• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama shpjegon pse bëri ndryshime të mëdha në kabinet: Në kushte të tjera nuk e kisha zëvendësuar…

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet e fundit në qeveri, duke i cilësuar ato si pjesë të një qasjeje të re në funksionimin e ekzekutivit.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se ndryshimet janë në linjë me konceptin që ai ka prezantuar më herët për organizimin e skuadrës qeverisëse, duke bërë edhe krahasime me mënyrën si funksionojnë skuadrat sportive. Sipas tij, këto lëvizje janë diskutuar më parë dhe janë pjesë e një plani të menduar në vazhdimësi.

Kreu i qeverisë tha se gjatë mbledhjes së zgjeruar mujore të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është zhvilluar një analizë e detajuar mbi ecurinë e punës në disa sektorë, ku ministrat kanë raportuar për rezultatet dhe sfidat përkatëse.

Rama u ndal gjithashtu te raportet mes politikës dhe drejtësisë, duke theksuar se në këtë drejtim janë arritur rezultate pozitive, por sipas tij mbetet ende nevoja për adresime të mëtejshme për të përmirësuar funksionimin e sistemit.

Ai shtoi se në të njëjtën mbledhje ka ndarë me deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, duke nënvizuar se ato kanë qenë të parashikuara, por se rrethanat kanë ndikuar në mënyrën dhe kohën e realizimit.

Kryeministri la të hapur mundësinë për një shpjegim më të detajuar mbi këto zhvillime në një moment tjetër, pasi të shqyrtojë raportin e Këshillit të Mandateve, duke theksuar se debati mbi këtë çështje do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Edi Rama: Këtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i kthehen fjalës time në po këtë faqe, në ditën kur u mbajt mbledhja e zgjeruar mujore e grupit faktikisht, të enjten e shkuar.

Në ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli.

Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve.

/skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Investitorët shqiptarë ndjekin diellin, biznesi 1.5 miliardë euro

Artikulli pas

Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Ekonomi

Shteti do të përfundojë pallatet e konfiskuara dhe t’ua dorëzojë apartamentet blerësve, ligji i ri shkon në Kuvend 

13 Tetor, 2026
Kostoja e jetesës, italianët sot kanë më pak të ardhura se në 1990
Ekonomi

Ligji, qeveria ngre Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit: Do të hetojë abuzuesit!

13 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

Miratohet regjistri online për personat që u ndalohet hyrja në kazino dhe lloto

Të Përzgjedhura

Pse i ftohti bën mirë për trupin?
Shëndet

Pse i ftohti bën mirë për trupin?

Nga Editor
30 Nëntor, 2025
0

Kur ditët shkurtohen, gjethet bien dhe ngricat mbulojnë natyrën, shumica prej nesh i drejtohemi ngrohjes së shtëpisë ose veshjeve të...

Lexo të plotë
A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

1 Dhjetor, 2025
Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut

Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut

24 Mars, 2026
Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

Miliona euro për sistemin dhe Bashkia e Tiranës ende black out pas sulmit, eksperti: Kur do rikthehen shërbimet?

3 Korrik, 2025
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

E rrallë! Ryan Air shlyen të gjitha pagesat dhe tani ka 620 avionë dhe asnjë borxh

27 Maj, 2026

Të Fundit

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr