• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në OP-ED
A A
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Baton Haxhiu

Nesër Gjykata e Posaçme mund ta emërojë vetë zëvendëskryeministren e Edi Ramës. Sepse me vendimin nr. 118 datë 19 11 2025 ajo mori një kompetencë që nuk ia jep as Kushtetuta as ligji. Pezulloi numrin dy të qeverisë nga detyra sikur të ishte organ emërues. Sikur pushteti ekzekutiv të varej nga vula e gjyqtarëve dhe jo nga vota e qytetarëve. Dhe ky është thelbi. Jo fati penal i Belinda Ballukut. Por fakti që një gjykatë i tregoi Kryeministrit se kush komandon ekzekutivin.

Me një vendim të vetëm GJKKO i dërgoi një mesazh politik qeverisë. Ne vendosim kush rri dhe kush ikën nga kabineti. Ne vendosim kur qeveria mbetet pa numrin e saj dy. Ne vendosim kush mund të ushtrojë pushtet ekzekutiv. Sepse masa “pezullimi i ushtrimit të detyrës” për një zëvendëskryeministre nuk është masë sigurie. Është akt qeverisjeje. Është ndërhyrje në thelbin e pushtetit.

Vendimi në vetvete e pranon këtë. Në pikën e parë të tij thuhet qartë se gjykata ka vendosur “pezullimin nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë”. Pra gjykata e ka të qartë se çfarë funksioni po pezullon. Dhe pikërisht për këtë akti nuk është më juridik. Është politik. Është institucional. Është kompetencë që s’i takon.

Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të hetojë ministra. Ka të drejtë të kërkojë masa sigurie ndaj kujtdo zyrtari publik. Por nuk ka asnjë të drejtë të zgjedhë qeverinë. Të marrë për vete rolin që Kushtetuta ua jep qartësisht tre institucioneve dhe vetëm atyre. Kryeministri propozon. Presidenti dekreton. Kuvendi miraton. Këtu fillon dhe mbaron skema e emërimit dhe shkarkimit të ministrave dhe të zëvendëskryeministrit. GJKKO nuk është as Kryeministër. As President. As Kuvend. Nuk ka mandat të ndërtojë qeveri paralele përmes masave të sigurimit.

Kjo nuk ka lidhje me fajësinë e Belindës. Kjo është çështje shteti. Sepse zëvendëskryeministri është njeriu që drejton vendin në mungesë të Kryeministrit. Nëse Kryeministri është i pamundur të ushtrojë funksionet e tij, vendi mbahet nga zëvendësi. Dhe nëse zëvendësi është pezulluar nga gjykata, zinxhiri i ushtrimit të pushtetit këputet. Pra vendi hyn në vakum ekzekutiv. Pra qeveria ngelet pa kokë rezervë. Pra gjykata ndërhyn në mekanizmin e vazhdimësisë së shtetit. Askush nuk e ka këtë të drejtë.

Dhe këtu qeveria nuk ka të bëjë vetëm me një emër. Ka të bëjë me funksionin. Me parimin. Me kufirin mes pushteteve.

Belinda Balluku nuk është vetëm ministre. Ajo është deputete e zgjedhur. Dekretuar si ministre nga Presidenti. Miratuar nga Kuvendi. E propozuar nga Kryeministri. Pra me dyfish imuniteti. Imunitet ekzekutiv dhe parlamentar. Imunitet që nuk e mbron personin por institucionin. Njeriun jo. Funksionin po.

Me masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” gjykata ka futur parlamentin në një spirale si ajo e rastit Berisha ku vetë Kuvendi e konsideroi masën si formë të kufizimit të lirisë së një deputeti. Por në rastin e Ballukut kemi më shumë. Sepse nuk kufizohet vetëm liria e një deputeti. Kufizohet ushtrimi i pushtetit ekzekutiv. Dhe kjo nuk është më masë sigurie. Ky është akt me pasoja kushtetuese.

Drejtësia mund të kërkojë heqjen e imunitetit. Mund të kërkojë arrest me burg. Mund të kërkojë çdo masë tjetër që kufizon individin. Por nuk mund të japë masa që prekin ekzekutivin. Nuk mund të ndërhyjë në përbërjen e qeverisë. Nuk mund të sillet sikur është organ vendimmarrës i pushtetit ekzekutiv. Kjo është linja që nuk kalohet.

Edi Rama duhet të shkojë deri në fund në Gjykatën Kushtetuese. Sepse nëse sot pranon në heshtje që një gjykatë të pezullojë zëvendëskryeministren pa pëlqimin e Kuvendit, pa procedurë dhe pa dialog kushtetues, nesër e njëjta gjë mund të ndodhë me cilindo ministër. Madje edhe me vetë Kryeministrin. Mjafton një interpretim kreativ i nenit “rrezik për prishjen e provave”. Ky është mekanizëm që çmonton pushtetin. Ky është precedent.

Rama nuk mund të thotë “e zgjidhim politikisht”. Sepse kjo nuk është çështje politike. Është çështje kushtetuese. Nëse sot nuk vihet kufiri, nesër SPAK e GJKKO do kenë de facto fuqinë për të projektuar qeveri të reja përmes dosjeve dhe masave të sigurimit. Dhe kjo nuk është më drejtësi. Është inxhinieri politike. Është rishkrim i sistemit përmes vendimeve penale. Jo përmes votës.

Këtu hyn edhe roli amerikan. Departamenti i Drejtësisë, OPDAT, Ambasada e SHBA-ve kanë investuar vite të tëra për SPAK-un. Kanë dhënë legjitimitet moral dhe politik. Kanë garantuar mbështetjen ndërkombëtare.

Por tani, pikërisht për këtë, duhet të jenë të parët që kërkojnë respektimin e procedurave. Sepse një drejtësi që perceptohet si e mbështetur nga amerikanët nuk mund të veprojë jashtë kornizës kushtetuese pa dëmtuar vetë reformën. SPAK nuk është projekt për të zgjedhur qeveritë e Shqipërisë. Është projekt për të gjykuar korrupsionin. Dhe këto dy role nuk duhen dhe nuk mund të përzihen. Vetëm nëse ajo ka lobuar dhe vendos që kështu të ndodh dhe shpeshherë nuk pyet fare për procedura.

Belinda Balluku nuk është problemi. Është shembulli. Është testi. Është kokë turku e një sistemi që kërkon të tregojë forcë duke kaluar përmes rrugës më të rrezikshme. Drejtësia nuk mund të jetë arkitekte e ekzekutivit. Nuk mund të jetë pushteti që shemb dhe ndërton qeveri. Kjo tingëllon si luftë ndaj korrupsionit por në thelb është përçarje e pushteteve. Është rrëshqitje në republikën e prokurorëve. Grusht shteti pa tanke. Grusht shteti me masa sigurie.

Në këtë moment nuk ka rëndësi nëse Belinda është fajtore apo jo. Këtë e thotë gjykata me proces. Rëndësi ka nëse pranojmë që gjykata të bëhet vetë proces politik. Rëndësi ka nëse pranojmë që një zëvendëskryeministër të pezullohet me një firmë gjykatësi pa autorizimin e atyre që Kushtetuta u jep kompetencën për ta bërë këtë. Rëndësi ka nëse i hapim rrugë një precedenti që nesër mund të përdoret kundër kujtdo. Edhe kundër atyre që sot brohorasin.

Dita e sotme nuk është dita e Belindës. Është dita kur u prek një gur themeli i shtetit. Është dita kur gjykata provoi të tregojë se kush zgjedh qeverinë. Dhe nëse nuk ka një reagim kushtetues menjëherë, atëherë vendi nuk po rrezikon një krizë. Vendi po rrezikon një model të ri pushteti. Pa votë. Pa debat. Pa parlamentarizëm.

Një republikë ku gjykata i tregon Kryeministrit se kush duhet të jetë zëvendëskryeministër.

Ky është kufiri. Dhe ky kufi s’mund të kalojë.

Artikulli para

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

Artikulli pas

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!
OP-ED

Doktor, bëja “bam” një herë në pleqëri!

24 Tetor, 2026
Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm
OP-ED

Shqipëria drejt BE-së: Nga perspektiva e anëtarësimit te transformimi i brendshëm

23 Tetor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Pse nuk dorëhiqet Edi Rama

20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?
Aktualitet

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

SPAK "bastis" Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

Të Përzgjedhura

Paqja fiskale, pritet fshirja e 1 miliard eurove detyrime: Ministri Malaj kujdeset që të mos e quajë “amnisti”
Ekonomi

Paqja fiskale, pritet fshirja e 1 miliard eurove detyrime: Ministri Malaj kujdeset që të mos e quajë “amnisti”

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Projektligji i ri për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore hap rrugën për anulimin e menjëhershëm të rreth 1 miliardë...

Lexo të plotë
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

Ukrainasit e SkyUp padisin Air Albania: Porositi dy avionët tanë, por mori atë bullgar të “Fly2Sky”

7 Tetor, 2025
ALARMI/ Shtetet po rrisin numrin e kokave bërthamore

ALARMI/ Shtetet po rrisin numrin e kokave bërthamore

27 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Dollari i paqëndrueshëm, euro vijon ulët

21 Korrik, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr