• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Moti i keq pushton vendin, IGJEO paralajmëron RREZIK për përmbytje dhe reshje dëborë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Moti i keq pushton vendin, IGJEO paralajmëron RREZIK për përmbytje dhe reshje dëborë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Territori i Shqipërisë është përfshirë që nga dita e djeshme nga një situatë e paqëndrueshme atmosferike, me reshje shiu që pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, bën me dije se krahas shiut, në zonat malore do të shfaqen edhe reshje dëbore.

Sipas parashikimeve zyrtare, rreziku më i lartë lidhet me përmbytjet, veçanërisht në qarqet e Vlorës dhe Kukësit, ku reshjet pritet të jenë intensive dhe të vazhdueshme.

Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, reshjet me intensitet të lartë do të përqendrohen kryesisht në veri dhe në qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës parashikohen vërshime të shpejta në lumenjtë e vegjël malorë, si edhe rrëshqitje dherash në zona të caktuara. Në mjediset urbane mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.

IGJEO thekson se për periudhën 3–7 janar 2026 reshjet intensive do të shkaktojnë rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë kryesorë të vendit, përfshirë Drin-Bunën, Liqenin e Shkodrës, lumin Mat, Shkumbin dhe Vjosë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve.

Për ditën e nesërme, temperaturat do të luhaten nga 10 deri në 16 gradë Celsius në bregdet, nga 7 deri në 15 gradë në zonat e ulëta dhe nga 3 deri në 11 gradë në zonat malore.

Në veçanti, në qarkun e Vlorës, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore gjatë periudhës 2–5 janar 2026, me intensitet më të shtuar rreth datës 5 janar.

Si pasojë e kushteve të motit, IGJEO paralajmëron për rrezik të vërshimeve në zona urbane dhe rurale, probleme në rrjetet e kanalizimeve dhe përmbytje të përkohshme në zona të identifikuara si me risk.

Në Qarkun e Vlorës, strukturat e mbrojtjes civile kanë nisur zbatimin e masave parandaluese, të cilat përfshijnë njoftimin e bizneseve dhe blegtorëve në zonat e rrezikuara, kontrollin dhe pastrimin e kanaleve kulluese, vënien në gatishmëri të hidrovorëve, si edhe garantimin e funksionimit të pandërprerë të sistemeve të ujësjellësit dhe furnizimit me energji elektrike.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare, në mënyrë që të minimizohen pasojat nga kushtet e motit të keq.

Artikulli para

Prodhuesit italianë të makaronave shpëtojnë nga tarifat e Trump

Artikulli pas

Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?
Aktualitet

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

7 Prill, 2026
Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë
Aviacion

Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

7 Prill, 2026
NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II
Aktualitet

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

7 Prill, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

7 Prill, 2026
DRAFTI/ Rama shtin në duar sekretet e vendit, roli i ambasadave
Aktualitet

DRAFTI/ Rama shtin në duar sekretet e vendit, roli i ambasadave

7 Prill, 2026
Pse gjenerata Z preferon orët retro?
Aktualitet

Pse gjenerata Z preferon orët retro?

7 Prill, 2026
Artikulli pas
Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa
Aktualitet

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Nga Editor
26 Shkurt, 2026
0

Në fjalën e tij përpara socialistëve, kreu i qeverisë Erdi Rama kishte kritika edhe për prokurorët e SPAK-ut. Rama tha...

Lexo të plotë
Kroçera  luksoze “Seabourn Encore” ankorohet në portin ne Sarandës, sjell 597 turistë turistë

Kroçera  luksoze “Seabourn Encore” ankorohet në portin ne Sarandës, sjell 597 turistë turistë

17 Shtator, 2025
EKSKLUZIVE/ SPAK zbardh skemën e zhvatjes me tenderët e AKSHI: Verifikim faturave drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet së bëri “hinkën”

SPAK kopsit me prova të reja dosjen e skandalit AKSHI, Apeli i GJKKO-së vendos të enjten

3 Shkurt, 2026
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

11 Dhjetor, 2025
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

17 Mars, 2026

Të Fundit

“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh?

8 Prill, 2026
Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

7 Prill, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

7 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr