijë, madje edhe me foshnje, të cilët shijojnë piknikun pranë ujëvarës, në një atmosferë qetësie dhe magjie natyrore.

Një banore e zonës rrëfen se tashmë po mësojnë më mirë anglisht, pasi numri i turistëve të huaj është në rritje. “Në fundjavë ka shumë vizitorë. Edhe gjatë javës ka, por fundjava është më intensive. Kemi pasur vizitorë nga Italia, Polonia, Franca, Çekia, madje edhe nga SHBA-Të dhe Brazili”,tregon ajo.

“U pëlqen shumë, na kërkojnë që të gatuajmë byrek, ushqime tradicionale, duan të shijojnë kuzhinën vendase”, shton Mimoza, banore që ka hapur një biznes të vogël në zonë.

“Është një eksperiencë shumë e bukur. Ja vlen ta provosh. Do ua këshilloja të gjithëve të vijnë ta shohin”, thotë një vajzë nga Vlora që kaloi fundjavën në Gramsh, ku vizitoi ujëvarën dhe kanionin e Holtës.

Në rrugë, një çift turistësh danez rrëfen:

E pamë këtë destinacion në rrjetet sociale, u mahnitëm dhe vendosëm të vinin ta vizitonin. E gjetëm lehtë dhe është një vend i bukur. U lamë ujëvarë edhe pse është tetor, por nuk ishte ftohtë. Është një vend piktoresk që e rekomandojmë.

Ata rrëfyen se e nisën udhëtimin me makinë nga qyteti i tyre në Danimarkë, me ndalesa në Shkodër, Lepushë, Theth, dhe më pas drejt Elbasanit e Gramshit, për të vazhduar më tej drejt Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Korçës.

“Kemi një javë në Shqipëri. E konceptuam udhëtimin si një maratonë në natyrë. Do të shohim edhe kanionin e Holtës dhe liqenin e Zambakëve. Më pas në Berat, kanioni i Osumit dhe në fund Gjirokastër e Përmet“, shprehet Niklas.

Lehtësia e shtegut bëhet një mundësi e mirë edhe për të moshuarit: “Është një stërvitje e mirë. Vij çdo dy–tre javë. Me familjen bëjmë piknik pranë ujëvarës. Pamja është fantastike, freski dhe qetësi,” rrëfen Fani, 74 vjeç, banor i Gramshit që jeton në Elbasan.

“Kam nostalgji për këto vende. Kam udhëtuar shumë në Shqipëri, sepse kam punuar si ushtarak dhe më kanë dërguar në shërbim nga veriu në jug”, vazhdon më tej.

Gramshi vitet e fundit është bërë një destinacion gjithëvjetor, falë promovimit të bukurive natyrore: nga kanioni i Holtës tek ujëvara e Sotirës, e më pas liqeni i Zi apo ai i Zambakëve.

Vitet e fundit, Bashkia e Gramshit, në bashkëpunim me institucionet qendrore, ka bërë disa investime në rrugë dhe infrastrukturë turistike, po ashtu është investuar dhe tek vendosja e tabelave, sinjalizimeve dhe funksionalizimi i shtigjeve turistike. /ATSH

Etiketat: ujevara e sotires
Artikulli para

Gjykata e Tiranës bllokon Behgjet Pacollin për aksionet e aeroportit të Vlorës

Artikulli pas

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Editor

Editor

Nga Kategoria

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit
Turizëm

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Media franceze: Shqipëria, destinacioni i ri për pushime të përballueshme

4 Tetor, 2026
TTW: Shqipëria, një thesar i fshehur i Europës për turizëm të qetë
Turizëm

Shqipëria, destinacioni turistik që po tërheq gjithnjë e më shumë francezë

3 Tetor, 2026
Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë
Turizëm

Rama: Nga turizmi masiv drejt atij elitar, Shqipëria duhet të rrisë cilësinë

2 Tetor, 2026
“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor
Turizëm

“Metro” rendit Shqipërinë mes destinacioneve ideale për t’u vizituar në tetor

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929
Kryesore

ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
0

Analisti Mike McGlone paralajmëron se tregu i kriptomonedhave mund të ketë hyrë në një fazë të rrezikshme pas rritjes së...

Lexo të plotë
Dikur avionët me 4 motorë sundonin qiellin, kurse tani po zhduken: Pse?

Dikur avionët me 4 motorë sundonin qiellin, kurse tani po zhduken: Pse?

31 Maj, 2025
Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Eurostat: Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

19 Dhjetor, 2025
Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën

Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën

2 Mars, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

Gratë shqiptare janë më të arsimuara se burrat, por paguhen më pak

24 Shtator, 2026

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr