• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një diskutim me përfaqësues të sektorit të ndërtimit, gjatë një takimi me bizneset, ku në fokus ishte cilësia e ndërtimeve dhe masat e reja ligjore që qeveria ka miratuar për këtë sektor.

Gjatë një hapësire pyetje përgjigje, Rama iu drejtua drejtpërdrejt një ndërtuesi të pranishëm, duke e lidhur debatin me problematikat e akumuluara ndër vite në ndërtim, si dhe me ndryshimet ligjore që, sipas tij, synojnë rritjen e standardeve dhe mbrojtjen e qytetarëve që investojnë kursimet e jetës për një banesë.

Kryeministri u shpreh se, pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit, zbatimi i projekteve në terren mbetet problematik dhe shpeshherë larg standardeve të miratuara në dokumentacion. Sipas tij, dëmet që vijnë nga ndërtimet me cilësi të ulët vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërkohë që qytetarët paguajnë shuma të konsiderueshme ose marrin kredi afatgjata për të blerë një banesë.

Rama theksoi se qeveria ka miratuar një paketë të re masash ligjore për ndërtimin, me synimin për të rritur cilësinë dhe për të ndëshkuar abuzimet. Ai deklaroi se nuk mund të tolerohet që qytetarët të paguajnë për produkte të cilësisë së parë dhe të marrin në këmbim ndërtime të cilësisë së tretë, duke e cilësuar këtë situatë si të papranueshme dhe kriminale.

Sa i përket taksës së infrastrukturës dhe kërkesave për lehtësim të pagesave, Rama u shpreh se çështja është në diskutim, por çdo vendimmarrje duhet të lidhet me performancën reale të kompanive ndërtuese. Ai tha se shteti nuk mund të marrë përsipër riskun e lejimit të kësteve për kompani që nisin ndërtimet dhe më pas deklarojnë pamundësi për të përmbushur detyrimet financiare.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria u ka dhënë shumë ndërtuesve ndër vite dhe se tani është koha që ky sektor të japë mbrapsht në aspektin e cilësisë. Sipas tij, ndërtesat që ndërtohen sot do të jenë pjesë e qyteteve për dhjetëra vite dhe nuk mund të pranohet që projektet e miratuara si cilësore të shndërrohen në objekte që nuk përputhen me lejen dhe standardet.

Ai solli shembuj konkretë të qytetarëve që kanë blerë apartamente sipas projekteve të paraqitura dhe më pas janë përballur me ndryshime të paligjshme në ndërtim, mungesë ballkonesh apo pamundësi për të marrë hipotekën për shkak të shkeljeve nga ndërtuesit. Rama theksoi se këto raste përbëjnë shkelje të rënda dhe do të ndëshkohen.

Në këtë kuadër, kryeministri bëri të ditur se është krijuar lista e zezë e ndërtuesve, ku subjektet që përfshihen në të nuk do të përfitojnë leje ndërtimi për shumë vite. Ai shtoi se edhe lista e bardhë mund të ndryshojë menjëherë nëse evidentohen shkelje, duke paralajmëruar se toleranca ndaj abuzimeve ka marrë fund.

Rama u shpreh se ndërtimi nuk është një produkt i përkohshëm, por diçka që mbetet për dekada dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe pamjen e qyteteve. Sipas tij, arkitektura dhe cilësia e ndërtimit janë faktorë kyç për zhvillimin e një vendi dhe Shqipëria nuk mund të lejojë më ndërtime që shëmtojnë territorin, pavarësisht vlerës së lejeve apo investimeve të pretenduara nga ndërtuesit. /skyweb.al

Artikulli para

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

Artikulli pas

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Aktualitet

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim
Aktualitet

Rikthehet dimri në pranverë, bora zbardh malet: Si pritet të jetë moti në vijim

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po "marrin ujin e Kaçinarit"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?
Aktualitet

RTSH-ja e papërgatitur për epokën digjitale?!… Çfarë thotë raporti i NarativAI?

Nga SkyWeb
16 Janar, 2026
0

Jona Cenameri Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është vlerësuar me 60 nga 100 pikë në rankimin e parë rajonal që mat...

Lexo të plotë
Bota po e fiton luftën kundër kancerit

Bota po e fiton luftën kundër kancerit

17 Korrik, 2025
Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

27 Gusht, 2025
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Hapet zyrtarisht Banka Shqiptare e Zhvillimit, kush e drejton

18 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr