• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 19 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Editor Nga Editor
19 Mars, 2026
në Shëndet
A A
0
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Politikat kryesore për luftimin e obezitetit në fëmijëri janë fokusuar tradicionalisht te promovimi i ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme ndër vite, përqindja e fëmijëve mbipeshë ose obezë mbetet e lartë.

Një studim i publikuar në revistën shkencore Pediatrics sugjeron se një faktor i rëndësishëm, shpesh i nënvlerësuar, mund të jetë vetë sjellja e prindërve, pra mënyra se si ata përballojnë stresin.

Sipas studimit, fëmijët e prindërve që morën pjesë në programe për menaxhimin e stresit zhvilluan zakone më të shëndetshme dhe arritën të mbajnë peshën e tyre të qëndrueshme. Autorja kryesore e studimit, Rajita Sinha nga Yale University, theksoi se përmirësimi i mënyrës si prindërit menaxhojnë stresin reflektohet drejtpërdrejt në sjelljen e tyre ndaj fëmijëve dhe ul rrezikun për obezitet.

Studime të mëparshme kanë treguar se prindërit e stresuar kanë më shumë gjasa të braktisin zgjedhjet e shëndetshme ushqimore dhe t’i drejtohen ushqimeve të shpejta, duke ndikuar kështu edhe në preferencat ushqimore të fëmijëve të tyre.

Për të analizuar më thellë këtë lidhje, studiues nga Yale University dhe institucione të tjera amerikane zhvilluan një eksperiment me 114 prindër që kishin fëmijë të moshës 2-5 vjeç, të cilët ishin mbipeshë ose obezë. Studimi përfshiu pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme socio-ekonomike.

Gjatë një periudhe 12-javore, prindërit u ndanë në dy grupe:
–Grupi i parë mori këshilla për ushqyerje të shëndetshme dhe njëkohësisht ndoqi një program për reduktimin e stresit, ku u mësuan teknika të vetërregullimit dhe ndërgjegjësimit (mindfulness).
-Grupi i dytë mori vetëm këshilla ushqimore.

Çdo javë, prindërit dhe fëmijët e tyre monitoroheshin për nivelet e stresit dhe ndryshimet në peshë. Studiuesit vëzhguan gjithashtu ndërveprimet prind-fëmijë, duke analizuar elementë si ngrohtësia, pozitiviteti dhe durimi.

Rezultatet treguan një diferencë të qartë. Fëmijët e prindërve që morën trajnim për menaxhimin e stresit reduktuan konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme dhe ruajtën një peshë të qëndrueshme. Në të kundërt, fëmijët e grupit tjetër kishin gjashtë herë më shumë gjasa të shtonin në peshë.

Kjo diferencë mbeti e dukshme edhe tre muaj pas përfundimit të studimit, duke sugjeruar se ndërhyrjet në menaxhimin e stresit mund të kenë efekte afatgjata.

Sipas studiuesve, kombinimi i teknikave të ndërgjegjësimit dhe vetërregullimit me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik mund të mbrojë fëmijët e vegjël nga ndikimet negative të stresit në shtimin e peshës.

Megjithëse kampioni i studimit ishte relativisht i vogël, priten rezultate nga një kërkim më i gjerë dy-vjeçar për të konfirmuar këto gjetje. Edhe nëse rezultatet ndryshojnë, ekspertët theksojnë se reduktimi i stresit te prindërit ka potencial të sjellë përfitime të shumta për mirëqenien e fëmijëve.

Etiketat: femijetprinderitstresi
Artikulli para

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndihesh e rraskapitur? Tetë llojet punëve të padukshme që i bëjnë gratë të ndihen të mbingarkuara
Shëndet

Ndihesh e rraskapitur? Tetë llojet punëve të padukshme që i bëjnë gratë të ndihen të mbingarkuara

19 Mars, 2026
Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive
Shëndet

Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

18 Mars, 2026
Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite
Shëndet

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite

18 Mars, 2026
Studiuesit zbulojnë si mund të funksionojë më mirë marrëdhënia midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale
Shëndet

Studiuesit zbulojnë si mund të funksionojë më mirë marrëdhënia midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale

17 Mars, 2026
Shifrat alarmante, fëmijët e përdorin telefonin më shumë se 8 orë në ditë
Shëndet

Shifrat alarmante, fëmijët e përdorin telefonin më shumë se 8 orë në ditë

17 Mars, 2026
A mund të “stërvitet” trupi kundër alergjive sezonale? Rikthehet trajtimi i vjetër
Shëndet

A mund të “stërvitet” trupi kundër alergjive sezonale? Rikthehet trajtimi i vjetër

17 Mars, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit
Aviacion

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin...

Lexo të plotë
Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

17 Nëntor, 2025
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Risi në Instagram, prindërit do të njoftohen kur fëmijët kërkojnë për vetëvrasjen

27 Shkurt, 2026
Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital

Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital

2 Shkurt, 2026
Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça

Policia aksion ndaj një grupi kriminal në Elbasan, shoqërohet ish-deputeti dhe investitori strategjik Bujar Muça

13 Tetor, 2025

Të Fundit

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

19 Mars, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Punësimi rritet në tregti dhe turizëm, por bie në disa sektorë kyç

19 Mars, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Rritje e fortë, turizmi dhe sektori imobiliar me shtesën më të lartë të pagave

19 Mars, 2026
A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi

A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi

19 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr