• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare

Editor Nga Editor
12 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
BBC u bën jehonë japrakëve: Gjyshet shpëtuan kuzhinën shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas dekadave të izolimit nga bota dhe një eksodi masiv, Shqipëria po i rikthehet rrënjëve të saj kulinarise, këtë herë me ndihmën e gjysheve kuzhiniere.

Tefta Pajenga, 76 vjeçe,  është një nga shumë gjyshet shqiptare që sot shfaqen në televizion. Në emisionin e saj, ish-mësuesja u tregon amvisave të reja si të gatuajnë japrakë, një pjatë tradicionale me gjethe hardhie të mbushura me oriz e barishte.

Japrakët kanë një vend të veçantë në traditën shqiptare. Ato zakonisht gatuhen në familje dhe ndahen në festa të krishtera e myslimane, në një vend ku bashkëjetesa fetare është pjesë e identitetit. Edhe pse receta ka ndikime të huaja, emri vjen nga turqishtja, si pasojë e mbi 500 viteve sundim osman, përbërësit janë tërësisht vendas: kopër, speca dhe nenexhik nga veriu i Shqipërisë.

Sot, gjyshet si Pajenga u mësojnë të rinjve të një vendi me moshë mesatare shumë të re si të rikthehen te gatimet e hershme. Kjo për arsye se Shqipëria ka kaluar dy periudha të mëdha “harrese kulinarie” në 80 vitet e fundit. Së pari, gjatë komunizmit (1946–1991), vendi u izolua plotësisht. U dogjën librat e gatimit, u ndaluan importet dhe udhëtimet, ushqimi u kolektivizua dhe mungesat ishin të përhershme, një terren i përsosur për zhdukjen e traditave.

Së dyti, në kaosin që pasoi rënien e regjimit në vitet 1990, rreth 710,000 shqiptarë , 20% e popullsisë u larguan jashtë vendit. Me largimin dhe integrimin në kultura të reja, shumë prej tyre humbën edhe recetat e gjysheve. Ndër mungesat e komunizmit dhe emigrimin masiv, në fillim të viteve 2000, shumë shqiptarë kishin humbur dijen e gatimit tradicional, përveç grave të moshuara që e mbanin ende gjallë.

Me ironi, thotë Pajenga, edhe vetë tranzicioni drejt demokracisë e thelloi problemin. “Gjatë komunizmit njerëzit punonin vetëm nga 07:00 deri në 15:00,” thotë ajo. “Pas ndryshimeve, duhej të bëje më shumë se një punë për të mbajtur familjen.” Kështu, edhe ata që i dinin recetat nuk kishin më kohë t’i gatuanin. Kur Pajenga nisi emisionin në vitin 2004, synimi i saj ishte amvisat dhe të rinjtë “të cilëve u mungonte njohuria ose e kishin harruar gatimin tradicional”.

Kuzhina shqiptare gjithmonë ka qenë pasqyrë e ndikimeve lindore e perëndimore. Romakët sollën rrushin, ullirin dhe produkte të tjera bazë që në shekullin e 2 para erës sonë. Nga shekulli i 16-të, pjata si Arnavut ciğeri (mëlçi shqiptare) u përhapën nëpër Perandorinë Osmane, ndërsa sultjashi erdhi nga Lindja. Pas Luftës së Dytë Botërore, receta si ajvari u përhapën nga veriu i Ballkanit.

Disa ushqime tradicionale, si mishavina, një djathë i bardhë, me strukturë kokrrizorenuk gjenden askund tjetër. Përgatitet duke mbajtur gjizën për tre muaj brenda dhjamit të kafshëve, derisa të fermentohet, një teknikë e trashëguar nga barinjtë e Alpeve Shqiptare. Po ashtu të lashta janë edhe flija, me shtresa të ngjashme me krep, si dhe byreku me mish.

Gjyste Bici, 67 vjeçe, i mësoi recetat e vjetra nga gjyshja e saj në Alpet e Veriut, ku dimrat e thellë mund të izolojnë njerëzit për muaj të tërë. “Edhe para komunizmit kishte pak libra gatimi, kështu që gjithçka transmetohej nga gjyshet te nipërit e mbesat,” thotë ajo. Shumë prej këtyre recetave kanë edhe origjinë fetare, diçka që u ndalua rreptësisht pas vitit 1967, kur Enver Hoxha mbylli praktikat fetare.

“Diktatura u përpoq t’i zhdukte të gjitha fetë,” tregon Dallendyshe Xhahysa, 91 vjeçe, e cila i ruajti recetat e familjes gjatë gjithë periudhës komuniste. “Recetat e festave myslimane dhe të krishtera do të kishin humbur pa gjyshet.”

“Ato na duhej t’i gatuanim fshehurazi për Pashkë ose Ramazan,” kujton ajo. Hallva, një ëmbëlsirë e rëndësishme për Ramazanin, shpesh gatuheshte me dritare të mbyllura që aroma të mos tradhtonte familjen. Ndryshe, fqinjët spiunonin për shpërblime nga shteti. Dënimet ishin të rënda, mund të dërgoheshe për muaj të tërë në kamp riedukimi.

Mungesat e ushqimit zhdukën edhe receta të tjera. “Shumë pak njerëzve u lejohej të mbanin bagëti ose të punonin tokën,” thotë Bici. Vetëm familjet në fshat kishin të drejtë për një copë tokë të vogël dhe disa pula. “Ishte e ndaluar të zotëroje derra apo dele.” Çdo gjë ishte e racionuar: “Çdo muaj lejohej vetëm 10 kg patate dhe 2 kg djathë për familje.”

Pa përbërës dhe pa libra gatimi, receta si tava e krapit humbën me vite të tëra, sidomos pasi peshkimi privat ishte i ndaluar. Kur kufijtë u hapën në vitet 1990 dhe televizioni u çlirua nga propaganda e shtetit, shumë gjyshe filluan të ringjallnin traditat e humbura përmes ekranit. Ndërkohë, po përgatitet edhe një almanak gastronomik me 7,000 përbërës dhe receta shqiptare, shumë prej tyre të mbledhura nga vetë gjyshet. Nikolin Kola, së bashku me një grup akademikësh, po punon për këtë vepër. Ai beson se libri “do ta ngrejë lart kuzhinën shqiptare, ashtu si René Redzepi e ngriti atë daneze”.

Falë gjysheve, kuzhina shqiptare po rilind.

Marre nga BBC. Pershtati Skyweb.al

Etiketat: gjyshetkulinaria
Artikulli para

Gjykata Kushtetuese “pezullon” GJKKO-në dhe rikthen Belinda Ballukun në detyrë

Artikulli pas

Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit
Aktualitet

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

3 Nëntor, 2026
Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit
Aktualitet

Protestat në Tiranë, shtyhet Panari i Librit

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

Të Përzgjedhura

Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Të gjitha transaksionet e pronave do të raportohen tek Agjencia e Inteligjencës Financiare për pastrim parash

Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
0

Të gjitha transaksionet e pronave me vlerë më të madhe se 6 milionë lekë do të raportohen tek Agjencia e...

Lexo të plotë
Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

Estonia forcon masat për mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve në epokën digjitale

31 Gusht, 2026
Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

1 Shtator, 2026
Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë

Rama flet për shtyllen e tretë të modifikuar të pensioneve, si do të funksionojë

9 Prill, 2026
Një çati për aspiratat e Ballkanit

Një çati për aspiratat e Ballkanit

24 Maj, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr