• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

Editor Nga Editor
13 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një aplikacion me emër të zymtë ka tërhequr vëmendje të madhe në Kinë dhe është kthyer në aplikacionin me pagesë më të shkarkuar në vend. I quajtur “Are You Dead?” (“A je i vdekur?”), aplikacioni ka një funksion të thjeshtë: përdoruesit duhet të konfirmojnë çdo dy ditë se janë gjallë, duke klikuar një buton. Nëse nuk e bëjnë këtë, aplikacioni njofton kontaktin e tyre të emergjencës se diçka mund të mos shkojë mirë, sipas BBC.

Edhe pse u lançua në maj të vitit të kaluar pa shumë bujë, aplikacioni ka shpërthyer në popullaritet javët e fundit, veçanërisht mes të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet e mëdha kineze. Sipas mediave shtetërore kineze, deri në vitin 2030 në Kinë mund të ketë deri në 200 milionë familje me një person, një prirje që ka shtuar ndjenjën e izolimit dhe pasigurisë.

Aplikacioni përshkruhet si një “shoqërues sigurie” për persona që jetojnë vetëm, punonjës zyrash, studentë larg familjes apo njerëz që kanë zgjedhur një stil jete të vetmuar. Në rrjetet sociale kineze, shumë përdorues shprehen se frika më e madhe është të vdesin pa u vënë re nga askush.

Një prej tyre, Wilson Hou, 38 vjeç, që punon në Pekin dhe jeton larg familjes për arsye pune, thotë se kjo ishte arsyeja kryesore pse e shkarkoi aplikacionin. “Kam frikë se nëse më ndodh diçka, askush nuk do ta kuptojë. Prandaj kam vendosur nënën time si kontakt emergjence,” shprehet ai.

Megjithatë, emri i aplikacionit ka shkaktuar edhe kritika. Disa e konsiderojnë ogurzi dhe sugjerojnë që të ndryshohet në diçka më pozitive, si “A je mirë?” apo “Si je?”. Kompania zhvilluese, Moonscape Technologies, ka pranuar kritikat dhe po shqyrton mundësinë e një ndryshimi emri. Ndërkombëtarisht, aplikacioni njihet me emrin Demumu dhe renditet ndër më të shkarkuarit në disa vende si SHBA, Singapori, Hong Kongu, Australia dhe Spanja.

Aplikacioni kushton vetëm 8 juanë (rreth 1 dollar amerikan), por vlera e kompanisë është rritur ndjeshëm. Themeluesit, tre të rinj të lindur pas vitit 1995  thonë se po kërkojnë investime dhe po mendojnë të zgjerojnë shërbimin, përfshirë edhe një produkt të veçantë për të moshuarit, në një vend ku mbi 20% e popullsisë është mbi 60 vjeç.

Edhe pse kompania nuk ka komentuar për mediat ndërkombëtare, suksesi i aplikacionit tregon qartë ankthin dhe pasigurinë në rritje të një shoqërie ku gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vetëm. /skyweb.al

Etiketat: aplikacionkinez
Artikulli para

I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

Artikulli pas

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë
Aktualitet

Tha që do kthehej të përballej me drejtësinë/ Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi vetëm nëse është i çmendur të vijë

13 Janar, 2026
Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë
Aktualitet

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park
Aktualitet

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar
Aktualitet

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor
Aktualitet

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

13 Janar, 2026
Artikulli pas
Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit
Aviacion

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
0

Ngërçi total i Aeroportit të Vlorës si pasojë e konfliktit të ashpër mes dy aksionerëve të tij mund të shkojë...

Lexo të plotë
Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

18 Dhjetor, 2025
Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

Trump planifikon të bllokojë nënkontraktimin e inxhinierëve indianë nga kompanitë amerikane

6 Shtator, 2025
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

1 Nëntor, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

Strategjia e turizmit, Shqipëria synon 6.7 mld euro deri në 2030

2 Gusht, 2025

Të Fundit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

Qeveria merr mbrapsht koncesionin e sterilizimit

13 Janar, 2026
A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

A ke vdekur? Del aplikacioni i ri: Dëshmo që je gjallë!

13 Janar, 2026
I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

13 Janar, 2026
Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr