Volkswagen ka raportuar një tjetër rënie të ndjeshme të fitimeve, duke çuar margjinën operative në nivelin më të ulët që nga periudha e vështirë e skandalit tw Dieselgate.
Gjatë vitit 2025, fitimi operacional i kompanisë ra në 8.9 miliardë euro, rreth gjysma e nivelit të vitit të kaluar. Si pasojë, prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë ka shpallur një plan për rreth 50 mijë shkurtim vendesh pune deri në vitin 2030, sipas raportimit të La Repubblica.
Një vit më parë ishin njoftuar 35 mijë shkurtim vendesh pune, kryesisht në markën kryesore të Volkswagen. Këtë herë, reduktimet do të prekin edhe markat Audi, Porsche dhe njësinë e zhvillimit të softuerit Cariad. CEO i kompanisë, Oliver Blume, e ka përshkruar këtë si një “plan transformues kursimesh” që do të ndikojë në çdo sektor të grupit.
Një nga faktorët kryesorë që vazhdon të rëndojë mbi performancën e Volkswagen është tregu në China. Pas disa vitesh me fitime rreth 4–5 miliardë euro, në vitin 2025 ato ranë nën 1 miliard euro, duke arritur në vetëm 958 milionë euro. Analisti i Metzler Bank, Pal Skirta, theksoi se “testi vendimtar për Volkswagen do të jetë në vitin 2027, kur do të shihet nëse ofensiva e re e modeleve mund të rikthejë pjesë të tregut në Kinë”.
Për vitin aktual, kompania planifikon të prezantojë 20 modele të reja, me shpresa të mëdha tek versioni elektrik i modelit Volkswagen Polo.
Rënia e fitimeve është përkeqësuar edhe nga kostot e larta të tranzicionit të Porsche drejt automjeteve elektrike, një proces që ka kushtuar rreth 5 miliardë euro. Fitimi operacional i markës luksoze ra në vetëm 90 milionë euro, nga 5.3 miliardë euro një vit më parë.
Ndër faktorët e tjerë që ndikojnë negativisht janë edhe tarifat tregtare të United States si dhe tensionet gjeopolitike në Middle East.
Sipas Blume, kjo zonë është veçanërisht e rëndësishme për markat premium të grupit si Porsche, Audi dhe Lamborghini. Ai paralajmëroi se konflikti i mundshëm në Iran mund të ketë ndikim edhe në këtë treg, edhe pse është ende herët për të bërë një vlerësim të saktë.
Vitin e kaluar, eksportet e makinave luksoze drejt Afrikës dhe Lindjes së Mesme u rritën me 10%. Megjithatë, 421 mijë automjetet e shitura në këto tregje përbënin vetëm rreth 5% të shitjeve totale të grupit.
















