• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash

Editor Nga Editor
18 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
“Royal Mint” nderon Freddie Mercury me një koleksion të ri monedhash
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Royal Mint” ka prezantuar një koleksion të ri monedhash të dedikuara ikonës së “Queen”, Freddie Mercury, raportoi “Independent”.

Dizajni i realizuar me imtësi paraqet figurën e Mercury-t në skenë, të shoqëruar me nënshkrimin e tij karakteristik. Çdo element i monedhës rrëfen talentin e jashtëzakonshëm të këngëtarit, përfshirë diapazonin e tij të famshëm me katër oktava, i cili simbolizohet nga një vijë muzikore që shtrihet përgjatë skajeve — nga notat më të ulëta deri te ato më të lartat.

Frymëzimi për dizajnin vjen edhe nga performanca legjendare e Mercury-t në koncertin bamirës “Live Aid”, të mbajtur më 13 korrik 1985 në Wembley të Londrës dhe në stadiumin JFK në Filadelfia. Në disa nga variantet e monedhës janë përfshirë edhe ngjyra të veçanta, si xhaketa e tij ikonike e verdhë dhe lëvizjet e gjalla në skenë.

Koleksioni shënon një moment të rëndësishëm, pasi përkon me 40-vjetorin e “Live Aid” dhe publikimin e albumit solo të Mercury-t, “Mr Bad Guy”, po ashtu në vitin 1985.

“Freddie Mercury nuk ishte thjesht një artist, por një forcë që transformonte çdo skenë. Kjo monedhë kap energjinë e tij dhe nderon një ikonë globale, frymëzimi i së cilës vazhdon edhe sot. Çdo detaj, nga nënshkrimi te stema muzikore që simbolizon gamën e tij vokale, e bën këtë një nga monedhat tona më të veçanta përkujtimore”, u shpreh Rebecca Morgan, drejtoreshë e monedhave përkujtimore në “Royal Mint”.

Kjo monedhë e re i bashkohet serisë së figurave të mëdha të muzikës që Royal Mint ka nderuar ndër vite, përfshirë David Bowie, George Michael, Dame Shirley Bassey dhe Sir Paul McCartney.

Në një akt filantropik, Royal Mint do të dhurojë një version të artë të monedhës për “Mercury Phoenix Trust”, organizatën kundër AIDS të themeluar në kujtim të këngëtarit. Organizata pritet ta nxjerrë monedhën në ankand gjatë muajve të ardhshëm, duke vazhduar misionin e Mercury-t për mbështetjen e personave të prekur nga HIV dhe AIDS. /Skyweb.al

Etiketat: koleksionmonedha
Artikulli para

BERZH bën gati tenderin për parkun fotovoltaik në Belsh, 40 milionë euro investim

Artikulli pas

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin
Ekonomi

Dollari vazhdon rënien, si paraqitet euro në tregun valutor

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë
Aktualitet

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
0

Për të dytin vit radhazi, kushtet e jetesës në qytetet e botës nuk kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm, sipas Indeksit...

Lexo të plotë
PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

PUNIMET/ Bllokohet për dy ditë mbikalimi i Rinasit, ARRSH: Rrugët alternative

12 Janar, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

SPAK, gati prangat për hajdutët e fondeve IPARD

17 Shkurt, 2026
Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

Këto janë aeroportet më të rrezikshme në botë

22 Shtator, 2025
Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

28 Qershor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

27 Shkurt, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë

Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona, pa Greqinë

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr