• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Askush nuk i afrohet “LIFT Tower”: Dështon sërish thirrja e Korporatës së Investimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar për të katërtën herë thirrjen për projektin “LIFT Tower”, pas mungesës totale të aplikantëve në afatin zyrtar të dorëzimit të dokumenteve.

Në njoftimin zyrtar të Korporatës thuhet se “nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar”, duke e bërë të pamundur vijimin e procedurës për përzgjedhjen e partnerit privat që do të ndërmerrte ndërtimin e godinës së re të Kadastrës Shqiptare.

Projekti është pjesë e programit qeveritar për zhvillimin e pronave publike përmes partneriteteve me sektorin privat, ku shteti ofron truallin dhe përfiton një pjesë të hapësirës në ndërtesat që ndërtohen në këmbim të investimit.

Konkretisht, “LIFT Tower” parashikon ndërtimin e një kulle 40-katëshe mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, në zonën pranë rrugës “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Investitori privat do të kishte detyrimin të financonte ndërtimin e godinës së re të Kadastrës, ndërsa shteti do të përfitonte rreth 45 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të ndërtimit.

Përpjekjet për ta realizuar këtë projekt kanë dështuar disa herë. Në shpalljen e parë në nëntor 2024, dy kompani – “EDIL AL IT” dhe “DK Construction ONE Corp” – u kualifikuan për fazën e dytë, por asnjëra nuk dorëzoi ofertë përfundimtare. Edhe shpallja e dytë u mbyll pa sukses, pasi aplikimi i “Alko Impex” dhe “EDIL AL IT” u shpall i pavlefshëm për shkak të pasaktësive në dokumentacion. Në tentativën e tretë, me afat deri më 30 maj 2025, asnjë ofertë e vlefshme nuk u paraqit.

Sipas Korporatës, që synon të nxisë zhvillimin e pronave publike përmes investimeve private, projekti mbetet i rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës administrative dhe për energjizimin urban të Tiranës. Megjithatë, mungesa e interesit nga ana e sektorit privat tregon vështirësitë e tregut për të përballuar projekte të tilla voluminoze, me kosto që llogariten në qindra milionë euro.

Pas katër tentativave të dështuara, mbetet e hapur pyetja nëse “LIFT Tower” do të arrijë ndonjëherë të marrë jetë, apo nëse epoka e kullave, që ka dominuar zhvillimin urban të Tiranës në vitet e fundit, po i afrohet fundit. /skyweb.al

Artikulli para

Gjermanët po kërkojnë qetësi pranë të vdekurve, kafenetë në varreza kthehen në trend

Artikulli pas

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Të Përzgjedhura

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?
Shëndet

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Tërshëra është një ushqim shumë i pasur me fibra dhe proteina, që ndihmon tretjen dhe mund të jetë një zgjedhje...

Lexo të plotë
Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë

Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë

12 Qershor, 2026
Big Brother Policia, mijëra kamera në gjithë Shqipërinë: Regjistrohet kompania e deoncuar nga Ahmetaj që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

Big Brother Policia, mijëra kamera në gjithë Shqipërinë: Regjistrohet kompania e deoncuar nga Ahmetaj që do të marrë 140 mln dollarët e Smart City

10 Janar, 2026
Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

5 Tetor, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr