• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale!

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale!
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”, iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”.

Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama.

“Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut.

Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë e kusur vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.

Kjo kërkesë, sipas dispozitës, “argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën”.

Që kur u lançua në mars të këtij viti me një ëebsite të dedikuar ku çdo i interesuar mund të shprehë interesin online, nisma ka ngecur në 11 procedurat e planifikuara për t’u ndjekur në hapin e saj të parë; tek krijimi i një harte tokash nga bashkitë për këto investime potenciale.

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ish-kryebashkiak i Beratit, pretendoi gjatë takimit se nga qindra shprehje interesi që kishin ardhur për këtë iniciatëve, ishin evidentuar deri më tani 33 projekte me potencial investimi, investime që sipas tij nisnin nga 10 milionë euro.

Hezitimet apo përpjekjet e kryebashkiakëve për të sqaruar problematikat që kishin hasur në zbatimin e nismës u shuan nga tonet shpotitëse të Ramës, i cili në formë urdhëruese, u kërkoi “të zgjohen nga gjumi dhe brenda tetorit të vijnë të gjitha hartat”.

Sjellja e kryeministrit me kryetarët e bashkive nuk është një rast i veçuar dhe është kritituar më herët si cënim i autonomisë vendore, por në këtë rast, problematikat duken se janë më të thella se sa çështja e pavarësisë së të zgjedhurve vendorë; është nxitja e tyre për t’u përfshirë në procedura që në të ardhmen mund të krijojnë përplasje ligjore dhe konflikte pronësie për banorët e zonave të tyre.

Ekspertë të pushtetit vendor dhe juristë e shohin këtë nismë ligjore si mbivendosje me ligjet e tjera që kanë tentuar prej vitesh të zgjidhin problemet e pronësisë dhe si mekanizëm që rrezikon të nxisë konflikte sociale në zonat ku do të aplikohet.

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive, një organizatë që ka në fokus problematikat e pushtetit vendor, i tha BIRN-it se çdo hartë e zonave prioritare që bëhet pa marrë parasysh problemet e pronësisë mbi ato toka do të krijojë përplasje të reja.

Sipas Haxhimalit, “Paketa e Maleve” është një nismë me potencial për zhvillimin e zonave te thella malore, por mënyra si po kërkohet të zbatohet, tregon, sipas tij, “më shumë nxitim administrativ sesa planifikim të qëndrueshëm”.

“Pa zgjidhur nyjën ligjore të pronësisë dhe pa garantuar transparencë, çdo hartë investimi rrezikon të mbetet një ushtrim formal, jo një vizion real për zhvillim,” vlerëson ai, duke theksuar se në këtë kontekst “çdo ‘hartë investimesh’ që bëhet pa u sqaruar më parë këto marrëdhënie mund të krijojë përplasje ligjore më vonë si për investitorët, ashtu edhe për banorët lokalë”.

Në këtë kontekst, Haxhimali nuk i sheh bashkitë si pengesë, por si aktorë që po përballen me mungesë sigurie ligjore dhe përgjegjësi të madhe për çdo firmë që vendosin.

“Ndaj çdo vendim i studiuar mirë nga bashkitë është një konflikt më pak dhe një përgjegjshmëri më e madhe ligjore,” thotë ai, duke i sugjeruar kryeministrit që të jetë më shumë dëgjues ndaj kryebashkiakëve se sa urdhërues përshpejtimi procesesh, në mënyrë që këto procese të jenë ligjore dhe përjashtuese të konflikteve të çdo natyre.

Edhe për juristin Marash Logu, nisma nuk prodhon asnjë zgjidhje, siç pretendohet nga qeveria, përveçse krijon probleme të reja dhe bie në kundërshtim me nenet e Kushtetutës që mbrojnë të drejtën e pronës dhe ligjet e tjera për pronën.

Logu, i cili ka përfaqësuar opozitën në përballjet ligjore në Gjykatën Kushtetuese, argumenton ‘antikushtetuetshmërinë” e “Paketës së Maleve” dhe problematikat sociale, që sipas tij, sjell zbatimi i saj në terren.

“Termi ‘posedues jopronar’ ku bazohet e gjithë nisma nuk ekziston në asnjë jurispudencë gjykatash, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e vendit,” i tha ai BIRN-it, duke shtuar se “posedues jopronar është praktikisht të ligjërosh zaptuesit e paligjshëm të pronave, qoftë publike apo private”.

Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por sipas Logut, ajo nuk është kufizuar vetëm në zonat malore, por mund të aplikohet kudo, edhe në bregdet.

“Duket e njëjta skemë si ligji i investimeve strategjike, që u dha mundësinë disa personave që të grabisin prona shtetërore dhe prona të qytetarëve,” thotë Logu.

Nga ana tjetër, ai përforcon shqetësimin e Haxhimalit për përplasjet për shkak të pronësisë dhe argumenton se një nismë e tillë nuk mund të nisë zbatimin pa u mbylur proceset e hapura të pronësisë që lidhen me kthimin e kompensimin e ish pronarëve të ligjshëm, me ligjin 7501, atij për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, të legalizimeve dhe të privatizimit.

“Pa përfunduar këto procese, sepse nuk kemi zgjidhur akoma as kthimin e pronës tek pronarët, as legalizimet dhe as çështjen që ka të bëjë me ligjin 7501, krijojmë një mekanizëm tjetër ligjor që u jep mundësi zaptuesve të paligjshëm që të bëhen pronarë,” arsyeton Logu.

Duke parashikuar konfliktet sociale që mund të sjellë zbatimi i nismës, Logu sjell një skemë potenciale konflikti.

“Në veri tokat janë të ndara në mirëkuptim mes banorëve. Në ato zona sot mund të kesh 1 ose 2 familje, pasi të tjerët kanë lëvizur për shkak të shpopullimit, migrimit brenda apo jashtë vendit,” tha ai.  “Kjo nismë do t’u jap mundësinë atyre që jetojnë atje të njihen si pronarë dhe për sipërfaqe më të mëdha se sa sipërfaqja që ata posedojnë, e kur nesër ata që kanë lëvizur jashtë  të kthehen në tokat e të parëve, do të krijojë konflikt me atë që shteti i ka dhënë një titull pronësie,” prezumoi ai./BIRN

Artikulli para

Gjendet një vezë dinosauri 70 milionë vjeçare, e ruajtur në mënyrë perfekte

Artikulli pas

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”
Aktualitet

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

10 Mars, 2026
Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni
Aktualitet

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

10 Mars, 2026
Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?
Aktualitet

Hakerat iranianë apo…..? Eksperti hedh dyshime mbi sulmin ndaj Kuvendit: Në Iran s’ka internet, kush sulmoi Shqipërinë?

10 Mars, 2026
Auto-Skicë
Aktualitet

AKU bllokon 24 ton misër me aflatoksinë në Shkodër

10 Mars, 2026
Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh
Aktualitet

Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
Artikulli pas
Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Sa të rrezikshme janë kimikatet e produkteve kozmetike?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria fal gjobat e papaguara në prag të zgjedhjeve: Cilat kategori përfitojnë
Aktualitet

Qeveria fal gjobat e papaguara në prag të zgjedhjeve: Cilat kategori përfitojnë

Nga SkyWeb
9 Maj, 2025
0

Në një vendim të papritur dhe të rëndësishëm në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria ka miratuar një...

Lexo të plotë
RREZIKU/  Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

RREZIKU/ Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

22 Tetor, 2025
Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

28 Nëntor, 2025
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

ÇMIMET/ A është më blerja e një apartamenti garanci për një “pension nga qiraja” në pleqëri? Cilat janë alternativat

19 Janar, 2026
Si të gjeni hotele me çmime të lira për pushime në Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal të Zi dhe Turqi

Si të gjeni hotele me çmime të lira për pushime në Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal të Zi dhe Turqi

10 Maj, 2025

Të Fundit

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

10 Mars, 2026
Studimi “i vë vulën”: Njerëzit e vështirë në jetën tuaj iu plakin më shpejt

Studimi “i vë vulën”: Njerëzit e vështirë në jetën tuaj iu plakin më shpejt

10 Mars, 2026
Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

10 Mars, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr