• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

VKM-ja/ Plazhet publike bëhen me pagesë, bashkitë caktojnë çmime tavan për çadrat dhe shezlonget e privatit

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
0
“NewsBreak”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin europian me trashëgimi të pasur kulturore
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qeveria ka miratuar ndryshime të thella në rregulloren për stacionet e plazhit, duke i dhënë bashkive kompetenca të reja për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike të administruara drejtpërdrejt nga pushteti vendor.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ndryshon rregulloren e miratuar në vitin 2024 dhe vendos rregulla më të forta për sezonin e ardhshëm veror. Për herë të parë, në hartën zyrtare të turizmit përfshihen edhe lumenjtë, përveç detit dhe liqeneve.

Një nga risitë kryesore lidhet me çmimet e shezlongëve. Këshillat Bashkiakë do të kenë të drejtën të miratojnë çmime tavan për çdo zonë bregdetare përpara nisjes së sezonit. Këto çmime do të jenë kufiri maksimal që subjektet private nuk mund ta tejkalojnë gjatë gjithë periudhës së shfrytëzimit.

Në rast se Këshilli Bashkiak nuk merr vendim, çmimi maksimal do të përcaktohet përmes negociimit mes bashkisë dhe subjektit privat në momentin e lidhjes së kontratës. Çmimi i dakordësuar bëhet pjesë detyruese e kontratës dhe çdo tejkalim i tij konsiderohet shkelje, duke çuar deri në zgjidhjen e kontratës.

Vendimi sjell edhe krijimin e një kategorie të re, të quajtur “plazh publik i tarifuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore”. Këto zona do të administrohen drejtpërdrejt nga bashkitë ose ndërmarrjet e tyre dhe do të jenë me pagesë për pushuesit, por me standarde të garantuara sigurie dhe higjiene.

Rregullorja ndalon që këto plazhe t’u jepen privatëve, duke mos lejuar kontraktimin apo delegimin te palë të treta. Synimi është mbrojtja e hapësirave publike dhe shmangia e abuzimeve me bregdetin.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për investitorët strategjikë. Ata do të kenë përparësi për marrjen e stacioneve të plazhit, por vetëm pasi struktura akomoduese të jetë vënë realisht në funksion. E drejta e përdorimit të plazhit nuk do të lejohet për projekte të papërfunduara apo kantiere ndërtimi.

Po ashtu, bashkitë detyrohen të publikojnë paraprakisht hartën e zhurmave për çdo plazh, përpara nisjes së sezonit turistik.

Vendimi parashikon edhe përjashtime për disa zona specifike, ku subjektet mund të kenë stacion plazhi deri në 50 çadra edhe pa pasur hotel, por vetëm restorant ose bar. Këto zona përfshijnë Zvërnecin, Plazhin e Vjetër në Vlorë, Spillën, Vilë-Bashtovën, Gjirin e Lalzit, Currilat, Porto-Romanon, Borshin, Llamanin, Lukovën dhe Rrjollin. /skyweb.al

Etiketat: Pagesaplazhet
Artikulli para

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

Artikulli pas

Qeveria jep 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës, si ndahen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh
Ekonomi

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh

4 Shkurt, 2026
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP rrëzon ankimimin e ASC dhe urdhëron shpalljen e fituesve finalë

4 Shkurt, 2026
Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit
Ekonomi

Kaosi me SelfCare, Tatimet shtyjnë deri në 20 shkurt afatin për dorëzimin e inventarit nga bizneset

4 Shkurt, 2026
Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”
Aktualitet

Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”

4 Shkurt, 2026
TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92
Ekonomi

Kush duhet të bëjë URGJENT rivlerësim të pasurisë

4 Shkurt, 2026
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP
Ekonomi

Bllokohet sërish tenderi i mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit

4 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

Qeveria jep 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës, si ndahen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira
Turizëm

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

Nga Editor
20 Janar, 2026
0

Për shekuj me radhë, eksploruesit ëndërronin të arrinin pikën më veriore të Tokës, Polin e Veriut. Përpara se kjo të...

Lexo të plotë
Çmimi i arit bie nën 4 mijë dollarrë, rriten shpresat për marrëveshjen SHBA–Kinë

Çmimi i arit bie nën 4 mijë dollarrë, rriten shpresat për marrëveshjen SHBA–Kinë

28 Tetor, 2025
DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

DATAT/ Kur nis dhe mbaron shkolla për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm

18 Gusht, 2025
“Turp, 8 lekë të vjetra më ra”, të moshuarit shprehen të revoltuar me indeksimin e pensioneve

“Turp, 8 lekë të vjetra më ra”, të moshuarit shprehen të revoltuar me indeksimin e pensioneve

2 Tetor, 2025
Integrimi në BE, Marta Kos: Më e vështirë mbyllja se hapja e kapitujve

Integrimi në BE, Marta Kos: Më e vështirë mbyllja se hapja e kapitujve

16 Shtator, 2025

Të Fundit

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri prej 800 miliardë dollarësh

4 Shkurt, 2026
Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, qarqet më të prekura

4 Shkurt, 2026
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

Shqiptarët sigurojnë vetëm 119 euro për frymë, penetrimi vetëm 1 % në raport me GDP

4 Shkurt, 2026
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP rrëzon ankimimin e ASC dhe urdhëron shpalljen e fituesve finalë

4 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr